Lajmet
Ministri Murati në interpelancë të enjten tjetër
Ai do të jetë në interpelancë për rishikim të buxhetit dhe rritjen e pagave.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiKryesia e Kuvendit ka vendosur të mbajë seancë të enjten tjetër, me vetëm një pikë të rendit të ditës, interpelancën e ministrit të Financave, Hekuran Murati. Ai do të jetë në interpelancë për rishikim të buxhetit dhe rritjen e pagave.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se kjo ka qenë kërkesë e partisë së tij.
“Të enjten do të mbahet një seancë e rregullt me një pikë të rendit të ditës, me interpelancën për ministrin e Financave, të cilën e ka kërkuar AAK. Kërkesa jonë bazohet në dy çështje të rëndësishme. E para lidhet me bllokimin total që qeveria e Kosovës ia ka bërë investimeve publike kapitale në vend. Është e pashpjegueshme të shpërndahen paratë e taksapaguesve në forma të ndryshme dhe të bllokohet një proces i tërë i investimeve kapitale në komuan dhe në nivel qendror”, tha ai derisa shtoi se edhe infrastruktura rrugore dhe ajo institucionale janë në kolaps.
Ai ka bërë të ditur se rritja e koeficient prej 105 në 129 euro, mbetet kërkesë e tyre.
Bota
Fillon fushata për zgjedhjet presidenciale në Poloni
Published
4 minutes agoon
January 15, 2025By
UBT NEWSFushata për zgjedhjet presidenciale në Poloni ka filluar, duke shënuar një moment të rëndësishëm në politikën e vendit. Fitorja është kritike për Koalicionin Qytetar në pushtet, pasi kjo do të mundësonte kalimin e propozimeve legjislative pa u bllokuar nga një president, Andrzej Duda, i cili është në linjë me partinë opozitare “Ligj dhe Drejtësi” (PiS).
Sipas sondazhit të fundit të realizuar nga Opinii24 për RMF FM, kandidat i Koalicionit Qytetar, Rafał Trzaskowski, kryetari aktual i Varshavës, ka shanset më të mëdha për të fituar zgjedhjet presidenciale. Ai ndiqet ngushtë nga Karol Nawrocki, i mbështetur nga PiS, dhe aktualisht president i Institutit të Kujtesës Kombëtare.
Në vendin e tretë renditet Sławomir Mentzen nga partia e ekstremit të djathtë, Konfederata, e cila e përshkruan veten si kombëtare dhe patriotike. Megjithatë, konkurrenca më e ashpër pritet të zhvillohet mes dy favoritëve kryesorë, Trzaskowsk e Nawrocki.
Trzaskowski, i cili në vitin 2020 humbi ngushtë nga Andrzej Duda, ku secili fitoi më shumë se 10 milionë vota, është një nga kandidatët më të njohur në politikën polake. Vetëm Lech Wałęsa ka marrë më shumë vota në historinë e zgjedhjeve presidenciale në Poloni.
Njëmbëdhjetë kandidatë do të garojnë në raundin e parë të zgjedhjeve. Ata përfshijnë Rafał Trzaskowski (Koalicioni Qytetar), Karol Nawrocki (mbështetur nga PiS), Szymon Hołownia (Trzecia Droga), Magdalena Biejat (E majta e re), Sławomir Mentzen (Konfederacja), Marek Jakubiak (Wolni Republikanie), Marek Woch (Bezpartyjni Samorządowcy), Romuald Starosielec (Ruch Naprawy Polski), Piotr Szumlewicz (Związkowa Alternatywa), Adrian Zandberg (Razem) dhe Katarzyna Cichos (Platforma Rozwoju Polski).
Nëse asnjë kandidat nuk fiton shumicën e votave në raundin e parë, raundi i dytë do të mbahet më 1 qershor 2025. Presidenti i Polonisë zgjidhet përmes një votimi të përgjithshëm, të drejtpërdrejtë dhe të barabartë, me votim të fshehtë, për një mandat pesëvjeçar dhe mund të mbajë detyrën maksimumi dy herë./UBTNews/
Lajmet
Sot në Bruksel mbahet takimi i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit
Published
8 minutes agoon
January 15, 2025By
UBTNewsNë Bruksel sot zhvillohet takimi i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit.
Në këtë takim, delegacioni i Kosovës do të përfaqësohet nga Halil Cenaj. Kështu ka njoftuar kryetari i komisionit qeveritar për personat e zhdukur Andin Hoti, duke thënë se kërkesat e Kosovës kryesisht lidhen me monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, me fokus të veçantë në shkresën për arkivat.
Komisioni i Përbashkët do të kryesohet nga Bashkimi Evropian si dhe do të mbikëqyret nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.
Në Kosovë vazhdimisht pati shqetësime që rrugës mund të dalin pengesa nga Serbia dhe se mund të zvarritet sërish ky proces.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia u pajtuan për zbatimin e plotë të Deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur me dhunë.
