Lajmet

​Mospajtime për formimin e një grupi punues, Haliti: Ministrja Gërvalla të vijë në Komision, jo nëpunësit civilë

Delegimi i dy zyrtarëve civilë nga MPJD në këtë mbledhje, sipas deputetit Haliti është i papranueshëm.

Published

on

Formimi i një grupi punues për shqyrtimin e Projektligjit për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara ka nxitur mospajtime mes deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Delegimi i dy zyrtarëve civilë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në këtë mbledhje, sipas deputetit Haliti është i papranueshëm.

Ai tha se në komision ka obligim të ardhjes ministrja Gërvalla dhe jo ekspertë të ndryshëm që s’kanë përfaqësim politik.

Në komisione e ka obligim ministrja me ardh, jo ekspertët. Mund të shqyrtojmë ligjin, të amandamentojmë dhe pranojmë, por ne nuk jemi komision teknik i qeverisë, ne jemi kontroll i qeverisë. Në komision për me prezantu ligjin duhet me ardh ministrja, unë nuk pranoj me bisedu me teknikë, pasi ata janë për të përpunuar ligjin që iu dërgon ministrja. Ajo e miraton ligjin në mbledhje të qeverisë dhe e sjell në parlament në komisionet përkatëse. Nuk e di pse duhet ne me u fokusu në çështjet që janë detyrë e qeverisë… Unë nuk pranoj me u ulë me nëpunës të ministrisë me fol, me ministren po, me tjetër jo”, tha ai.

Mirëpo, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, deputeti i LVV-së, Haki Abazi, tha se formimi i këtij grupi punues ka për qëllim që i njëjti të jetë funksional dhe i zbatueshëm.

As ne nuk kemi marrë obligim ndaj grupit punues brenda ministrisë, ne kemi bërë grup punues të deputetëve që kanë me ndjek çështjen. Në fund, qëllimi kryesor është që të del ligj i mirë, i zbatueshëm dhe funksional”, theksoi ai.

Pavarësisht kësaj, deputeti Haliti tha se ligji duhet të sillet gati në Kuvend dhe pastaj duhet të shqyrtohet mes dy leximeve në legjislativ.

Këta duhet të sjellin ligjin e bërë gati. Ligji ka afatin kohor për sa kohë shqyrtohen në komisione dhe miratohet në Parlament”, tha ai.

Në debat u përfshi edhe deputetja tjetër e LVV-së, Fitore Pacolli, e cila tha se kjo praktikë ekziston edhe në komisione tjetra parlamentare.

Ne në komisionin për mjedis i kemi trajtuar rreth 30 projektligje, të cilat kanë ardhur dhe rreth 30 grupe punuese kemi pasur përfaqësues të ministrisë, përfaqësues zyrtarë ligjor të Kuvendit dhe deputetë, kemi punu bashkërisht. Kjo është praktika”, tha ajo.

Me gjithë kundërshtimet e deputetit Haliti, komisioni u pajtua për formimin e grupit punues për Projektligjin për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara.

Lajmet

Macron dënon kërcënimet me vdekje ndaj gjyqtares që e dënoi Le Penin

Published

on

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dënuar kërcënimet me vdekje ndaj gjyqtares Benedikte de Perthuis, e cila ishte ndër tre gjyqtarët që dënuan lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Macron e quajti këtë veprim “absolutisht të papranueshëm dhe të patolerueshëm” dhe tha se gjyqtarja është vënë nën mbrojtjen e policisë, ndërsa autoritetet po hetojnë kërcënimet. Ai gjithashtu theksoi se dega gjyqësore është e pavarur dhe ligji është i barabartë për të gjithë.

Në lidhje me dënimin e Le Pen, Macron theksoi se të gjithë të akuzuarit kanë të drejtë të ndjekin rrugët ligjore. Le Pen është shpallur fajtore për përvetësim të fondeve të Bashkimit Evropian për financimin e partisë së saj dhe është dënuar me katër vjet burgim, dy prej të cilave me kusht. Ajo gjithashtu është ndaluar të kandidojë për poste publike për pesë vjet dhe është dënuar me një gjobë prej 100.000 euro. Dënimi për ndalimin e kandidimit është me efekt të menjëhershëm, ndërsa burgimi dhe gjoba do të zbatohen pas përfundimit të apeleve.

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti flet për gjobën e Themelores: Më dënojnë mua nganjëherë por mos u mërzitni ju

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar gjobën prej 250 euro të vendosur nga Gjykata Themelore e Prishtinës për shkak të mosparaqitjes së tij në Prokurorinë Speciale (PSRK) lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Kurti tha se ndonjëherë e dënojnë atë, por ka sugjeruar që gazetarët të mos mërziten për këtë. Ai bëri këto komente pas përurimit të çerdhes në lagjen “Rezinë” të Gjakovës.

Kurti është paralajmëruar për gjobë që nga fundviti i kaluar për shkak të refuzimit për t’u paraqitur në prokurori. Ai ka kërkuar që prokurorët të shkojnë në zyrën e tij, duke theksuar se ka precedent për këtë, por Gjykata ka urdhëruar që ai të dëshmojë në prokurori lidhur me dyshimet për dëm ekonomik në rezervat shtetërore. Prokuroria dyshon se shteti është dëmtuar me rreth 600,000 euro gjatë blerjes së produkteve për rezervën shtetërore.

Continue Reading

Lajmet

Rutte: Duhet të sigurohemi që situata në Kosovë të mbetet stabile

Published

on

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar se autorët e sulmit në Banjskë dhe ndaj trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, më 2023, duhet të mbahen përgjegjës, dhe ka shtuar se kjo është përgjegjësi e Serbisë.

Rutte ka theksuar rëndësinë e stabilitetit në Kosovë dhe ka thënë se situata e sigurisë është përmirësuar që nga vitit 1999 dhe duhet të ruhet. Ai përmendi bisedat me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për këtë çështje.

Në një konferencë për media në Bruksel, Rutte është pyetur gjithashtu nëse NATO është konsultuar për marrëveshjen e bashkëpunimit në mbrojtje ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë, të nënshkruar më 1 prill. Rutte ka përmendur se aleanca nuk është konsultuar, ndërkohë që ka përmendur edhe marrëveshjen e bashkëpunimit midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Continue Reading

Lajmet

Kurti për formimin e qeverisë: Kemi filluar takimet zyrtare me komunitetet jo shumicë

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, njoftoi se ka filluar konsultimet me komunitetet jo shumicë për formimin e qeverisë së re. Ai theksoi se ka takuar kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS) nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, dhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq. Kurti shtoi se do të zhvillojë takime të tjera shpejt, por nuk specifikoi nëse do të ketë konsultime me ndonjë parti tjetër shqiptare.

Në lidhje me dënimin nga Gjykata e Prishtinës me 250 euro për shkak të mos paraqitjes në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore, Kurti reagoi me ironi, duke thënë se shpesh e dënojnë për raste të tilla. Ai u sugjeroi gazetarëve që të mos mërziten për një dënim të tillë.

Continue Reading

Të kërkuara