Lajmet

​Me ceremoni shtetërore Mehaj pret homologun e tij turk

Dy ministrat e mbrojtjes fillimisht do të zhvillojnë takimin kokë më kokë.

Publikuar

Me ceremoni shtetërore në ministrinë e Mbrojtjes, ministri i këtij dikasteri, Armend Mehaj priti në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulus Akar dhe delegacionin e tij.

Dy ministrat e mbrojtjes fillimisht do të zhvillojnë takimin kokë më kokë, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve. Pas këtyre takimeve, do të ketë deklarata për media nga ana e ministrit Mehaj dhe ministrit Akar.

Gjithashtu, më pas, ministri Akar do të takohet edhe me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

Lajmet

Hamasi thotë se nuk ka lajme për marrëveshjen e armëpushimit

Publikuar

nga

Hamasi thotë se nuk ka pasur përparim në bisedimet e armëpushimit me Izraelin lidhur me luftën në Gaza pasi dhjetëra mijëra protestues protestuan në rrugët e Tel Avivit duke kërkuar nga qeveria të shpëtojë robërit dhe të arrihet një marrëveshje.

Osama Hamdan, një zyrtar i lartë i Hamasit që ndodhet në Liban tha të shtunën se grupi palestinez është ende i gatshëm të diskutojë çdo propozim armëpushimi që i jep fund konfliktit gati nëntëmujor.

“Edhe një herë, Hamasi është i gatshëm të merret pozitivisht me çdo propozim që siguron një armëpushim të përhershëm, një tërheqje gjithëpërfshirëse nga Rripi i Gazës dhe një marrëveshje serioze shkëmbimi”, tha Hamdan në një konferencë për media në Bejrut.

Përpjekjet e ndërmjetësve arabë kanë dështuar deri më tani për të arritur një armëpushim me të dyja palët që fajësojnë njëra-tjetrën për ngërçin. Hamasi thotë se çdo marrëveshje duhet t’i japë fund luftës për mirë dhe të sjellë tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza. Izraeli thotë se do të pranojë vetëm pauza të përkohshme në luftime derisa Hamasi, i cili ka sunduar Gazën që nga viti 2007, të “çrrënjoset”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Kur heshtin muzat: Ikja e kolosit Ismail Kadare në përjetësi

Publikuar

nga

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, dritat u fikën për një nga yjet më të ndritshëm të letërsisë shqiptare. Ismail Kadare, shkrimtari më i madh i kombit dhe personaliteti qendror i kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, mbylli sytë përgjithmonë. Lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër dhe mbylli sytë përgjithmonë më 1 korrik 2024.

Ismail Kadare lindi në qytetin historik të Gjirokastrës, ku nisi rrugëtimin e tij të gjatë drejt majave të letërsisë. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai u diplomua për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës, dhe më pas vijoi studimet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” në Moskë.

Fillimet e tij letrare ishin të lidhura ngushtë me poezinë, duke sjellë botime të tilla si “Frymëzime djaloshare” (1954), “Ëndërrimet” (1957), dhe “Shekulli im” (1961). Krijimtaria e tij poetike u pasua nga një seri veprash të tjera të rëndësishme që e vendosën atë në qendër të letërsisë shqipe dhe i dhanë një frymë emancipimi kulturës kombëtare.

Vepra e parë e rëndësishme e Kadaresë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963), përbën një pikë kthese në prozën moderne shqiptare. Kadareja e ka vështruar të shkuarën jo vetëm si histori qëndrese heroike, por edhe si histori mbijetese të identitetit shqiptar, duke sjellë romane të tillë si “Prilli i thyer”, “Kamarja e turpit”, “Pashallëqet e mëdha” dhe “Muzgu i perëndive të stepës”.

Në romanin “Kush e solli Doruntinën” (1979), Kadareja rikthen në vëmendje ringjalljen dhe rilindjen, duke nxjerrë në pah vlerat e humanizmit që gjenden në baladat e hershme shqiptare. “Kronikë në gur” (1971) tregon luftën antifashiste përmes syve të një fëmije, ndërsa “Kështjella” përshkruan historinë e heroizmit kolektiv, duke ngritur në piedestal kultin e bashkësisë.

Pas viteve 1990, letërsia e Kadaresë vazhdoi të mbartë të njëjtat tipare thelbësore, duke shpërfaqur identitetin shqiptar dhe frymën tetnografike. Veprat e tij janë përkthyer dhe botuar në mbi 45 gjuhë të huaja, duke e bërë atë shkrimtarin shqiptar më të njohur në botë dhe laureat të shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Humbja e tij është një goditje e madhe për kombin shqiptar, por trashëgimia e tij letrare do të vazhdojë të ndriçojë rrugëtimin e letërsisë shqiptare për brezat që vijnë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Sondazhi shpërfaq shqetësime për shëndetin mendor të Bidenit

Publikuar

nga

Një sondazh i ri në Shtetet e Bashkuara sugjeron se disa votues demokratë janë gjithnjë e më të shqetësuar nëse Joe Biden është i aftë mendërisht për të shërbyer si president.

Sondazhi nga mediumi CBS News dhe kompania e të dhënave, YouGov, u bë pas debatit mes Bidenit dhe kundërkandidatit republikan, Donald Trump, javën e kaluar.

Ai tregon se 72% e votuesve të regjistruar besojnë se Biden nuk ka shëndet mendor për të shërbyer edhe një mandat.

Shifra paraqet rritje në krahasim me 65% të të anketuarve që thanë të njëjtën gjë në një sondazh të mëparshëm.

Sondazhi i fundit tregon, po ashtu, se 49% e votuesve thanë se Trump nuk gëzon shëndet mendor për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Shqetësime për moshën e kandidatëve – Biden është 81 vjeç dhe Trump është 78 – ka pasur edhe para debatit të 27 qershorit.

Megjithatë, zëri i ngjirur dhe përgjigjet e ngatërruara të Bidenit i kanë rritur shqetësimet në mesin e demokratëve për kandidaturën e tij – disa prej të cilëve kanë bërë thirrje edhe për tërheqjen e tij.

Vetë Biden ka pranuar se nuk ka pasur paraqitje të mirë gjatë debatit me Trumpin, por ka thënë se rizgjedhja e tij “do ta shkatërronte demokracinë”.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen më 5 nëntor./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gërvalla takohet me homologun e saj turk, në fokus mbështetja në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

Publikuar

nga

Fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik, mbështetja në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, iniciativat e përbashkëta rajonale, bashkëpunimi në siguri dhe mbrojtje, ishin temat në fokus të takimit që ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, të mbajtur në margjinat e Forumit të Dubrovnikut.

Gërvalla dhe Fidan vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve tona, përfshirë përkrahjen unanime nga deputetët e Turqisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës lidhur me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Një vlerësim i veçantë u shpreh për angazhimin e Turqisë në kuadër të NATO-s dhe KFOR-it, duke e cilësuar si një përkrahje të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në rajon.

Ministrja Gërvalla veçanërisht mirëpriti rolin konstruktiv të komandantit turk të KFOR-it në Kosovë.

Në kontekst të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe aspiratës legjitime të Kosovës për anëtarësim në NATO, Gërvalla mirëpriti vazhdimin e përkrahjes turke për realizimin sa më të shpejtë të këtij synimi.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara