Lajmet

​MSh: Qytetarët kanë mundësi të përcaktohen për llojin e vaksinës

Published

on

Ministria e Shëndetësisë inkurajon qytetarët e vendit që të aplikojnë për marrje të vaksinës kundër COVID-19.

MSh nëpërmjet një komunikate njoftoi se duke qenë që stoku aktual me vaksina kundër COVID-19 është i qëndrueshëm, Komiteti për imunizim kundër COVID-19 vendosi që duke filluar nga java e ardhshme qytetarëve t’u ofrohet mundësia që të përcaktohen për llojin e vaksinës që do ta marrin (në konsultim me mjekun e ekipit të vaksinimit), për aq kohë sa ekziston kjo mundësi.

“Qytetarëve u bëhet thirrje që t’i qasen platformës eKosova për caktim të termineve për vaksinim kundër COVID-19. https://ekosova.rks-gov.net/Service/14 Kategoritë të cilat mund ta caktojnë termine për vaksinim janë si në vijim: Qytetarët e moshës mbi 40 vjeç. Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe (me dëshmi mjekësore); Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës; Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK); pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës; zjarrfikësit; Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave). Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit; Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror; Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”; Zyrtarët doganorë; Gazetarët; Gastronomia-dëshmi kontrata e punës”, thuhet në njoftim.

Ministria tërheq vërejtjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.

Lajmet

“DUA” me premierë botërore në La Semaine de la Critique, pritet ngrohtë nga publiku ndërkombëtar

Published

on

Filmi “DUA”, me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, ka pasur premierën botërore në kuadër të programit prestigjioz “La Semaine de la Critique”, ku është pritur me entuziazëm nga publiku.

Produksioni është realizuar nga Valon Bajgora, Yll Uka dhe Agon Uka nga Ikonë Studio, në bashkëprodhim me Alva Film dhe Kazak Productions.

Në rolin kryesor paraqitet aktorja Pinea Matoshi, e cila sjell personazhin e Duas, ndërsa pjesë e kastit janë edhe Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Matoshi, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.

Premiera e filmit është cilësuar si një moment i rëndësishëm për kinematografinë kosovare dhe është mirëpritur ngrohtë nga publiku ndërkombëtar.

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka e Kosovës lidh marrëveshje bashkëpunimi me bibliotekën në Venecia

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bibliotekën Nazionale Marciana në Venecia të Italisë.

Marrëveshja është bërë në kuadër të një projekti Kosovë-Shqipëri dhe synon bashkëpunim mes dy institucioneve në fushën e bibliotekarisë, kërkimeve dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Gjatë vizitës në Venecia, stafi nga Kosova po merr trajnim nga ekspertë italianë dhe është njohur me arkivat, fondet dhe punën e bibliotekës Marciana. Projekti udhëhiqet nga Universiteti i Prishtinës dhe studiuesja italiane Lucia Nadin.

Continue Reading

Lajmet

Nis restaurimi i Teatrit “Adriana” në Ferizaj, investim mbi 1.1 milion euro

Published

on

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar nisjen e restaurimit të përgjithshëm të Teatrit “Adriana” në Ferizaj, investim që kap vlerën mbi 1.1 milion euro.

Sipas saj, ky teatër ka qenë për dekada një nga qendrat më të rëndësishme të jetës kulturore në qytet, duke mirëpritur festivale, shfaqje teatrore dhe aktivitete të ndryshme artistike.

Bogujevci theksoi se investimet në infrastrukturën kulturore do të vazhdojnë edhe në qytetet tjera të Kosovës, me synim krijimin e kushteve më të mira për artistët dhe zhvillimin e jetës kulturore në vend.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e Inxhinierisë së Trafikut dhe Transportit në UBT zhvillojnë vizitë studimore në kryqëzimet moderne të Prishtinës

Published

on

By

Në kuadër të përgatitjes profesionale dhe avancimit të njohurive praktike të studentëve, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës – Programi Inxhinieria e Trafikut dhe Transportit në UBT, ka realizuar një vizitë studimore në kryqëzimet e rrugëve “B” dhe “C” në Prishtinë, me studentët që ndjekin lëndën “Rregullimi i fluksit të trafikut”.

Vizita studimore, e udhëhequr nga ligjëruesi monitorues Dr. Sc. Visar Baxhuku, u organizua me qëllim që studentët të njihen nga afër me funksionimin real të infrastrukturës moderne rrugore, mënyrën e organizimit të trafikut urban, si dhe sfidat dhe zgjidhjet bashkëkohore në menaxhimin e fluksit të automjeteve dhe këmbësorëve.

Përmes aktiviteteve të tilla praktike, programi i Inxhinierisë së Trafikut dhe Transportit dëshmon përkushtimin e tij për të ofruar një edukim të avancuar dhe të ndërlidhur drejtpërdrejt me praktikën profesionale dhe nevojat reale të tregut të punës.

Gjatë vizitës, studentët analizuan nga afër format e ndryshme të kryqëzimeve, përfshirë rrethrrotullimet dhe kryqëzimet me sinjale ndriçuese, duke vëzhguar mënyrën e funksionimit të tyre në raport me qarkullimin urban dhe kërkesat e larta të trafikut në kryeqytet.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua paisjeve të sinjalizimit dhe komunikimit, sistemit të semaforëve, sinjalizimit horizontal dhe vertikal, si dhe analizës së pikave të konfliktit mes automjeteve dhe këmbësorëve. Studentët patën mundësinë të studiojnë në terren mënyrën e rregullimit të fluksit të trafikut dhe të identifikojnë pengesat dhe mangësitë që ndikojnë në rrjedhshmërinë e lëvizjes.

Po ashtu, gjatë vizitës u realizuan analiza konkrete lidhur me:

  • pozicionin strategjik të kryqëzimeve në raport me rrjetin rrugor të qytetit;
  • intensitetin dhe jolinearitetin ditor të fluksit të automjeteve;
  • kohëzgjatjen e cikleve të semaforëve;
  • krijimin e vargjeve të automjeteve në pritje;
  • përparësitë e aplikimit të sistemeve moderne Adaptive Signal Control në menaxhimin inteligjent të trafikut.

Diskutimet interaktive dhe angazhimi aktiv i studentëve gjatë vrojtimeve në terren dëshmuan interesimin e madh të tyre për profesionin dhe rëndësinë e ndërlidhjes së teorisë me praktikën.

Sipas vlerësimeve të studentëve dhe stafit akademik, vizita studimore arriti plotësisht qëllimin e saj, duke iu mundësuar studentëve të kuptojnë në mënyrë konkrete sfidat e menaxhimit të trafikut urban dhe aplikimin praktik të njohurive të fituara në auditor.

Programi i Inxhinierisë së Trafikut dhe Transportit vazhdon të organizojë aktivitete të tilla profesionale dhe studimore, të cilat i përgatisin studentët për tregun modern të punës dhe i aftësojnë ata për të kontribuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe sistemeve inteligjente të trafikut në Kosovë dhe më gjerë.

Continue Reading

Të kërkuara