Lajmet

​Nafta dhe benzina dy cent më lirë

Sipas njoftimit, çmimi i naftës dhe benzinës ka zbritur për dy cent, ndërsa gazi për një cent.

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për të premten. Sipas njoftimit, çmimi i naftës dhe benzinës ka zbritur për dy cent, ndërsa gazi për një cent.

Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt: çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.72 euro për litër, i benzinës 1.58 euro për litër derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz 0.78 euro për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë sot prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Lajmet

​26 vjet nga Masakra në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Published

on

By

Sot mbushen 26 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër komuna e Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75-vjeçar.

Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe pas 26 viteve, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.

Vetëm në fshatin Poklek i Vjetër, ushtria barbare serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 53 shqiptarëve civilë të paarmatosur.

Continue Reading

Aktualitet

Seanca konstituive vazhdon sot nga ora 12:00

Published

on

Pas ndërprerjes të martën, sot në 12:00 pritet të vazhdojë seanca për konstituimin e Kuvendit. Deputetët e zgjedhur të partive kryesore parlamentare kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por mbeten me qëndrimet e njëjta që çuan në bllokimin e seancës të martën.

Seanca konstituive nisi të martën në orën 11:00, por u ndërpre rreth dy orë më vonë, pasi deputetët nuk e miratuan raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit – hap ky i domosdoshëm për betimin e përbërjes së re parlamentare.

PDK, LDK dhe AAK votuan kundër raportit, me arsyetimin se anëtarët e Qeverisë në detyrë që janë zgjedhur deputetë, është dashur të japin dorëheqje paraprakisht për t’u betuar si deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se Qeveria është në dorëheqje që nga përfundimi i mandatit më 23 mars se nuk ka nevojë për veprime shtesë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, deputeti më i vjetër në moshë nga VV, i është drejtuar me letër presidentes Vjosa Osmani për të kërkuar sqarime lidhur me hapat e mëtejmë. Osmani i është përgjigjur se, sipas ligjit, seanca duhet të vazhdojë brenda 48 orëve nga ndërprerja.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përsëriti të mërkurën se ai dhe kabineti i tij janë në detyrë që nga përfundimi i mandatit katërvjeçar, dhe se dorëheqja formale do të nënkuptonte krijimin e një vakumi institucional. Ndërkohë, kreu i LDK-së ka paralajmëruar se do të kërkojë dorëheqjen e atyre që, po tentojnë të mbajnë njëkohësisht dy poste. Mbetet të shihet nëse do të arrihet kompromis që do t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit.

Continue Reading

Lajmet

iPhone 17 Pro pritet të vijë me këto 12 veçori të reja

Published

on

Pritet që Apple të rezervojë numrin më të madh të risive dhe përmirësimeve për modelet e veta iPhone 17 Pro.

Nëse kompania vazhdon t’i përmbahet ritmit të deritanishëm, seria e re iPhone 17 pritet të prezantohet në muajin shtator të këtij viti. Si zakonisht, vëmendjen më të madhe do ta marrin modelet Pro, për të cilat tashmë po qarkullojnë shumë thashetheme.

Kornizë prej alumini

Modelet iPhone 17 Pro do kenë kornizë prej alumini, ndryshe nga iPhone 15 Pro dhe iPhone 16 Pro që përdorin titan, ndërsa modelet nga iPhone X deri te iPhone 14 Pro janë prodhuar prej çeliku inox, shkruan MacRumors. Pjesa e pasme e pajisjes pritet të ketë një dizajn të ri që kombinon aluminin dhe xhamin.

Moduli i kamerës në formë drejtkëndëshi

Modelet iPhone 17 Pro të kenë një modul të madh kamere në formë drejtkëndëshi me skaje të rrumbullakosura. Thuhet se Apple planifikon të ruajë skemën e tanishme trekëndore të lenteve në pjesën e pasme.

Ekran më rezistent ndaj gërvishtjeve

Ekrani i iPhone 17 Pro pritet të ketë një shtresë të re antireflektuese, e cila do ta bëjë më rezistent ndaj gërvishtjeve krahasuar me modelet e mëparshme.

Bateri më e madhe

iPhone 17 Pro Max thuhet se do të ketë një dizajn pak më të trashë, çka do të mundësojë vendosjen e një baterie më të madhe.

Çipi A19 Pro

Pritet që modelet iPhone 17 Pro të pajisen me çipin e ri A19 Pro të Apple, i cili do të prodhohet me teknologjinë e avancuar 3nm të gjeneratës së tretë nga kompania TSMC. Ashtu si më parë, priten përmirësime të lehta në shpejtësi dhe efikasitet energjetik krahasuar me modelet aktuale.

Çipi Apple Wi-Fi 7

Të katër modelet e iPhone 17 pritet të përdorin çipin Wi-Fi 7 të projektuar nga Apple, në vend të çipit nga Broadcom, që është përdorur deri më tani.

Kamerë e përparme 24 megapikselë

Modelet iPhone 17 do kanë kamerë të përmirësuar në pjesën e përparme me 24 megapikselë, që është dy herë më shumë se kamera 12 MP e iPhone 16.

Kamera telefoto e pasme 48 megapikselë

Modelet iPhone 17 Pro pritet të kenë një kamerë telefoto të përmirësuar me 48 megapikselë, një rritje e ndjeshme krahasuar me 12 MP që ka iPhone 16 Pro.

Regjistrim video me të dy kamerat njëkohësisht

iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max do t’i lejojnë përdoruesit të regjistrojnë video njëkohësisht me kamerën e përparme dhe atë të pasme, drejtpërdrejt brenda aplikacionit Camera.

Regjistrim video në 8K

Apple thuhet se e ka testuar regjistrimin video në 8K në modelet iPhone 16 Pro, por kjo veçori ende nuk është bërë e disponueshme. Duke qenë se të gjithë sensorët e pasmë të iPhone 17 Pro pritet të jenë 48 MP, ka shumë gjasa që këto modele të jenë të parat që do të ofrojnë mbështetje për video në 8K.

12 GB RAM

U përfol se vetëm iPhone 17 Pro Max do të ketë 12 GB RAM, por më pas në këtë listë u përfshi edhe iPhone 17 Pro. Kjo rritje e memories do të përmirësojë funksionet e inteligjencës artificiale të Apple (Apple Intelligence), si dhe multitasking-un. Të gjithë modelet e iPhone 16 kanë 8 GB RAM.

Sistem ftohjeje i përmirësuar

Modelet e serisë iPhone 17 do të kenë ndryshime të brendshme që ndihmojnë në shpërndarjen më efikase të nxehtësisë. Për modelet Pro përmendet përdorimi i një sistemi ftohjeje me dhomë me avull (vapor chamber).

Continue Reading

Lajmet

Motra e Liam Payne me mesazh emocionues gjashtë muaj pas vdekjes së tij: Jeta pa ty është e pamundur

Published

on

Motra e Liam Payne, Ruth Gibbins, ka publikuar një postim emocionues për të shënuar gjashtë muaj nga vdekja e tij tragjike.

Liam vdiq më 16 tetor pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të tretë të hotelit CasaSur në Buenos Aires.

Ai la pas një djalë tetë-vjeçar Bear Grey Payn, dhe dy motrat Nicola e Ruth, babanw Geoff dhe nënën Karen.

Ruth Gibbins postoi në Instagram: “6 muaj, gjysmë viti pa ty?! Koka ime ende bërtet për ty. Çdo mëngjes që zgjohem, ndihem sikur jam zhytur nën ujë, duke gulçuar për ajër që nuk vjen kurrë të më lehtësojë. Jeta pa ty është e pamundur, kështu që tani për tani unë thjesht ekzistoj. Po mësoj të qesh ose të buzëqesh në vendet e duhura, por unë dua që ti të flasësh vetëm kur të flas”.

Ajo shkroi më tej: “Në ato pak momente kur e lejoj veten të ndjej dashuri dhe jo vetëm humbje, në fakt mund të qesh me kujtimet tona, si vitin e kaluar kur të dy qeshnim me kokë duke u përpjekur të bënim diçka që pamë në Youtube, por kujtimet janë gjithmonë të ngjyrosura me trishtim për shkak se sa e padrejtë është që nuk mund të bëjmë të reja”.

Gibbins pohon: “Ndonjëherë të dëgjoj duke qeshur kur më sheh duke ecur si Whoopi Goldberg në Ghost, duke të kërkuar ty kudo që shkoj. Të shoh gjithmonë duke ardhur në mënyra të ndryshme për të më rikthyer në rrugën e duhur. Nuk mund ta përpunoj atë që ndodhi dhe përfundimin e saj, ti e di që nuk do të ndaloj kurrë të bëj gjithçka që mundem për ty. Më mungon me zë të lartë, në mes të këtyre fjalëve të heshtura dhe më shumë në heshtje mund të shprehem, por unë e di që ju e dini se për momentin, do të takohemi në ëndrrat e mia”.

Pesë persona janë paditur në lidhje me vdekjen e Liam Payne, duke përfshirë menaxherin e hotelit, recepsionistin dhe mikun e Payne, Rogelio Rogers Nores.

 

Continue Reading

Të kërkuara