Lajmet

​Mot i nxehtë, temperaturat deri në 37 gradë Celsius

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë.

Sipas IHMK-së kjo situatë vie si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 35 dhe 37 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Kjo situatë meteorologjike vie si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës. Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të IKSHP, që nga ora 9-17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

Lajmet

Nënshkruhet koalicioni PDK-AAK, Tahiri: Mitrovica është mbi partitë politike

Published

on

By

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri ka nënshkruar marrëveshje për koalicion me AAK-në.

Këtë e ka bërë të ditur Tahiri.

Sot, zyrtarisht edhe AAK-ja i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit tonë për Mitrovicën.  Faleminderit kryetarit z. Qazim Nimani dhe strukturave të AAK-së për besimin dhe mbështetjen! Mitrovicën e kemi shtëpi dhe së bashku do ta ndërtojmë kapitullin e ri të bashkëpunimit, punës dhe shpresës”, ka shkruar ai.

Tahiri ka thënë se “9 nëntori do të jetë dita e bashkimit të qytetarëve, sepse Mitrovica është mbi partitë politike!”/EO

Continue Reading

Lajmet

Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje

Published

on

By

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, tha në Sarajevë se ka ardhur koha që mbikëqyrja ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë të përfundojë, por shtoi se kjo mund të ndodhë vetëm kur vendi t’i ketë kapacitetet e nevojshme për të marrë vendime vetë.

Kallas ndodhet në një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, gjatë së cilës vizitoi kampin Butmir pranë Sarajevës, ku janë të vendosur pjesëtarët e Misionit të BE-së për Paqe, EUFOR.

EUFOR-i ka mandat edhe për të përdorur forcën, në rast se “mjedisi i sigurt dhe i qëndrueshëm kërcënohet seriozisht” apo “strukturat ekzistuese të sigurisë janë në rrezik të shemben”.

Kallas tha se ngjarjet e fundit në Kuvendin Popullor të Republikës Sërpska paraqesin një mundësi të re për të qetësuar tensionet politike.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme mund të rivendosin besimin tek autoritetet lokale. Qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës meritojnë një shans për stabilitet dhe një shans për të marrë frymë lirshëm”, tha Kallas.

Kuvendi i Republikës Sërpska miratoi më 18 tetor Ligjin për shfuqizimin e ligjeve që Gjykata Kushtetuese e Bosnje dhe Hercegovinës i kishte shpallur të pavlefshme.

Bëhet fjalë për Ligjin për pasurinë e paluajtshme që përdoret për funksionimin e pushtetit publik, Ligjin për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës, Ligjin zgjedhor të Republikës Sërpska, Ligjin për ndalimin e veprimtarisë së institucioneve jashtëkushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës, Ligjin për plotësimin e Kodit Penal të Republikës Sërpska, si dhe Ligjin për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republikës Sërpska, shkruan Radio Evropa e Lirë

Kallas tha se Bashkimi Evropian iu përgjigj kërcënimeve ndaj rendit kushtetues të Bosnje dhe Hercegovinës në mars, duke forcuar trupat evropiane në këtë vend.

Ajo iu referua edhe zgjatjes së mandatit të EUFOR-it më 31 tetor, për ç’gjë votoi Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Bota e ka pranuar se ata e bëjnë Bosnje dhe Hercegovinën të sigurt, dhe se BE-ja ka bërë gjithçka që nga Dejtoni deri më sot për ta bërë Bosnje dhe Hercegovinën të sigurt”, shtoi ajo.

Kallas foli edhe për Programin e Reformave që ka miratuar Këshilli i Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës dhe që duhet t’i sigurojë këtij vendi mbi një miliard euro nga Plani i Rritjes i BE-së.

Bosnje dhe Hercegovina ishte e vetmja në rajon që vonoi gati dy vjet me miratimin e këtij dokumenti, dhe për shkak të kësaj vonese, shuma e parashikuar prej një miliard eurosh u ul për 108.5 milionë./EO

Continue Reading

Lajmet

Policia në Prizren sekuestron tre patentë shoferi për tejkalim të shpejtësisë

Published

on

By

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjatë realizimit të detyrave me vetura inteligjente, radarë mobil dhe radarë statik, më datat 29.10.2025 dhe 31.10.2025 kanë identifikuar disa kundërvajtës të cilët kanë tejkaluar ndjeshëm kufirin e lejuar të shpejtësisë.

Gjatë kontrollit në zonën 50 km/h, janë regjistruar shpejtësi prej: 104 km/h, 107 km/h, 140 km/h“, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit personat e përfshirë janë ndaluar nga njësitet përkatëse dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masa ligjore. Dy kundërvajtës janë ndëshkuar me: Gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 6 muaj; Një kundërvajtës është ndëshkuar me: Gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj./KP

Continue Reading

Lajmet

Sot fillon zyrtarisht fushata elektorale për balotazh

Published

on

By

Sot ka nisur edhe zyrtarisht fushata elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve me 12 tetor, shumica e komunave të Kosovës mësuan kryetarin e ardhshëm të tyre, kurse në 18 komuna do të votohet në balotazh për të përcaktuar kryetarin e ri.

Fushata elektorale përfundon të dielën në ora 06:59, teksa qendrat e votimit zyrtarisht pritet të hapen nga ora 07:00.

Kujtojmë se LVV është në balotazh në 12 komuna të Kosovës, LDK në 9 komuna, PDK në 6 komuna teksa AAK në 5 komuna./KP

Continue Reading

Të kërkuara