Shëndet

​Mjekët për shëndetin tuaj: Mos i bëni këto pesë gabime të përditshme

Studimet tregojnë se mënyra se si jetojmë është e lidhur me rrezikun për sëmundje kronike.

Published

on

Kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj, parandalimi është më i mirë se kurimi.

Studimet tregojnë se mënyra se si jetojmë është e lidhur me rrezikun tonë për sëmundje kronike.

Të dhënat tregojnë se ndryshimet në sjellje mund të parandalojnë 80 për qind të sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2 dhe 40 për qind të diagnozave të kancerit.

Këtu janë pesë gjërat që doktori juaj dëshiron që ju të ndaloni së bëri menjëherë, shkruan Eat This.

Qëndroni ulur për orë të tëra

Të qëndrosh ulur për disa orë në ditë është tepër e keqe për shëndetin.

“Kemi zbuluar se ndoshta duhet të fokusohemi më shumë në uljen e shikimit të televizorit sesa të ulemi në punë,” thotë Jennette Garcia, një asistente profesoreshë e sportit dhe ushtrimeve pranë Universitetit të Floridës Qendrore.

Kujdes nga suplementet e rrezikshme dietike

Rregullatorët nuk kontrollojnë shumë suplemente diete pa recetë dhe suplementet për humbje peshe që përmbajnë përbërës të ngjashëm me amfetaminën janë ndër më të rrezikshmit.

“Të gjithë përpiqen gjithmonë të gjejnë atë pilulë magjike. Kjo thjesht po përpiqet t’ju ‘shitet mjegull’, por me një çmim shumë të dëmshëm, të rrezikshëm”, thotë Jennifer Trevino, një dietologe e regjistruar.

Mos e neglizhoni shtimin në peshë

Kur të vini re për herë të parë se pesha juaj po rritet, merreni me të menjëherë.

“Pesë kilogramët e parë të shtimit të peshës në moshën 25-vjeçare është një kohë për të ndërmarrë veprime,” tha Walter Willett, një profesor i epidemiologjisë dhe ushqyerjes në Harvard Chan. “Sepse dikush është në prag të përfundimit me 20 kilogramë peshë të tepërt deri në moshën 50-vjeçare”.

Duke anashkaluar përforcuesin antiCOVID

Jeni plotësisht i vaksinuar kundër COVID? Nëse përgjigja është po, por ju jeni duke mbetur prapa në injeksionet tuaja përforcuese, në fakt nuk jeni plotësisht të mbrojtur.

“Kishte një përpjekje të madhe për t’i vaksinuar plotësisht njerëzit, që ishte dy doza, por jo aq shumë presion për nxitësit,” tha Katrine Wallace, një epidemiologe pranë Universitetit Illinois në Çikago. “Shumë njerëz thjesht nuk e kuptojnë se një përforcues tani është i disponueshëm për të gjithë.”

Mjekët nuk duan që ju të pini duhan

Pirja e duhanit është përgjegjëse për më shumë se 480.000 vdekje në Shtetet e Bashkuara çdo vit.

“Aq sa mendoni se pirja e duhanit është e keqe për shëndetin tuaj, ndoshta është shumë më keq nga sa e dini”, paralajmërojnë mjekët.

“Epidemia e duhanit është ende në vazhdim dhe ka nevojë të vlerësohet se sa shumë na dëmton duhani si shoqëri, për të mbështetur mjekët dhe politikë-bërësit e shëndetit publik”, tha Brian D. Carter, një epidemiolog nga Shoqata Amerikane e Kancerit.

Shëndet

Sekreti i çokollatës së zezë për një trup më të ri

Published

on

Një studim i ri ka gjetur një lidhje mes teobrominës, një përbërësi natyral i çokollatës së zezë, dhe ngadalësimit të plakjes biologjike.

Studiuesit analizuan mbi 1,600 persona në Britani dhe Gjermani dhe vunë re se ata me nivele më të larta teobromine kishin një moshë biologjike më të ulët se mosha reale.

Mosha biologjike mat gjendjen reale të trupit duke u bazuar në qelizat, indet dhe organet, dhe lidhet me faktorë si stili i jetesës, mjedisi dhe gjenetika.

Studiuesit përdorën ndryshimet në ADN dhe gjatësinë e telomereve për këtë matje.

Ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë studime për të kuptuar ndikimin e teobrominës dhe paralajmërojnë që sheqeri dhe yndyra në çokollatë mund të ulin përfitimet.

Shija e çokollatës mund të shijohet në sasi të vogla dhe rrallë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kombinimet e rrezikshme të suplementeve! Çfarë nuk duhet marrë kurrë bashkë?

Published

on

Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve mund të sjellë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë mjekët.

Ata theksojnë se suplementet duhet të merren vetëm kur vërtetohet mungesa e një vitamine apo minerali dhe nën këshillim profesional.

Kombinimet e gabuara mund të zvogëlojnë efektin e njëri-tjetrit ose të shkaktojnë mungesa të rëndësishme ushqyese.

P.sh., konsumimi i kafesë me suplemente hekuri ul ndjeshëm përthithjen. Dr. Karan Rajan shpjegon se edhe marrja e sasive të mëdha të kalciumit ndikon negativisht në përthithjen e hekurit. Po ashtu, disa kombinime të suplementeve mund të shkaktojnë komplikime.

Kombinimet që duhet shmangur:

Kalcium dhe hekur – Nuk rekomandohet të merren njëkohësisht; duhet një interval prej së paku dy orësh. Hekuri përthithet më mirë me vitaminë C, ndërsa kalciumi nuk duhet marrë me ushqime të pasura me hekur.

Zink dhe kalcium – Konkurojnë për përthithje në zorrë, ndaj duhet të merren të ndara me të paktën dy orë diferencë.

Zink dhe hekur – Dozat e larta të hekurit (mbi 25 mg) ulin përthithjen e zinkut. Zinku duhet marrë pas disa orësh.

Çaji jeshil dhe hekuri – Ulin përthithjen e hekurit. Konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri.

Vitamina C dhe vitamina B12 – Vitamina C në doza të larta zvogëlon përthithjen e B12. Duhet të merren të ndara me disa orë.

Zink dhe magnez – Zinku në doza të larta pengon përthithjen e magnezit, prandaj rekomandohet marrja në kohë të ndryshme të ditës.

Mjekët këshillojnë që suplementet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur janë të nevojshme, për të shmangur probleme shëndetësore të panevojshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Uleni temperaturën pa ilaçe, këshilla të thjeshta dhe efektive

Published

on

Virozat e ndryshme shkaktojnë temperaturë të lartë trupore, e cila mund të shkaktojë lodhje dhe ndjesi jo komode.

Ekzistojnë disa mënyra për të ulur temperaturën pa përdorur ilaçe, por është e rëndësishme të mbani mend se nëse zgjat për disa ditë, duhet të konsultoheni me mjekun.

Kjo sepse trupi mund të jetë duke luftuar ndonjë infeksion më serioz.

Ja dy metoda të thjeshta dhe efektive që mund t’ju ndihmojnë:

1. Patate:

Merrni një patate dhe pritini në rrathë të hollë. Vendosini rrathët brenda çorapeve dhe vishni, duke i mbajtur derisa të ndjeni se temperatura ka rënë. Patatja ndihmon në ftohjen e trupit në mënyrë natyrale. Kujdes: mos e mbani shumë gjatë, pasi mund të ulë temperaturën në nivele të tepërta.

2. Dush me ujë të vakët:

Kur keni temperaturë, dush me ujë të vakët ndihmon në uljen e saj. Mos përdorni ujë të ftohtë, sepse kjo shkakton të dridhura dhe të përkeqësojë gjendjen tuaj. Një dush i vakët ndihmon trupin të freskohet pa stres dhe rrit komoditetin gjatë shërimit.

Përveç këtyre, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar, të pushoni, të hani ushqime të lehta.

Kujdesi natyral dhe pushimi janë çelësi për rikuperim më të shpejtë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara