Kronikë e zezë

​Me pasaportë të dikujt tjetër deshi të fluturojë nga “Adem Jashari”

Rasti është inicuar si keqpërdorim i dokumentit.

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka dashur që me pasaportë të Shqipërisë në emër të dikujt tjetër të udhëtojë nga aeroporti “Adem Jashari”.

Siç njofton policia, pasaporta është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si keqpërdorim i dokumentit.

ANP Adem Jashari 23.08.2022 – 16:40. Është ndaluar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka tentuar të udhëtojë me pasaportë (Republikës së Shqipërisë) të një personi tjetër. Pasaporta është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet

Ia vodhi babait mbi 24 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari në Shtime

Published

on

Një person është arrestuar të martën për vjedhjen e 24 mijë e 800 eurove në banesën e babait të tij, në rrugën “14 Dhjetori” në Shtime, gjatë periudhës kohore nga 22 gushti deri më 18 tetor të këtij viti.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi u bë pasi ankuesi, një shtetas i Kosovës që jeton dhe punon jashtë vendit, më 19 tetor kishte vërejtur mungesën e parave.

Gjatë ekzaminimit të vendngjarjes, policia nuk ka konstatuar shenja thyerjeje apo dëmtime që do të tregonin hyrje me forcë në banesë.

“Si rezultat i hetimeve intensive, më 21.10.2025, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B.N. (34 vjeç) – djalin e ankuesit, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Dy të vrarë me armë zjarri në Durrës

Published

on

Dy persona kanë vdekur pasi janë qëlluar për vdekje nga armë zjarri pranë një karburanti në Manëz të Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku sipas informacioneve të para, bëhet me dije se si pasojë e një konflikti janë qëlluar A. K (23-vjeçar) dhe F. P (33-vjeçar).

Policia e shtetit ka njoftuar se ka shpallur në kërkim autorin e veprës D.P.

Durrës- Informacion paraprak:

“Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P. Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”, thuhet në njoftim./S.K/TopChannel/

Continue Reading

Lajmet

Ndalohet një zyrtar publik nën dyshimin për keqpërdorimin e mbi 8.8 milionë eurove

Published

on

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka zhvilluar një hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procedurat e tenderëve publikë.

Sipas njoftimit, gjatë hetimeve janë siguruar prova dhe informata që mundësojnë dyshimin se një zyrtar publik ka ndihmuar operatorët ekonomikë për t’u shpallur fitues në tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në mënyrë të kundërligjshme.

“Vlera totale e tenderëve në fjalë tejkalon 8.8 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, veprimet hetimore janë zhvilluar në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke përfshirë sigurimin e dëshmive dhe masa të tjera hetimore, përfshirë sekuestrimin e pajisjeve komunikuese.

“Personi i dyshuar është intervistuar dhe, me urdhër të Prokurorisë Speciale, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Rasti vazhdon të hetohet dhe Policia e Kosovës dhe në bashkëpunim me organet e drejtësisë do të ndërmerren veprime tjera./S.K/KP/PK/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Zveçan

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Korilë, Zveçan 17-20.10.2025 – NN. Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara