Lajmet

​Murati u kërkon falje të gjithë luftëtarëve të UÇK-së për gjuhën e përdorur

Murati ka shkruar në Facebook se i përulet sakrificës së secilit dëshmor.

Published

on

Ministri i Financave, Hekuran Murati pas reagimeve të shumta lidhur me komentet e më hershme të tij ndaj ushtarëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se shkrimet e para disa viteve kanë qenë nga mllefi me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive.

Murati ka shkruar në Facebook se i përulet sakrificës së secilit dëshmor e kontributit të secilit ushtar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ky është qëndrimi im”, ka shkruar ai, duke shtuar se shkrimet e para disa viteve kanë qenë nga mllefi me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive.

“Ju siguroj se ato shkrime nuk kanë pasur synim ofendimin ndaj ushtarëve dhe dëshmorëve. E pranoj që gjuha e përdorur atëherë ka qenë e gabuar, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre”, shkroi ai tutje.

Lajmet

PDK thirr konferencë për media sot në orën 14:00

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot konferencë për media.

Në komunikatën për media, ata kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 14:00, në zyrat e selisë, por nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së saj.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një shtetas serb në Aeroportin “Adem Jashari”

Published

on

By

Është arrestuar një shtetas i Serbisë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasditen e së mërkurës pasi që dyshohet të ketë prezantuar dokumente të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës i del në mbështetje “Pastrimit”, Rama: Ka nisur grumbullimi i mbeturinave

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka ofruar mbështetjen për ndërmarrjen komunale “Pastrimi” për të bërë grumbullimin dhe largimin e mbetjeve inerte dhe mbetjeve vëllimore nga deponitë ilegale. Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se kjo mbështetje u bë pasi ndërmarrja e kërkoi, duke nënvizuar se “Pastrimi” tash e një kohë po përballet me vështirësi në menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave.

Ndërmarrja Komunale “Pastrimi” tash e një kohë po përballet me vështirësi në menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave në Kryeqytet. KRM Pastrimi Sh.A. ka kërkuar mbështetje nga Komuna e Prishtinës për shkak të pamundësisë teknike momentale për të ofruar kapacitet të plotë operativ në menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave. Menjëherë pas pranimit të kësaj kërkese, Ne kemi ofruar mbështetjen e nevojshme dhe kemi nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me Ndërmarrjen Rajonale “Pastrimi”, në të cilën janë përcaktuar ndihma konkrete dhe parimet bazë të bashkëpunimit ndërinstitucional. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, sot ka nisur angazhimi i Ndërmarrjes Rajonale “Pastrimi” në terren për grumbullimin dhe largimin e mbetjeve inerte (ndërtimore) dhe mbetjeve vëllimore nga deponitë ilegale në territorin e kryeqytetit. Ky bashkëpunim pritet të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve operative në terren, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më të shpejta, më efikase dhe në funksion të përmirësimit të pastërtisë dhe cilësisë së jetës për qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar Rama.

Continue Reading

Lajmet

UBT në TOP 100 institucionet më të mira në botë në fushën e arkitekturës

Published

on

By

UBT është renditur në TOP 100 institucionet më të mira në botë në INSPIRELI World Architecture University Ranking, duke u pozicionuar në vendin e 33-të nga 1,444 institucione ndërkombëtare. Ky vlerësim prestigjioz dëshmon përkushtimin, kreativitetin dhe cilësinë akademike të studentëve dhe stafit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, të cilët përmes projekteve inovative kanë arritur rezultate të shkëlqyera në nivel global.

Ky vlerësim i rëndësishëm është rezultat i punës së palodhshme, përkushtimit dhe kreativitetit të studentëve, të cilët përmes projekteve inovative arkitektonike dhe planifikuese kanë dëshmuar ide të avancuara, qasje bashkëkohore dhe zgjidhje kreative për sfidat e mjedisit të ndërtuar.

Projektet e realizuara nga studentët e UBT-së janë vlerësuar për originalitetin, funksionalitetin dhe ndikimin e tyre në zhvillimin hapësinor, duke e pozicionuar universitetin në mesin e institucioneve më të suksesshme në këtë fushë.

Një rol kyç në këtë sukses ka pasur edhe stafi akademik dhe profesional, i cili ka mbështetur vazhdimisht studentët gjatë këtij rrugëtimi, duke i udhëzuar në zhvillimin e projekteve, në aplikimin e standardeve ndërkombëtare dhe në ndërtimin e një qasjeje kritike e inovative ndaj arkitekturës dhe planifikimit hapësinor.

Renditja në INSPIRELI World Architecture University Ranking dëshmon se UBT po ndërton një mjedis akademik që nxit ekselencën, kreativitetin dhe angazhimin praktik, duke përgatitur arkitektë dhe planifikues të rinj të aftë për të konkurruar dhe kontribuar në nivel global.

Continue Reading

Të kërkuara