Lajmet

​Më 9 qershor votohet kërkesa për shkarkimin e presidentit Meta

Published

on

Konferenca e Kryetarëve caktoi sot datën e votimit të kërkesës për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Mbledhja u zhvillua nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Konferenca vendosi që seanca plenare për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, të zhvillohet në datën 9 qershor, ditën e mërkurë, në orën 10:00.

Komisioni hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga presidenti Ilir Meta miratoi më 28 maj raportin përfundimtar. Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni se tha draftraporti përfundimtar është i ndarë në përmbledhje ekzekutive të raportit, renditja e fakteve, hapat ligjorë, hapat procedurialë, aktet e administruara në procesin hetimor dhe vlerësimi i komisionit e rezultatet e hetimit.

Pas përfundimit të mbledhjes në konferencë për media doli Taulant Balla nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, i cili konfirmoi edhe njëherë se seanca për shqyrtimin e raportit të komisionit hetimor për shkeljet e kreut të shtetit do të mbahet më 9 qershor.

Balla tha se iniciativa për shkarkimin e presidentit erdhi si pasojë e nevojës për të çliruar këtë institucion të rëndësishëm nga pengmarrja dhe abuzimi me detyrën.

“Sapo kemi përfunduar konferencën e kryetarëve ku jemi njohur me raportin e paraqitur nga komisioni hetimor për verifikimin e shkeljeve nga presidenti Është një raport konsistent prej 100 faqesh dhe që natyrshëm deputetët do të marrin kohën e duhur për ta shqyrtuar. Kemi rënë dakord që seanca për shqyrtimin e raportit dhe më pas votimin të mbahet më 9 qershor, ku kemi darkordësuar dhe kohën për diskutim të deputetëve për të vijuar me procedurën e shkarkimit. Iniciativa për shkarkimin e presidentit ka ardhur si një nevojë për të çliruar presidencën nga një pengmarrje dhe nga një abuzim i patolerueshëm me detyrën. Procedura për presidentin e ri do të kërkojë kohën e vet dhe pse jo të jetë pjesë e një pakete bashkëpunimi me opozitën e re që do të kthehet në kuvend më 9 shtator”, tha Balla.

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Lajmet

​Ish-lojtari i Real Madridit pëson goditje në tru

Published

on

Ish-futbollisti holandez, Royston Drenthe, ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor në spital.

“Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Ai po trajtohet dhe është në duar të sigurta. Familja e tij kërkon paqe dhe privatësi gjatë kësaj periudhe, për t’i mundësuar shërimin e plotë,” thuhet në njoftimin e klubit në Instagram.

Drenthe, i cili u konsiderua një prej talenteve më premtues të futbollit holandez, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë pas transferimit te Real Madridi. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në Spanjë, Angli, Rusi, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa futbollin aktiv e përfundoi në Holandë në vitin 2019.

Lajmi është konfirmuar edhe nga FC Der Rebellen, ekipi i ish-lojtarëve profesionistë ku bën pjesë edhe 38-vjeçari.

Pas tërheqjes nga futbolli, Drenthe iu përkushtua muzikës dhe prej vitit 2023 punon si komentator në kanalin holandez Ziggo Sports./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara