Sport

​Messi konfirmon largimin nga Barcelona

Publikuar

Zyrtarisht lojtari më i mirë i futbollit në botë, Lionel Messi do të largohet nga Barcelona pas 19 vjetësh.

Messi zbuloi për ‘Sport’ të Katalonisë, se ai nuk ka dyshim se do të largohet nga ‘Nou Camp’.

“Unë mora vendimin me gruan time Antonella të largohem nga Barcelona. Shpirti im dhemb, por kjo është ajo. Cikli ka mbaruar,” tha ai.

Argjentinasi do të aktivizojë opsionin e daljes nga kontrata me Barcelona dhe të zgjedhë një klub të ri pa kompensim.

Një epokë ka mbaruar, më e ndritshmja në historinë e gjigantit katalan, ku Messi mori frymë në moshën 14-vjeç. Dhe në fund, ai përfundoi me një statistikë mbresëlënëse prej 637 golash në 731 ndeshje. Duhet përmendur se ai fitoi gjithçka që mund të fitohej më shumë se një herë.

Sport

United fillon bisedimet me trajnerin gjerman për të zëvëndësuar Ten Hagun

Erik Ten Hag është larg pritshmërive të pronarëve të Unitedit me formën e dobët të treguar deri më tani.

Publikuar

nga

Manchester United ka filluar të planifikojë për sezonin e ardhshëm. Përveç largimeve dhe përforcimeve, “Djajtë e Kuq” duket se po kërkojnë të përforcojnë edhe stolin e trajnerit.

Erik Ten Hag është larg pritshmërive të pronarëve të Unitedit me formën e dobët të treguar deri më tani dhe kështu klubi anglez është në kërkim të një emri të ri, të cilin edhe e kanë gjetur.

Bëhet fjalë për trajnerin e Bayern Munichit, Thomas Tuchel, me të cilin kanë filluar bisedimet, por janë në fazën fillestare.

Bashkëpronari i Manchester United, James Ratcliffe, thuhet se është interesuar për shërbimet e trajnerit gjerman në rast se do të marrë vendim për shkarkimin e holandezit Erik ten Hag. Mirëpo, vetë trajneri i bavarezëve ka thënë se dëshiron të fokusohet në ndeshjet e mbetura me Bayernin.

Tuchel do të largohet nga Bayerni këtë verë, pas një sezoni të pasuksesshëm, ku u emliminua nga Kupa e Gjermanisë (në raundin e dytë) dhe nuk arriti ta mbate titullin kampion në Bundesliga.

Shpresa e fundit e Bayernit për fitimin e një trofeu me shumë vlerë këtë sezon mbetet Champions League, ku në gjysmëfinale do të përballet me Real Madrid-in.

Tuchel theksoi se nuk do të ndryshojë mendje, ndërsa Bayerni ende nuk ka gjetur një trajner të ri.

“Kam një marrëveshje me klubin, e cila është komunikuar dhe finalizuar”, theksoi ai së fundmi ai./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Atletico Madrid drejt rinovimit me yllin francez

Klubi madrilen e cilëson Antoine Griezmannin si një lojtar kyç për ekipin.

Publikuar

nga

Antoine Griezmann pritet të rinovojë kontratën me Atleticon e Madridit teksa ajo aktuale i skadon në vitin 2026. Plani i “Los Colchoneros” është të përfundojë një marrëveshje të re me sukses gjatë muajve të ardhshëm, teksa të dyja palët vazhdojnë të jenë në negociata të vazhdueshme.

Klubi madrilen e cilëson Antoine Griezmannin si një lojtar kyç për ekipin, me francezin i cili po shijon periudhën e tij të dytë me Atleticon, pasi e para zgjati për pesë vjet – nga viti 2014 deri në vitin 2019. Për tri sezone, Griezmann luajti edhe tek Barcelona, por nuk shijoi të njëjtin produktivitet si te ekipi i Simeones.

Në vitin 2022, sulmuesi francez u rikthye sërish në Wanda Metropolitano ku edhe po kalon një sezon mjaft të mirë me 13 gola të shënuara dhe gjashtë asistime të dhuruara.

Në total, 33-vjeçari ka luajtur 383 ndeshje me “Los Colchoneros” dhe ka fituar një Europa League, një Superkupë Evrope dhe një Superkupë Spanje me Atleticon./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Davies drejt largimit, Bayerni gjen zëvëndësuesin pikërisht te Reali

Bayern tanimë po planifikon të përforcojë hapësirën të cilën do ta lë 24-vjeçari.

Publikuar

nga

Merkato verore pritet të jetë e zjarrtë për Real Madridin sa i përket transferimeve. “Los Blancos” vetëm ka piketuar disa emra të cilët mund t’i afrojë në skuadër. Një nga ta është Alphonso Davies nga Bayern Munich, i cili ka refuzuar marrëveshjen e re të propozuar nga bavarezët dhe me shumë gjasë kanadezi do të largohet nga Bundesliga.

Kështu Bayern tanimë po planifikon të përforcojë hapësirën të cilën do ta lë 24-vjeçari dhe së fundmi një emër i cili lidhet me bavarezët është Ferland Mendy pikërisht nga Real Madridi. Kjo na lë të kuptojmë se marrëveshja mes dy klubeve mund të lehtësohet me një shkëmbim të futbollistëve, kështu duke u ndarë të kënaqur të dy palët.

Kontrata e Mendyt me madrilenët skadon në verën e vitit 2025, po ashtu si e Daviesit me Bayernin./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Real Madrid futet në garë për futbollistin të cilin Barcelona e shënjestronte prej kohësh

Interesimi për të nuk mungoi edhe nga Barcelona, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Publikuar

nga

Real Madrid ka filluar të studiojë një lëvizje të mundshme për yllin e Manchester Cityt, Bernardo Silva. Drejtuesit e klubit anglez tanimë janë të vendosur, ata i kanë caktuar një klauzolë lirimi prej 50 milionë paundësh futbollistit të tyre, në rast se largohet. Megjithëse interesimi për të nuk mungoi edhe nga Barcelona, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Pavarësisht se madrilenët ditë më parë e eliminuan skuadrën e Guardiolës në çerekfinale të Champions League, kjo nuk ka të bëjë aspak me negociatat mes dy palëve. Po ashtu trajneri Ancelotti e pëlqen lojën e Bernardo Silvas, i cili mund të luajë disa pozicione në pjesën ofansive, por mund të aktivizohet edhe në mesfushë.

Në anën tjetër, “Los Blancos” me Luka Modric në prag të largimit, drejtuesit e klubit kanë parë të nevojshme një afrim të ri, i cili ofron cilësi dhe eksperiencë për të ardhmen.

29-vjeçari portugez ka fituar pesë tituj kampionë me Cityn, trofeun e Champions League, dy FA Cup dhe si dhe katër Carabao Cup./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara