Lajmet

​Mbi 90% e pacientëve në Mjekësinë Sportive me oksigjenoterapi

Published

on

Klinika e Mjekësisë Sportive vazhdon të jetë e ngarkuar me pacientë të infektuar me COVID-19.

Aktualisht në Klinikën Infektive ll janë të shtirë 109 pacientë. Në përgjithësi gjendja e të shtrirëve është stabile, përveç 10 pacientëve që kanë simptomatologji më të rëndë shëndetësore. Por edhe në këtë klinikë COVID ka shumë pak persona që janë të vaksinuar kundër pandemisë.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, menaxheri i Mjekësisë Sportive, Artan Ahmeti, i cili tha se aktualisht në Infektiven ll janë të lirë edhe 60 shtretër që i takojnë hapësirës së re së destinuar për pacientët me COVID. Ahmeti njoftoi se mbi 90 për qind e të shtrirëve në këtë klinikë janë me oksigjenoterapi.

“Në Klinikën Infektive ll aktualisht janë të shtrirë 109 pacientë. Shtretër të lirë janë mbi 60, të cilët janë me bombola oksigjeni, sepse në pjesën ekzistuese ku ka oksigjen qendror zakonisht i kemi të mbushur kapacitetet. Mirëpo, vazhdimisht kemi lirime të pacientëve dhe ato vende të lira pacientët transferohen prej asaj pjese në këtë pjesë puna që mos të shfrytëzohen bombolat pasi që ekziston oksigjeni i lëngshëm. Shumica janë në gjendje stabile, janë shumica me oksigjenoterapi, një numër i tyre rreth 10 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Këtu nuk kemi respiratorë intubim. Ata që janë më të rëndë jemi në kontakt të vazhdueshëm me anesteziolog dhe varësisht nga parametrat klinik ata pritet të transferohen në mjekimin intensiv qendror COVID. Mbi 90 % janë me oksigjenoterapi”, tha Ahmeti.

Edhe në Mjekësinë Sportive pranë QKUK-së numri i pacientëve të vaksinuar nuk është i madh, por këta qytetarë të imunizuar qoftë me dozën e parë apo edhe të dytën, po e kalojnë më lehtë variantin Delta pas imunizimit kundër COVID-19.

“10 janë me dy vaksina dhe 11 janë me vetëm me një vaksinë nga 109 pacientë që i kemi gjithsej… Deri tani nuk e kemi pasur asnjë vdekje të pacientëve me dy vaksina. Pacientët e vaksinuar janë në gjendje më të lehtë. Pacienti që ka marrë një ose dy doza mund të ketë edhe shumë sëmundje shoqëruese që ndoshta COVID-i është një përkeqësim i situatës, por jo shkaktar i vdekjes”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti ka ritheksuar se trajtim spitalor si pasojë e infektimit me variantin delta po vazhdojnë të kërkojnë edhe shumë të rinj, por ka edhe mosha më të shtyra.

“Ky variant për dallim nga variantet tjerë, prek më shumë moshën e re. Shumica e pacientëve të hospitalizuar kanë qenë të moshës mesatare. Kemi pacientë shumë të rinj, por kemi edhe pacientë të vjetër edhe pse dominon mosha mesatare. Ky variant përveçse ka një prekje të moshave të reja, është edhe më i rëndë si sëmundje këta pacientë kanë një sëmundshmëri më të madhe për këtë arsye kemi edhe një vdekshmëri më të lartë“, tha menaxheri i Klinikës Infektive ll.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 32 vdekje si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë regjistruar edhe 1 mijë e 612 raste pozitive. Po ashtu, në 24 orët e fundit janë administruar 20 mijë e 618 doza të vaksinës, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit në Kosovë janë administruar 862 mijë e 224 doza.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara