Lajmet
Mësimdhënësit afat Muratit: Nëse nuk i ekzekutoni pagat deri nesër, të padisim sërish
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj tha se greva do të përfundojë kur të realizohen kërkesat e tyre.
Published
3 years agoon
By
UBT.NewsKëshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së pas vizitës në shkollën e mesme teknike, “28 Nëntori”, vizituan edhe shkollën fillore, “Naim Frashëri”, në Prishtinë. Këtu, ata paralajmëruan ministrin e Financave, Hekuran Murati se në rast se nuk i ekziston të gjitha pagat e tyre deri nesër, do të angazhojnë avokat dhe do të bëjnë padi shtesë ndaj tij.
Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, njëherësh edhe kryetar i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj tha se pavarësisht rrugëtimit nëntë muaj me angazhime duke kërkuar institucionet për realizimin e kërkesave në mënyrë që mos të ndodhë greva, asnjëra prej tyre nuk është përfillur.
Ndërsa, tha se nuk do të dorëzohen pavarësisht presioneve nga Qeveria.
“Dje ministri Murati në vend se të dërgojë mesazhe pozitive, të ulemi dhe të bisedojmë, në vend që znj. Nagavci të thotë po ulemi dhe bisedojmë dhe të na urojë me ndonjë mesazh, ndodhi ajo më ë papritura e cila është gjykuar nga pjesa më e madhe e popullit… Gjithë kjo po bëhet me qëllim që të na gjunjëzojnë, që ne të dorëzohemi dhe pastaj ata të bëjnë çfarë të ju teket me arsimin, me idetë e tyre. Ne nuk do të dorëzohemi, pavarësisht presioneve e nxitjeve që Qeveria do të bëjë , personalisht edhe ndaj meje, nuk do të dorëzohem, do të jem zëri juaj”, thotë ai.
Ai po ashtu tha se greva do të përfundojë kur të realizohen kërkesat e tyre.
Më tej, Jasharaj tha se presin nga Qeveria sot, të merren me zgjedhjen e këtyre problemeve. Sipas tij, më me kërcënime e presione nuk arrihet asgjë e mirë.
“Uroj që Qeveria ta ketë kuptuar se me asnjë masë ndëshkuese s’mund të na gjunjëzojë sepse jemi në rrugën tonë, uroj që Qeveria Kurti, Nagafci, Murati të ulën që sot dhe të na thirrin edhe neve dhe të fillojmë me zgjedhjen e këtyre problemeve. Sepse me kërcënime e presione nuk arrihet asgjë e mirë, por gjendja shkon vetëm duke u përshkallëzuar”, thotë ai.
Reshit Kushaj, kryetar i Këshillit Grevist në SBAShK, thotë se greva po respektohet dhe ka kërkuar nga Qeveria të reflektojë pozitivisht karshi kërkesave të tyre.
“Greva po respektohet dhe kështu do të shkojmë edhe më tutje. Qeveria të reflektojë pozitivisht, të bënë zgjidhjen e kërkesës sonë që e kemi shumë minimale, karshi shtrenjtimeve të shumta”, thotë ai.
Ymer Ymeri, koordinator i SBAShK-ut, tha se nëse pagat nuk ekzekutohen deri në ditën e nesërme, do të angazhojnë avokat dhe do të bëjnë padi shtesë ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati.
“Nëse pagat nuk ekzekutohen gjatë datë ditës së sotme dhe gjatë ditës së nesërme, ne do të angazhojmë një ekip të avokateve dhe do të bëjmë padi shtesë për ministrin Murati ashtu si ja kemi bërë dje, një kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit për shkak të ndërhyrjes në grevë. Qëllimi i ministrit Murati është thyerja e grevës”, thotë ai.
Ndërsa i është përgjigjur deklaratës së Muratit, ku sipas tij ka diskrepancë në deklarimin e të hyrave të kësaj sindikate. Derisa shton se qëllimi i ministrit të Financave është t’i lë anash kërkesat e SBAShK-ut.
“40% të pagave shkojnë në shoqatë sindikale dhe për ato pare që shkojnë në sindikatë, jep llogari shoqata sindikale dhe jo SBAShK-u, 10% e tyre shkojnë në nivel komunal që jepin llogari shoqatat komunale, 12% e asaj pjese paguhet anëtarësia në BSPK, dhe pjesa tjetër e mbetur prej 12 % shkon për pushim që i dërgojmë rreth 420 arsimtar në deti, ndërsa një pjesë tjetër paguhet internacionalja botërore e arsimit dhe mbesin 30 % në SBAShK. Qëllimi kryesor i ministrit Murati është që ne me u marrë me këto dhe mi lënë kërkesat tona. Asnjë përgjigje nuk do ja japim askujt deri ta përfundojmë kërkesën që kemi për anëtarësi”, thotë ai.
Vendi
Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja
Published
1 hour agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka konstatuar gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se bashkëpunimi mes LVV dhe LDK nuk garanton automatikisht përfundimin e këtij procesi.
Sipas Kurtit, të dy partitë politike disponojnë 81 vota, dhe nga ky numër mund të bjerë vetëm një deputet, por jo më pak se 80. Ai ka vlerësuar takimet me Abdixhikun dhe me Bedri Hamza nga PDK-ja si konstruktive dhe me përmbajtje pozitive.
“Zellë për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK, as te PDK, dhe kjo më jep shpresë që nuk do të ketë zgjedhje të reja,” tha kryeministri.
Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar takimin mbi dyorësh me Kurtin si konstruktiv dhe me përmbajtje të qartë. Ai ka shtuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet një marrëveshje klasike mes partive ose konsensus mbi një kandidat të vetëm, dhe se LDK nuk ka plan të hyjë në qeveri./Kosovapress/
Vendi
Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik
Published
4 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.
Perfaqwsuesi Queirós e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri dhe kabinetin qeveritar.
Ndërkaq, Kryeministri Kurti falënderoi Queirós për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.
Në takim u rikonfirmua gatishmëria për bashkëpunim në fusha me prioriet si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.
Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e reformës në prokurimin publik, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike.
Ai bëri me dije se qeveria do të vazhdojë me miratimin e strategjisë anti-korrupsion dhe ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Të dy palët theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Vendi
Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës
Published
4 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në dialog dhe mënyrën e avancimit të tij.
Gjatë takimit, Konjufca informoi Sørensen se nga tani procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai personalisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. U shkëmbyen pikëpamje mbi momentumin aktual të dialogut dhe parimet që mund të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.
Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.
Konjufca dhe Sørensen u pajtuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për një dialog konstruktiv dhe të rezultateve konkrete.
Lajmet
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit
Published
5 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.
Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.
Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.
UEFA pezullon përkohësisht Prestiannin pas incidentit me Vinicius
Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja
Zvicra këmbëngul për një marrëveshje tregtare të detyrueshme ligjërisht me SHBA-në
Dalin në shitje biletat për Kosovë – Sllovaki
Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik
Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit
DW:Rrezik për zgjedhje të reja në Kosovë?
Shpërthen dhuna pasi forcat meksikane të sigurisë vrasin bosin e kartelit të drogës “El Mencho”
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