Familjarët nuk presin ndonjë rezultat nga ky takim pasi thonë që Serbia vazhdon të neglizhojë procesin për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, raporton KosovaPress.
Ahmet Grajqevci nga Këshilli Koordinues i Familjarëve të Personave të Pagjetur, thotë se kjo çështje humanitare nuk duhet të ndërlidhet me çështje politike.
Më 2023, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Ndër zotimet në këtë deklaratë janë qasja në informacione të besueshme, përfshirë edhe atyre me status të kualifikuar dhe vënia në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi në përcaktimin e fatit të personave të zhdukur.
Mbi 13.000 civilë janë vrarë gjatë luftës së viteve 1998/99 nga forcat serbe, dhe për mbi 6.000 të zhdukur me dhunë, 1.600 prej tyre vazhdojnë të jenë të pagjetur.
Bota
SHBA, Elon Musk paditet për blerjen e Twitter
Published
8 minutes agoon
January 15, 2025By
UBT NEWSKomisioni i Letrave me Vlerë dhe i Shkëmbimeve në SHBA (SEC) ka ngritur një padi kundër Elon Musk, duke e akuzuar atë për mashtrim në lidhje me blerjen e aksioneve të Twitter gjatë vitit 2022. Sipas padisë së depozituar në gjykatën federale në Uashington, Musk ka shkelur ligjet federale të letrave me vlerë, duke krijuar mundësi për të blerë aksione të kompanisë me çmime artificialisht të ulëta, para se ta merrte Twitter-n për 44 miliardë dollarë.
Në padinë e SEC thuhet se Musk nisi të blinte aksione të Twitter në fillim të vitit 2022. Deri në mesin e marsit, ai kishte siguruar më shumë se 5% të aksioneve të papaguara të kompanisë, sipas dokumenteve të SEC. Gjatë kësaj periudhe, Musk nuk e raportoi blerjen e aksioneve në kohën e duhur, duke shmangur kështu detyrimin për të informuar publikun dhe investitorët, siç kërkohet nga ligjet e SHBA-së. Kjo e ka mundësuar atij të blinte aksione në çmime më të ulëta, duke shkaktuar humbje financiare për investitorët që i shitën aksionet gjatë kësaj periudhe.
SEC pretendon se pas një periudhe të vonuar raportimi, Musk shpalli informacionet për blerjet e tij vetëm më 4 prill 2022, 11 ditë pas afatit të kërkuar. Kjo vonesë i ka mundësuar atij të paguante më pak për aksionet, duke u dhënë mundësinë të përfitonte mbi 150 milionë dollarë në krahasim me çmimet që do të kishin qenë nëse informacioni ishte shpallur në kohën e duhur.
Në përgjigje të padisë, Musk e ka quajtur SEC “një institucion të armatosur që bën punë të pista politike,” duke e kritikuar ashpër për ndërhyrjen në transaksionet e tij të biznesit dhe për përdorimin e tij për qëllime politike.
Ky zhvillim vjen pas një periudhe të gjatë dhe të kontestuar të blerjes së Twitter nga Musk, i cili më vonë e shndërroi atë në platformën “X”, duke sjellë ndryshime të mëdha në politikën dhe funksionimin e tij./UBTNews/
Lajmet
Sot mbahet konferenca e prokurorisë për rastin e Liridona Ademajt
Published
11 minutes agoon
January 15, 2025By
UBTNewsKryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, sot mban konferencë për media për rastin e Liridona Ademajt, e cila ishte vrarë në nëntor të vitit 2023.
Derisa në këtë konferencë pritet të marr pjesë edhe vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj.
“Ju njoftoj që nesër do të marr pjesë në konferencën e ftuar nga Prokuroria e Prishtinës në lidhje me rastin e vrasjes së motrës time Liridona Ademajt. Konferenca mbahet në orën 10.00 në Prokurorinë Themelore tek Pallati i Drejtësisë. Shpresoj që mediat do të kenë kohë të përcjellin konferencën. Pas konferencës mund të përgjigjem në ndonjë pyetje eventuale të gazetarëve”, ka shkruar Ademaj në rrjetin social në Facebook.
Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor të vitit 2023, ndërsa të dyshuarit për planifikimin dhe ekzekutimin e krimit të rëndë janë bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, si edhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla.
Dy ndeshje spektakolare sot në basketbollin e Kosovës
Presidenti i Koresë së Jugut arrestohet pas tentativës për të shpallur gjendje lufte
Fillon fushata për zgjedhjet presidenciale në Poloni
Kallas: Evropa duhet të rrisë presionin ndaj Moskës
Sot në Bruksel mbahet takimi i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit
SHBA, Elon Musk paditet për blerjen e Twitter
Sot mbahet konferenca e prokurorisë për rastin e Liridona Ademajt
Ukraina prezantoi ndërprerje emergjente të energjisë për shkak të sulmeve raketore ruse
Punonjësit e administratës publike protestojnë në Shkup për rritje pagash
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!