Teknologji

​Microsoft po pezullon shitjet në Rusi

Kompania deklaroi se vazhdon të ofrojë mbrojtje kundër sulmeve kibernetike për Ukrainën.

Published

on

Microsoft njoftoi të premten se do të pezullojë “të gjitha shitjet e reja të produkteve dhe shërbimeve në Rusi”, raporton CNN.

Në një njoftim online, presidenti i Microsoft, Brad Smith shkroi se kompania gjithashtu “ndalon shumë aspekte të biznesit të saj në Rusi në përputhje me vendimet e qeverisë për sanksionet”.

Kompania deklaroi se vazhdon të ofrojë mbrojtje kundër sulmeve kibernetike për Ukrainën, duke shtuar se së fundmi ka ndihmuar stacionin më të madh televiziv ukrainas që ishte nën sulme kibernetike.

Ekipi i sigurisë kibernetike i Microsoft-it ndihmoi në përgjigjen ndaj sulmeve kibernetike ndaj “më shumë se 20 organizatave qeveritare, IT dhe financiare” në Ukrainë, shkroi Smith.

Continue Reading

Teknologji

Apple po sjell një Siri më të zgjuar që do të bëjë më shumë për ju

Published

on

Në vitin 2024, Apple prezantoi një Siri të ripërtërirë në veprim: një asistent digjital që mund të kryente detyra komplekse nëpërmjet një komande të thjeshtë zanore.

Ky Siri – pjesa më e rëndësishme e Apple Intelligence – nuk gjendet askund, por kompania ka punuar në heshtje për një përmirësim që do të dalë shpejt.

Njohësi i brendshëm i Apple, Mark Gurman, në buletinin e tij Power On, thotë se kompania po bën përmirësime masive, shkruajnë mediat e huaja.

Këto përmirësime janë planifikuar të publikohen në pranverën e vitit të ardhshëm dhe do t’i lejojnë Siri-t të kryejë të paktën disa operacione të dobishme.

Siri u prezantua si e aftë për të gjetur edhe informacione specifike, kjo mbetet ëndërr e paparashikuar, përmirësimet e reja do t’i lejojnë Siri-t të kryejë të paktën operacione më të thjeshta si më poshtë:

Komentimi në një postim;

Gjetja, redaktimi dhe dërgimi i një imazhi të caktuar;

Shtimi i diçkaje në shportën tuaj të blerjeve;

Hyrja në një aplikacion. 

Continue Reading

Teknologji

Si përdoret opsioni i ri “Repost” në Instagram?

Published

on

Instagram ka sjellë një funksion të ri që po tërheq vëmendjen e përdoruesve – opsionin “Repost”.

Keni vënë re opsionin e ri, që ndodhet në të njëjtin rresht me butonat Like e Share. Si funksionon ky opsion, ku mund ta gjeni dhe si ta çaktivizoni nëse nuk ju nevojitet? “Repost” funksionon njësoj si në aplikacionet për shpërndarje, mund të ripostoni postimet e preferuara e të shikoni çfarë kanë ripostuar miqtë tuaj.

Për të ripostuar një foto ose Reels, thjesht klikoni në ikonën me dy shigjeta që formojnë një rreth, poshtë postimit. Mund të shtoni edhe një mesazh në ripostimin tuaj duke shkruar në flluskën që shfaqet në ekran dhe duke shtypur “Ruaj”.

Nëse e keni ripostuar diçka gabimisht, ose ndryshoni mendje, mund ta anuloni duke shtypur sërish ikonën “Repost”. Ripostimet ruhen në një skedë të veçantë në profilin tuaj, mes “Reels” dhe “Fotot ku jeni etiketuar”. Ato do të mbajnë gjithmonë emrin e autorit origjinal, edhe kur shfaqen në profilin tuaj.

Mund të ripostoni çdo përmbajtje në Instagram, për sa kohë që postimi vjen nga një llogari publike. Përmbajtjet nga llogaritë private nuk mund të ripostohen.

Kur ripostoni një postim, do t’u rekomandohet ndjekësve tuaj në fidin e tyre. Kjo do të thotë që ripostimet e të tjerëve mund të shfaqen në fidin tuaj.

Si të çaktivizoni funksionin Repost?

Ndërsa nuk mund ta hiqni plotësisht funksionin “Repost” nga Instagrami, mund të parandaloni që të tjerët të ripostojnë përmbajtjen tuaj.

Ripostimet e të tjerëve do të vazhdojnë të shfaqen në fidin tuaj.

Për të çaktivizuar mundësinë që të tjerët të ripostojnë fotot dhe Reels-et tuaja, ndiqni këto hapa:

Hyni në profilin tuaj duke klikuar foton e profilit në këndin e poshtëm djathtas;

Hapni “Menu” në këndin e sipërm djathtas;

Zgjidhni opsionin “Sharing” (Ndarja);

Çaktivizoni “Allow reposts” (Lejo ripostimin);

Në këtë mënyrë, ju ruani kontrollin mbi përmbajtjen që ndani dhe ndaloni ripostimet e tyre nga të tjerët. /UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Pesë vitet e fundit, Sony ka shitur më shumë se 80 milionë konsola PlayStation 5

Published

on

Sony në periudhën prej pesë vjetësh ka shitur më shumë se 80 milionë njësi të konzolës PlayStation 5, e cila këtë vit u shit më shumë se vitin e kaluar pavarësisht mungesës së video-lojërave ekskluzive.

Sony publikoi rezultatet më të fundit financiare, të cilat tregojnë se konzolla PS5 po shitet më mirë sesa kishte pritur kushdo.

Ky sukses arrihet pavarësisht mungesës së lojërave të reja. Lojtarët nuk ndalen së blatuari konzollën, midis prillit dhe qershorit të 2025 janë shitur 2.5 milionë njësi. Kjo është edhe më mirë krahasuar me vitin e kaluar, kështu që numri total nga fillimi i shitjeve deri sot arrin në 80.3 milionë konzolla.

Thashethemet thonë se konzolla Xbox është shitur “vetëm” 30 milionë njësi gjatë të njëjtës periudhë.

Sony u krenua edhe me numra të mëdhenj. PlayStation Network ka 123 milionë “përdorues aktivë,” që është 7 milionë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.  Nga prilli në qershor në tremujorin e parë janë shitur 65.9 milionë lojëra për PS4 dhe PS5, që është 12 milionë më shumë se në vitin 2024, megjithatë vetëm 6.9 milionë janë tituj first party (video-lojëra të zhvilluara nga vetë Sony).

Duhet pasur parasysh se Nintendo ka shitur 6 milionë njësi të lojës Mario Kart World në vetëm një muaj e për një konzollë pa bazë ekzistuese përdoruesish, shifrat e Sony për lojërat ‘first party’ duken pak të pasigurta në këtë moment. Me suksesin e shërbimit PS Plus dhe pjesës së marrë nga çdo shitje softueri, duket se Sony nuk do të ketë arsye për shqetësim.

Të gjitha këto tregojnë se PS5 po arrin rezultatet gati të njëjta me PS4 dhe PS3 para tij, gjë që duhet ta gëzojë Sonyn. Ato konzolla janë shitur gjatë periudhës së rikuperimit financiar, ndërsa PlayStation 5 u lansua në mes të një katastrofe globale. Pandemia e coronavirusit ishte në kulm, dërsa mungesa e çipave dhe problemet në zinxhirin e furnizimit bënin që raftet të mos mbusheshin për muaj pas prezantimit.

Sony ka burime të ndryshme të ardhurash, nga muzika dhe filmat deri te teknologjia. Kompania arriti të realizojë shitje prej 17.8 miliardë dollarësh në të gjitha degët e saj gjatë tremujorit të parë, pak më shumë se vitin e kaluar. Filmat sollën 2.3 miliardë dollarë, ndërsa gaming më shumë se 6.3 miliardë.

Këto shifra shpjegojnë strategjinë e Microsoft-it për të filluar prezantimin e video-lojërave të tij për konzollën e Sony-t.

Baza prej 80 milionë blerësish potencialë është më shumë se dyfish më e madhe se e tij, dhe kjo po tregon rezultate jashtëzakonisht të suksesshme.

Continue Reading

Teknologji

E re në WhatsApp: Dërgoni mesazhe edhe te ata që nuk e kanë aplikacionin

Published

on

WhatsApp po punon për një veçori të re, e cila pritet të quhet Guest Chats, që do t’u mundësojë përdoruesve të komunikojnë me persona që nuk e përdorin aplikacionin. Kjo do të realizohet përmes një lidhjeje ftese, pa pasur nevojë që marrësi të shkarkojë aplikacionin ose të krijojë llogari.

Sipas WaBetaInfo, kjo risi po testohet në versionin beta 2.25.22.13 për Android dhe pritet të bëhet e disponueshme fillimisht për përdoruesit beta.

Si funksionon?

Guest Chats lejon përdoruesit e WhatsApp të dërgojnë një lidhje ftese te personi me të cilin duan të komunikojnë. Marrësi mund ta përdorë këtë lidhje përmes një ndërfaqeje të sigurt, të ngjashme me WhatsApp Web, duke klikuar thjesht mbi të.

Bisedat do të jenë të mbrojtura, duke garantuar që vetëm dy personat që komunikojnë mund të shohin përmbajtjen e tyre.

Gjithçka do të menaxhohet nga vetë sistemi i WhatsApp, duke e bërë funksionin të besueshëm dhe të shpejtë.

Kufizimet

Megjithëse funksioni duket premtues, ai ka disa kufizime të rëndësishme: Nuk do të mund të ndahen foto, video, GIF-e apo mesazhe zanore. Nuk do të ketë opsion për telefonata. Nuk do të lejohet krijimi i bisedave në grup. Pra, veçoria do të mbështesë vetëm dërgimin e mesazheve me tekst mes dy personave.

WhatsApp synon të tërheqë përdorues të rinj që ende nuk e kanë shkarkuar aplikacionin. Megjithatë, ende nuk ka një datë zyrtare për lansimin e funksionit.

Continue Reading

Të kërkuara