Lajmet

​Ministri Peci në Mitrovicë, premton projektet për avancimin e sektorit bujqësor

Gatishmërinë për këtë bashkëpunim e ka konfirmuar ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Published

on

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes intensifikimit të bashkëpunimit me nivelin lokal synon krijimin e politikave zhvillimore të implementueshme e frytdhënëse për zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë.

Gatishmërinë për këtë bashkëpunim e ka konfirmuar ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë vizitës në Komunën e Mitrovicës së Jugut, me ç’rast është takuar me kryetarin Bedri Hamza.

Gjatë këtij takimi të dy u pajtuan për rëndësinë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit mes nivelit qendror dhe atij lokal me qëllim të konsolidimit të sektorit të bujqësisë.

“Do të intensifikojmë bashkëpunimin mes nivelit qendor dhe lokal, qoftë për investimet në projektet e sistemit të ujitjes, zhvillimit rural dhe në projektet tjera për avancimin e sektorit bujqësor në këtë rajon. Njëherit kërkova nga kryetari Hamza bashkëpunim në monitorim dhe kontroll gjatë implementimit të programeve tona mbështetëse, si dhe ndarjen e të dhënave dhe statistikave nga Drejtoria e Bujqësisë me qëllim që të krijojmë politika zhvillimore, të implementueshme e frytdhënëse”, theksoi ministri Peci gjatë këtij takimi.

Sipas një komunikate, gjatë ditës ministri ka vizituar edhe fermerët e Komunës së Mitrovicës së Jugut, me ç’rast është njoftuar me ecurinë e veprimtarive bujqësore në këtë pjesë dhe është njoftuar për së afërmi me sfidat me të cilat përballen këta fermerë.

Gjatë kësaj vizite Ministri i ka njoftuar ata me mundësitë që ofrojnë programet e ministrisë për këtë vit, si dhe i njoftoi që kanë rritur përkrahjen për shumicën e kulturave bujqësore përmes subvencioneve.

Lajmet

Policia shqipton mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2361 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 83 aksidente trafiku me dëme materiale kurse 39 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona, 17 janë dërguar në mbajtje, kurse 3 persona janë në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Lajmet

Vjedhje e rëndë në Klinë, hajnat vjedhin shumë të madhe parash

Published

on

By

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, hajnat kanë hyrë në një shtëpi në Klinë ku kanë vjedhur para të gatshme 4000 Franga Zvicerane, 250 paund Britanik, 50 kruna Norvegjeze, si dhe stoli të ndryshme ari në vlerë rreth 19 mijë euro.

Rasti është nën hetim.

Rr. Ali Berisha, Klinë / 14.08.2025 – NN. Është raportuar se personi/a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kishin vjedhur: para të gatshme 4000 Franga Zvicerane, 250 paund Britanik, 50 kruna Norvegjeze, si dhe stoli të ndryshme ari në vlerë rreth 19.100 (nëntëmbëdhjetëmijë) euro. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori“, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Deri 1 orë e gjysmë pritje në pikat kufitare për dalje nga Kosova, përditësohen të dhënat e fundit

Published

on

By

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta. Përderisa pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, pritjet për të dalë nga Kosova janë të gjata.

Raportohen pritje deri 1 orë e gjysmë te Dheu i Bardhë, kurse deri 20 minuta në Merdarë.

Përditësimi i fundit ishte në ora 07:03 të mëngjesit.

Continue Reading

Lajmet

Moti sot

Published

on

By

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mund të ketë reshje lokale shiu gjatë ditës.

Era do të fryjë me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin që do të lëvizin prej 16 deri në 20 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 31 gradë Celcius.

Continue Reading

Të kërkuara