Lajmet

​Meta: Kosova faktor paqe e stabiliteti në rajon

Meta ka theksuar marrëdhëniet e mira të Kosovës me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Published

on

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se tashmë është provuar që Kosova është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon.

Meta ka theksuar marrëdhëniet e mira të Kosovës me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, derisa ka shtuar se mezi pret të duartrokasë një marrëveshje që çon në njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Dua të ju përgëzoj për arritjet e shkëlqyera të Kosovës të cilat unë i shoh nga një këndvështrim tjetër, se u provua që është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon, ka marrëdhënie të shkëlqyera me gjithë fqinjët, jo vetëm me Shqipërinë, por marrëdhënieve të shkëlqyera me Malin e Zi, marrëdhënie të shkëlqyera me Maqedoninë e Veriut, mezi presim të duartrokasim një marrëveshje që çon drejt jo vetëm normalizimit por edhe njohjes reciproke të Serbisë dhe Kosovës, është interes i gjithë rajonit tonë. Asnjë vend nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian pa zgjidhur çështje të tilla, dhe kjo është në interesin e të dyja vendeve dhe në interesin e gjithë neve. Dua të ju përgëzoj dhe t’iu nxisë për të ecur në këtë rrugë dhe për të evituar çdo provokim i cili nuk mundet kurrsesi që tashmë një lidership të Kosovës me eksperiencë ta nxjerrë nga shinat euroatlantike dhe evropiane”, ka thënë Meta.

Lajmet

Serbia refuzon vizitën e ministrit Çeku në Preshevë

Published

on

By

Beogradi ka refuzuar kërkesën e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku për vizitë në Preshevë.

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani njofton se ky është një akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës.

“Refuzimi i minutës së fundit – Akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës Sot, në orën 12:30, ishte planifikuar vizita e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, z. Hajrulla Çeku, në Komunën e Preshevës. Pavarësisht kërkesës së bërë sipas protokolleve të Marrëveshjes së Brukselit, Zyra Ndërlidhëse në Beograd njoftoi refuzimin vetëm një orë para vizitës, duke shkelur afatin 48-orësh për përgjigje. Ky veprim është dëshmi e tentativave të vazhdueshme për të izoluar shqiptarët e Preshevës”, ka shkruar Sinani në Facebook.

Continue Reading

Lajmet

​APK lanson aplikacionin për raportimin e korrupsionit

Published

on

By

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në mbështetje nga UNDP ne Kosovë, ka lansuar platformën online për raportimin e korrupsionit, e cila do të shfrytëzojë masat e teknologjisë për parandalim të korrupsionit.

Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj tha ky aplikacion tregon që teknologjia mund të vihet para sundimit të ligjit dhe parandalimit të korrupsionit.

“Ne si agjenci, tentojmë të jemi dëshmitarë dhe shembull i mirë i përdorimit të teknologjisë në mbizotërimin e drejtësisë. Ky aplikacion, i cili do të lansohet sot dhe shumë aplikacione tjera, të cilat janë lansuar në të kaluarën, tregojnë që teknologjia mund të vihet në shërbim të sundimit të ligjit dhe parandalimit të korrupsionit…Ne i kërkojmë secilit qytetar të Republikës së Kosovës që të bashkëpunojë me ne, sepse pjesëmarrja qytetare është fuqia jonë”, tha Buleshkaj.

Ndërsa, kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e APK, Adnan Rrustemi shtoi se kjo platformë ofron një mënyrë moderne, të sigurt dhe konfidenciale për qytetarët që të raportojnë rastet e korrupsionit.

“Lansimi i platformës ‘Raporto korrupsionin’, përfaqëson jo vetëm një mjet inovativ, por edhe një shembull të përkushtimit të institucioneve të Kosovës për të ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e parandalimit të korrupsionit. Kjo platformë është si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes së fuqishme e UNDP-së në Kosovë. Teknologjia gjithsesi ka një rol thelbësor në parandalimin e korrupsionit, platforma ofron një mënyrë moderne, të sigurt dhe konfidenciale për qytetarët që të raportojnë raste të korrupsionin”, shtoi Rrustemi.

Gjithashtu, zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Dudley Tarlton u shpreh se UNDP ka mbështetur APK-në në mënyrë qe të bëhet identifikimi i rreziqeve dhe digjitalizimi i platformës së raportimit.

“Kemi një partneritet shumë të gjatë në parandalimin e korrupsionit. Kemi mbështetur agjencinë në mënyrë që të bëhet identifikimi i rreziqeve dhe digjitalizimi i platformës së raportimit. Është bazuar në modelin e Republikës së Koresë”, u shpreh Tarlton.

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku pret Hovenierin në takim lamtumirës

Published

on

By

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin, Jeffrey Hovenier.

Abdidhiku i ka dhuruar Hovenierit fanelat e Kosovës për gjashtë mbesat dhe nipin e tij që sipas tij t’i mbajnë si kujtim të përhershëm nga shteti i fundit ku ai shërbeu si ambasadorë.

“E falënderova për gjithë angazhimin e gjithë përkushtimin e tij, jo vetëm si ambasador, por dhe si përfaqësues amerikan i viteve të shpalljes së pavarësisë. Jeff ka qenë njohës i mirë i Kosovës, ka qenë përfaqësues i mirë i interesave strategjike të SHBA-ve në Kosovë; dhe mbi të gjitha kujdestar i përkushtuar i relacioneve mes dy popujve! Jeff, ka qenë pasionant i futbollit kosovar. Kemi ndjekur bashkë lojëra të shumta të Kombëtares së Kosovës. Në LDK, u kujdesëm që si gjysh i 6 mbesave e 1 nipi që është – Charlotte, Oliver, Lucie, Jacqueline, Katherine, Madeline, Amelia – me të kthyer në shtëpi, t’u dhurojë atyre nga një fanellë të kombëtares sonë me emrat e tyre në to. T’i mbajnë si kujtim të përhershëm nga shteti i fundit ku ai shërbeu si ambasadorë”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se LDK pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe historik me ambasadorin e ri të administratës së re, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sepse lidhja jonë është ideologjike, është institucionale, është afatgjate – tash e 35 vjet”.

Continue Reading

Aktualitet

Shkupi në mesin e dhjetë qyteteve me ajrin më të ndotur në botë

Published

on

Shkupi mëngjesin e sotëm është mbuluar nga mjegulla e dendur, deri sa sërish gjendet në Top 10 qytetet më të ndotura në botë.

Sipas të dhënave të publikuara në IQAir, Shkupi është në vendin e 9 dhe bën pjesë në kategorinë e “pashëndetshme” me vlerë të Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI) prej 156.

Nga vendet e rajonit, Sarajeva radhitet e treta me vlerë të AQI-së prej 225.

IQAir është një kompani teknologjike zvicerane që nxit individët, organizatat dhe qeveritë të përmirësojnë cilësinë e ajrit përmes informacionit dhe bashkëpunimit.

 

Continue Reading

Të kërkuara