Lajmet

​Murati: Inflacioni do të ishte më i ulët nëse LDK s’do të kishte çuar ligjin në Kushtetuese

Murati në Kuvendin e Kosovës tha se inflacioni vazhdon të jetë 10.5 për qind.

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore.

Murati në Kuvendin e Kosovës tha se inflacioni vazhdon të jetë 10.5 për qind, por do të ishte edhe më i ulët nëse ky ligj nuk do të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se çmimi i importit për 1 litër vaj në kufi sillet me 1 euro e 10 centë, ndërsa vazhdon të shitet me marzha të larta fitimi. Megjithatë, ai tha se përveç Shqipërisë, Kosova ka inflacionin më të ulët në rajon.

“Ne jemi më mirë se të gjitha vendet e rajonit sa i përket inflacionit. Kroacia ka inflacion 10.6, Bosnja 12.9, Mali i Zi 15 për qind, Bullgaria 16, Maqedonia e Veriut 16.7. Pra ky inflacion prej 10.5 për qind normalisht do të ishte edhe më i ulët nëse nuk do të dërgohej ligji për çmimet tavan në Gjykatë Kushtetuese nga vet LDK-ja. Çmimi për 1 litër vaj që hyn tash në kufi është 1 euro e 10 centë, por normalisht tregtarët vazhdojnë ta sheshin në marzha të fryra të fitimit, pasi që këtë gjë ju ka mundësuar LDK-ja, duke dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Çmimi i grurit po ashtu ka hyrë në kufi me 0.22 centë për kilogram, por çmimi i miellit dhe bukës vazhdon të shitet më shtrenjtë se që duhet për shkak se LDK e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin”, tha ai.

Murati iu kundërpërgjigj edhe deputetëve opozitarë sa i përket kritikave për mungesë të investimeve kapitale.

“Para se të marrim ne qeverinë, investimet kapitale kanë qenë 384 milionë euro, përfshirë edhe 2.1 milionë euro të vjedhura. Në vitin 2021 dhe 2022 përkatësisht ekzekutimi ka qenë 423 dhe 422 milionë euro për secilin vit. Në vitet para pandemisë mund të ketë pasur investime kapitale më të larta, por ato nuk kanë qenë që ka pasur ekzekutim më të madh të punëve por keqpërdorim”, shtoi ai.

Sot Kuvendi mbajti seancë parlamentare ku u diskutua për punën 2-vjeçare të Qeverisë Kurti.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Numërohen 31.58% e votave me kusht

Published

on

By

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të votave me kusht.

Që nga e hëna mbrëma, kur ka filluar ky proces, janë numëruar 18 nga gjithsej 57 kuti të votimit, apo 31.58 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.81 për qind të votave, respektivisht 1,313 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.45 për qind ose 539 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.65 për qind apo 307 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.95 për qind, përkatësisht 236 vota.

Nga rezultatet e përmbledhura të të gjitha votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 50.67 për qind të votave, duke siguruar edhe një mandat shtesë në Kuvend. Si rezultat, kjo parti parashihet të ketë 57 deputetë, një më shumë sesa 56 sa ishin paraparë në rezultatet preliminare.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës zbret në 22 ulëse nga 23 sa kishte sipas projeksioneve fillestare, me 20.43 për qind të votave.

Continue Reading

Lajmet

​Kolona të gjata në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë si pasojë e reshjeve të shiut

Published

on

By

Qytetarët që lëvizin në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë po përballen me kolona të gjata trafiku, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që po vazhdojnë në vend.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

Ndërkohë Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët për kujdes, për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Vështirësi në qarkullim e përmbytje janë raportuar në disa komuna, si ajo e Malishevës dhe Gjakovës.

Continue Reading

Lajmet

​Rreziku nga përmbytjet, Komuna e Prishtinës apelon qytetarët për kujdes të shtuar

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për rrezik nga përmbytjet duke apeluar për kujdes të shtuar, pas reshjeve të shumta të shiut të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se si pasojë e reshjeve qytetarët mund të hasin në vështirësi në qarkullimin rrugor, mbipopullim të kanalizimeve dhe ujërave atmosferikë, grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime si dhe rrezik për rrëshqitje të ujit në zona urbane dhe nënkalime.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

“Institucionet përkatëse të kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Të kërkuara