Lajmet

​Ministri gjerman: Uniteti i BE-së për sanksionet ndaj Rusisë po shembet

Udhëheqësit e BE-së do të takohen të hënën dhe të martën për të diskutuar një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë.

Published

on

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck shprehu sot shqetësim për rënien e unitetit të Bashkimit Evropian përpara një samiti për të diskutuar embargon ruse të naftës dhe një plan për t’i dhënë fund varësisë nga energjia ruse.

Udhëheqësit e BE-së do të takohen të hënën dhe të martën për të diskutuar një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, e cila mund të përfshijë një embargo të naftës dhe një program që synon përshpejtimin e ndërprerjes së varësisë nga karburantet fosile, përfshirë gazin rus.

“Pas fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës, ne pamë se çfarë mund të ndodhë nëse Evropa është e bashkuar. Shpresojmë që uniteti do të tregohet në samitin e nesërm, edhe pse ai tashmë ka filluar të shembet”, tha Habeck në një konferencë për shtyp.

Vendet evropiane të premten u përpoqën të arrinin një marrëveshje për një embargo mbi dërgesat detare të naftës ruse duke lejuar dërgesat me tubacione, si një kompromis që mund të fitonte Hungarinë dhe të zhbllokonte sanksionet e reja të vendosura ndaj Moskës.

Habeck i bëri thirrje Gjermanisë që të flasë me një zë në samit, në vend që të abstenojë nga votimi për shkak të dallimeve të opinioneve brenda koalicionit qeverisës të Gjermanisë. Ai bëri thirrje gjithashtu për një unitet të ngjashëm të vendeve anëtare të BE-së.

“Evropa është ende një zonë e madhe ekonomike me fuqi të jashtëzakonshme ekonomike. Kur të jetë e bashkuar, mund ta përdorë atë fuqi”, tha Habeck në hapjen e Panairit të Hanoverit.

Lajmet

Vritet me armë zjarri 65-vjeçari në Mirditë, gjendet një makinë e djegur

Published

on

By

Një 65-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e së enjtes në fshatin Ndërfushas të Mirditës, në atë që dyshohet të jetë një atentat i mirëmenduar.

Viktima është identifikuar si Viktor Bardhi, i cili u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij rreth orës 09:00. Ai është vëllai i Martin Bardhit, person i cili u vra për motive hakmarrjeje gjatë vitit 2023.

Pak pas ngjarjes, në fshatin Munaz është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve të krimit.

Policia dhe grupi hetimor kanë dalë në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e kryerësve të veprës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Aksident i rëndë në Berlin: Tramvaji ndahet përgjysmë pas daljes nga shinat, dhjetëra të plagosur

Published

on

By

Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të rëndë në pjesën lindore të Berlinit, ku një tramvaj doli nga shinat dhe u nda përgjysmë.

Sipas shërbimit të zjarrfikësve, ngjarja ka ndodhur në qarkun Lichtenberg. Tramvaji dyshohet se ka goditur një shtyllë të linjës elektrike gjatë marrjes së një kthese, çka ka shkaktuar shkëputjen e mjetit dhe daljen e pjesës së pasme nga shinat.

Të gjithë të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i linjave të tramvajit në atë zonë të kryeqytetit gjerman është pezulluar tërësisht. /Bild/

Continue Reading

Lajmet

Dogana parandalon kontrabandimin e një arme në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar hyrjen e një arme ajrore të padeklaruar gjatë kontrolleve rutinore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Arma e llojit revole ajrore “FB Record” (kalibri .177) u zbulua gjatë skanimit të bagazhit të një udhëtari që kishte kaluar nëpër “kanalin e gjelbër”, zonë kjo e destinuar për personat që nuk kanë mallra për deklarim. Për t’iu shmangur kontrolleve, pistoleta ishte e çmontuar dhe e mbështjellë me foli alumini e rroba.

Pas zbulimit, arma është konfiskuar dhe i është dorëzuar Policisë Kufitare për hapa të mëtejshëm, ndërsa ndaj udhëtarit kanë nisur procedurat përkatëse administrative dhe ligjore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

U kapën me dokumente të falsifikuara në Merdare, arrestohen dy shtetas turq

Published

on

By

Dy persona, një burrë dhe një grua, shtetas të Turqisë, janë arrestuar në Pikën Kalimtare Kufitare në Merdare, nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit në hyrje/dalje, të dyshuarit kanë prezantuar para zyrtarëve policorë dokumente udhëtimi që dyshohet se ishin të falsifikuara.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara