Lajmet

​Mbledhja e përbashkët e Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës

Raportohet se janë rreth 15 marrëveshje që pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje të përbashkët.

Published

on

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, takohen sot në Elbasan, ku edhe do ta mbajnë mbledhjen e përbashkët.

Raportohet se janë rreth 15 marrëveshje që pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje të përbashkët.

Fokusi i kabineteve qeveritare do të jetë në fushën e lëvizjes së lirë, arsimit, drejtësisë, infrastrukturës, kulturës dhe lehtësimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar.

Njohësit e proceseve politike të të dyja shteteve, kanë sugjeruar qeveritë të shmangin dallimet për iniciativën rajonale Ballkani i Hapur dhe të fokusohen në avancimin e marrëdhënieve bilaterale. Kjo është mbledhja e shtatë me radhë e dy qeverive.

Ja axhenda:

09:45– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës

10:00– Mbërritja e Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës

Në mbërritje, kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë

10:10– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë

11:20– Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

11:30– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

12:05– Foto e përbashkët

13:10– Forumi i Biznesit Shqipëri-Kosovë

Bashkëbisedim i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve.

Aktualitet

​Aksident në Komoran, humb jetën një person dhe dy të lënduar rëndë

Published

on

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Komoran të Drenasit, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar. Aty kanë qenë të përfshira gjashtë automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar se rreth orës 18:20, është raportuar një aksident trafiku me gjashtë automjete të përfshira dhe persona të lënduar, i cili ka ndodhur te udhëkryqi, te ura në Komoran, në drejtimin Pejë-Prishtinë.

Hoxha tha se pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, për të reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës.

Ndërkaq, Naser Syla, drejtor i Emergjencës në QKUK, ka thënë se një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Continue Reading

Aktualitet

Suspendohen katër zyrtarë policorë pas vrasjes së trefishtë në Gjilan

Published

on

Katër zyrtarë policorë janë suspenduar nga puna pas vrasjes së trefishtë në Gjilan, ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës.

Bazuar në rekomandimin e IPK-së janë suspenduar një rreshter policor dhe një hetues nga njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë rajonale në Gjilan, një rreshter policor – shef i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës dhe një zyrtar policor i angazhuar në Njësinë e Reagimit të Shpejtë, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan.

Ky institucion tha se ka filluar një hetim paraprak në kuadër të të cilit do të hetohet nëse ka pasur ndonjë “lëshim apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan”.

 “Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore Gjilan është duke zhvilluar hetime penale paraprake ndaj të lartcekurve lidhur me dyshime për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me elemente të veprës penale. Hetimet janë në fazën fillestare dhe përfshijnë mbledhjen e provave materiale, marrjen e deklaratave dhe veprime të tjera procedurale”, tha IPK-ja në një njoftim për media.

Në një kafene afër Komunës së Gjilanit, si pasojë e të shtënave me armë u vranë babë e bir, të dielën, e më vonë vdiq edhe njëri nga të plagosurit rëndë, i cili po trajtohej në spital.

I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan është  Mefail Shkodra, person me të kaluar penale, përfshirë edhe në fajde.

Continue Reading

Aktualitet

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare

Published

on

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Pritjet më të gjata raportohen në pikat kufitare në Han të Elezit dhe Merdarë ku pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 10 minuta, kurse në pikat tjera kufitare raportohen pritje nga 3 deri në 5 minuta.

Përditësimi i të dhënavë të fundit është në ora 7:29 të mëngjesit.

Continue Reading

Aktualitet

Vritet një person në Prishtinë, nisin hetimet

Published

on

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është vrarë me armë zjarri mbrëmë në Hajvali të Prishtinës. Lidhur me këtë rast autoritetet tashmë kanë nisur hetimet dhe janë në kërkim të një personi të dyshuar i cili është identifikuar.

“Rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha Policia e Kosovës.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha se viktima është sjell pa shenja jete në emergjencë.

Continue Reading

Të kërkuara