Lajmet
Mediat e huaja: Kim Jong-Un në gjendje kome, motra e tij merr pushtetin
Published
5 years agoon
By
Esad Dujaka| Lëvizjet e fundit nga Koreja e Veriut, të dërgojnë drejt një skenari sa të vjetër aq edhe të ri, e cila lidhet me vdekjen e diktatorit Kim Jong-Un.Sipas shërbimeve të inteligjencës, Kim ndodhet në gjendje kome dhe është çështje kohe tashmë që drejtimin e vendit ta marrë motra e tij, Kim Yo-jong, të cilës ditët e fundit i janë shtuar disa përgjegjësi më shumë. Gazetari Roy Calley, i cili e ka vizituar disa herë vendin e mbyllur gjatë punës si reporter, i komenton këto lëvizje si të një fshehtësie tepër të lartë, madje sipas tij as vetë qytetarët në Korenë e Veriut, nuk janë në dijeni se çfarë po ndodh.Gjithashtu dhe Chang Song-min, ish-këshilltar i presidentit të ndjerë të Koresë së Jugut, Kim Dae-jung, beson që 36-vjeçari është në gjendje kome. Në fakt, zërat për një vdekje të diktatorit të hekurt kanë pesë muaj që qarkullojnë.Dyshimet u ngritën kur ai mungoi në shënimin e datëlindjes së gjyshit, gjë të cilën se ka bërë për aq kohë sa ka qenë në krye të shtetit. Me anë të disa fotografive, që mediat e shumta i cilësuan si komprometuese, lideri suprem u shfaq në inaugurimin e një fabrike mbeturinash në Phenian.Pas kësaj, ai është shfaqur disa herë në publik, por edhe në këto raste është dyshuar shumë që imazhet e filmimet janë të tanishmet./tch |
| Mediat e huaja: Kim Jong-Un në gjendje kome, motra e tij merr pushtetin |
| Mediat e huaja: Kim Jong-Un në gjendje kome, motra e tij merr pushtetin |
Lajmet
Gjykata veçon procedurën ndaj Xhelal Sveçlës në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend
Published
43 minutes agoon
January 16, 2026By
UBTnews
Gjykata ka vendosur ta veçojë procedurën penale ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në rastin për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018, ndërsa shqyrtimi gjyqësor ka vazhduar ndaj ish-deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Drita Millaku.
Vendimi u mor pasi Sveçla edhe në seancën e sotme nuk u paraqit në gjykatë. Gjyqtari i rastit, Sabit Sadikaj, tha se i pandehuri ka njoftuar gjykatën për mungesën e tij përmes emailit, duke sqaruar se ndodhet jashtë vendit. Ai theksoi se janë plotësuar kushtet ligjore që seanca e shqyrtimit gjyqësor të vazhdojë me të pandehurit e tjerë.
“Mungesën e ka arsyetuar, i ka dërguar gjykatës email që gjendet jashtë vendit. Pra janë plotësuar kushtet e seancës së shqyrtimit gjyqësor që të vazhdojë me të pandehurit e tjerë”, tha ai.
Avokati i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Laur Preni, kërkoi nga gjykata që të ketë konsideratë dhe mirëkuptim për faktin se klienti i tij mban një detyrë me përgjegjësi të lartë shtetërore. Ai tha se për shkak të funksionit që ushtron, Sveçla jo gjithmonë mund të jetë prezent apo i gatshëm t’u përgjigjet ftesave të gjykatës.
“Kërkoj nga gjykata që të ketë konsideratë dhe mirëkuptim për faktin se i mbrojturi im mban një detyrë me përgjegjësi të lartë si ministër në detyrë i Punëve të Brendshme dhe jo çdo herë mund të jetë prezent apo i gatshëm që t’u përgjigjet ftesave nga gjykata”, tha ai.
Prokurori i rastit, Valdrin Krasniqi, deklaroi se Prokuroria nuk e kundërshton vendimin e gjykatës për veçimin e procedurës ndaj Sveçlës, duke vlerësuar se një vendim i tillë i kontribuon efikasitetit të procedimit të mëtejmë të kësaj çështjeje penale.
“Nuk e kundërshtojmë vendimin e gjykatës, duke vlerësuar që kjo i kontribuon efikasitetit të procedimit të mëtejmë të kësaj çështjeje penale”.
Ndërkaq, i pandehuri Salih Zyba e kundërshtoi veçimin e procedurës ndaj Sveçlës, duke shprehur qëndrimin se ndarja e çështjes nuk është e drejtë.
Kundër këtij vendimi u shpreh edhe mbrojtja e Fitore Pacolli-Dalipit. Avokati i saj, Lavdrim Salihu, tha se në kuptim të provave rasti nuk mund të trajtohet si i ndarë, duke shtuar se ndarja e lëndës do të rezultonte në vështirësim të mbrojtjes efektive për palët. Ai theksoi se vepra penale nuk i afrohet parashkrimit as pas tetë vitesh dhe, sipas tij, parimi i efikasitetit nuk cenohet nga vazhdimi i përbashkët i procedurës.
“E kundërshtoj për shkak se në kuptim të provave, nuk mund t’i cilësojmë si raste të ndara, duke shtuar këtu faktin se një ndarje e serisë së lëndës do të rezultonte në vështirësim të një mbrojtjeje efektive për palët. Konsideroj se për shkak se vepra penale nuk arrin parashkrimin edhe për 8 vite, nuk cenohet parimi i efikasitetit në procedurë”, tha ai.
I pandehuri Salih Zyba kërkoi që seanca të shtyhet, duke arsyetuar se mbrojtja nuk i posedon të gjitha shkresat e lëndës.
Lajmet
Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për pagën minimale, nga janar 425 euro dhe 500 euro në korrik
Published
46 minutes agoon
January 16, 2026By
UBTnews
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale, duke përcaktuar dy faza të reja të rritjes gjatë vitit 2026.
Sipas vendimit zyrtar me numër 10/273, të datës 31 tetor 2025, i nënshkruar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, paga minimale do të jetë: 425 euro bruto duke filluar nga 1 janari 2026, për një punë të rregullt me orar të plotë dhe 500 euro bruto duke filluar nga 1 korriku 2026, po ashtu për punë të rregullt me orar të plotë.
Me këtë vendim: Obligohen Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorati i Punës për zbatimin e tij.
Ky vendim hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Lajmet
Shqipëria goditet nga një tërmet 3.9 ballësh
Published
1 hour agoon
January 16, 2026By
UBTnews
Rajoni i Shqipërisë është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 3.9 ballësh.
Bazuar në të dhënat e Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ishte 56 kilometra në juglindje të Elbasanit, ose 18 kilometra në jugperëndim të Pogradecit.
Ndërkaq, thellësia e tërmetit ishte 15 kilometra.
Lajmet
I ikën tatimit, Dogana kap barna me vlerë rreth 49 mijë euro
Published
3 hours agoon
January 16, 2026By
UBTnews
Zyra e Brendshme Doganore në Prishtinë, gjatë një kontrolli të një dërgese mallrash, ka konstatuar mospërputhje ndërmjet përshkrimit të deklaruar dhe gjendjes faktike të mallit, i cili ishte deklaruar si lëndë e parë për prodhim.
Gjatë ekzaminimit të detajuar, përfshirë kontrollin e origjinës, sasisë, formës së paraqitjes dhe karakteristikave të tjera, Dogana ka konstatuar se mallrat nuk përbëjnë lëndë të parë, por janë produkte farmaceutike të gatshme, të paketuara për shitje me pakicë.
“Me këtë veprim, është tentuar shmangia e pagesës së TVSH-së, si dhe nuk është paraqitur dokumentacioni shtesë përkatës, përfshirë certifikatën për import të produkteve farmaceutike të gatshme”, thuhet në njoftim,.
Sipas Doganës së Kosovës, vlera totale e mallrave arrin rreth 49 mijë euro.
“Ky rast përbën kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, për shkak të deklarimit të pasaktë të të dhënave doganore me qëllim shmangien e pagesës së detyrimeve fiskale”.
GO+ Peja shkarkon trajnerin pas humbjes nga Trepça
Gjykata veçon procedurën ndaj Xhelal Sveçlës në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend
Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për pagën minimale, nga janar 425 euro dhe 500 euro në korrik
Shqipëria goditet nga një tërmet 3.9 ballësh
Bayerni merr një lajm të jashtëzakonshëm
Shtetet me më së shumti milionerë
Shtetet me më së shumti universitete
Shtetet me më së shumti viktima në Luftën e Dytë Botërore
Rastet më të rënda të vrasjeve (2015-2025)
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge
