Lajmet

​Mësimdhënësit kërkojnë 100 euro shtesë për çdo muaj

Drejtues të BSPK-së dhe SBAShK-ut, u deklaruan se protesta e sotme është një “alarm” për Qeverinë e Kosovës.

Published

on

Miratimi i Ligjit të pagave, zbatimi Ligjit për sigurimet shëndetësore dhe heqja e kufizimit të përvojës së punës për pension të plotë kontributdhënës, ishin ndër kërkesat kryesore të mësimdhënësve sot në protestën e mbajtur në Prishtinë.

Profesori Bashkim Millaku nga Klina, pjesëmarrës në protestë, ka kërkuar nga Qeveria miratimin e Ligjit të pagave, dhe deri në aprovimin e tij të ndahen nga 100 euro për çdo muaj.

“Kemi ardhur së bashku me të gjithë kolegët për të protestuar për ngritjen e pagave, për sigurimet shëndetësore dhe çështje të tjera të arsimit. Porosia jonë për qeverinë është që t’i dëgjojë kërkesat e arsimtarëve, sepse prej përvojës time, nëse arsimit nuk i kushtohet rëndësi dhe lihet pas dore kështu si në këto vitet e pas luftës, arsimi për çdo ditë do të degradojë edhe më tutje. Sot nuk kemi mbajtur mësim për shkak se është dashur kohë për t’u organizuar dhe për të udhëtuar për të ardhur deri këtu”, theksoi Millaku.

Edhe Skënder Gashi, mësimdhënës nga Malisheva, në protestën e mbajtur para ndërtesës qeveritare ka kërkuar rritjen e pagës dhe zbatimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore.

“Ne sot kemi dalë në shesh që të protestojmë jo me vullnetin tonë, jo me dëshirën tonë, por jemi të detyruar që t’i arrijmë kërkesat tona dhe të realizohen, për arsye se Qeveria nuk është duke i marrë parasysh kërkesat tona që janë shumë legjitime. I kemi tri kërkesa, që janë shumë legjitime dhe shumë të arsyeshme: Fillimi i zbatimit të Ligjit të pagave ose të shqyrtohet dhe miratohet nga parlamenti. Në kuadër të kërkesave, ne i kemi kërkuar Qeverisë, që derisa të fillojë zbatimi i Ligjit të pagave të na shtohen në pagë nga 100 euro për shkak të ngritjes së çmimeve. Sepse edhe ne kemi familje, edhe ne duhet t’i shkollojmë fëmijët tonë, edhe ne duhet të jetojmë. Prandaj, jemi lodhur. Kërkesa e dytë është fillimi i zbatimit të Ligjit për sigurimet shëndetësore, i cili nga viti 2014 akoma nuk fillon të zbatohet”, theksoi Gashi.

Kurse Besim Dervishaj, mësimdhënës nga Peja, përveç rritjes së pagës ka kërkuar heqjen e kufizimit të përvojës së punës nga 15 vjet për pension kontribudhënës.

“Kërkesat tona janë legjitime. Së pari të miratohet sa më shpejt Ligji i pagave, i cili ka mbetur pezull, pastaj, në mungesë të këtij ligji deri në atë kohë të vazhdon dhënia nga 100 euro për secilin mësimdhënës, pastaj plotësimi i ligjit diskriminues ku përfshinë udhëzimin administrativ, 15 vjet përvojë pune deri më 1 janar 1999. Ky ligj është shumë diskriminues”, tha ai.

Ndërsa, drejtues të BSPK-së dhe SBAShK-ut, u deklaruan se protesta e sotme është një “alarm” për Qeverinë e Kosovës që të futen punëtorët në grevë të përgjithshme deri në realizimin e kërkesave të tyre për miratimin e Ligjit të pagave. 

Lajmet

Hamza nis ditën me Walker: Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, ai është pranë nesh

Published

on

By

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka  nisur ditën me Ambasadorin William Walker, për të cilin takim thotë se ai sikurse cdo vit tjetër edhe këtë herë është pranë popullit të Kosovës për të nderuar viktimat e Masakrës së Reçakut.

Ditën e sotme e nisa me mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin William Walker. Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, Ambasadori Walker është pranë nesh, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, kur me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur. Miqësia dhe kontributi i Ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën, Ambasador!”, ka shkruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci nis ditën me takim me Komandantin e KFOR-it dhe atë të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Ëikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Maqedonci thotë se në këtë takim të jetë diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimi me KFOR-in.

Sot prita në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Ëikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin me KFOR-in. Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO”, shkruan Maqedonci.

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama viziton familjet e evakuuara nga vërshimet në kryeqytet

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do t’i vizitojë familjet e evakuuara në lagjen Kodra e Trimave, që i bën si shkak i reshjeve të mëdha të shiut e që shkaktuan vërshime.

Nga komuna kanë njoftuar se kjo vizitë po bëhet me qëllimin që të njoftohen nga afër me situatën, dhe për t’iu shpreh mbështetjen e Komunës banorëve të prekur.

Takimi është paraparë të ndodhë në ora 10:00 në Kodrën e trimave, rruga Aziz Zhilivoda.

Continue Reading

Lajmet

Blloku B1 del jashtë funksionit

Published

on

By

Blloku B1 i Termocentralit “Kosova B”,  ka dalë jashtë funksionit mëngjesin e së martës, duke përkeqësuar më tej situatën e furnizimit me energji elektrike në vend.

Kosova vazhdon të përballet me krizë energjetike, pasi ka pasur ditë që është shënuar gjenerim zero nga disa blloqe prodhuese. Sipas burimeve, problemi më delikat aktualisht është pikërisht ai në bllokun B1, transmeton Klankosova.tv.

Dalja nga funksioni e këtij blloku rrit varësinë nga importi i energjisë elektrike dhe rrezikon stabilitetin e furnizimit, sidomos në orët e pikut të konsumit.

Institucionet energjetike ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për kohën e rikthimit në operim të këtij blloku.

Ndërkohë, ditë më parë, konkretisht më 8 janar jashtë funksionit doli edhe blloku A4.

Kështu kishte bërë të ditur njohësja e energjisë, Janina Ymeri, e cila theksoi se që nga 1 janari ka pasur dy rënie të blloqeve, sepse ditë më parë zero gjenerim kushte pasur sërish B1.

Continue Reading

Të kërkuara