Lajmet

​Mbi 2 milionë euro u gjobiten subjektet politike nga PZAP për 13 vjet

Published

on

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që nga viti 2008 dhe deri në vitin 2021, ka pranuar mbi 560 ankesa për zgjedhje. E vlera totale e gjobave të shqiptuara për subjektet politike ka qenë mbi 2 milionë euro. Kështu u tha në hulumtimin e publikuar nga Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D), me titullin “Zgjedhjet para gjykatës”.

Me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Prishtinë, janë monitoruar proceset zgjedhore që nga viti 2010 dhe ky është edicioni i tretë i punimit Drejtësia Zgjedhore.

Hulumtuesi Allen Meta tha se në zgjedhjet lokale ka më shumë ankesa dhe parashtresa për dallim nga ato nacionale.

“Partia Demokratike e Kosovës prin me gjoba nga PZAP. Vetëm në vitin 2017 në zgjedhjet lokale, LDK e ka marrë këtë primat. Vetëm PDK dhe LDK kanë qenë partitë që janë gjobitur më së shumti nga PZAP. Ka rënie të madhe të kallëzimeve penale dhe personave të përfshirë prej vitit 2013 deri në vitin 2021”, ka thënë ai.

Që nga viti 2013 deri në vitin 2021 ka rënie edhe të numrit të rasteve të personave të arrestuar. Mbi 27 mijë euro janë shqiptuar gjoba në vitin 2021 për gjashtë televizionet më të mëdha në Kosovë.

Më tej, D4D ka kërkuar që e drejta e votimit jashtë vendit të përfshihen në reformën zgjedhore.

Richard Le Vay nga Ambasada Britanike në Prishtinë, theksoi se zgjedhjet e shkurtit ishin shumë të rëndësishme për ardhmërinë e Kosovës.

Kryesuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka treguar për bashkëpunimin që kanë me institucionet kompetente për ruajtjen e votës së lirë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara