Kulturë

​Mbahet manifestimi “Drita e Gonxhes”

Published

on

Në 111-vjetorin e lindjes së shenjtores shqiptare Nënë Tereza, sot para pllakës përkujtimore ku gjendeshin themelet e shtëpisë së saj ku lindi, filloi manifestimi i organizuar nga ITShKSh në Shkup, “Drita e Gonxhes”.

Drejtori i Institutit, Skender Asani, theksoi se ITShKSh ka inicuar, në formë të një elaborati, idenë për ta vendosur nën mbrojtje të shtetit emrin dhe veprën e Nënës Terezë, duke i dhënë vendin e merituar trashëgimisë së saj në kujtesën tonë kolektive.

Ai tha se në kuadër të Departamentit të Trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Tereza, janë grumbulluar fakte e argumente për ta mbështetur idenë që ajo të vendoset nën mbrojtjen e shtetit, me ç’rast është botuar edhe elaborati, i cili tash më ndodhet në zyrat kryesore të institucioneve dhe së shpejti edhe në zyrat e diplomatëve të huaj në Maqedoninë Veriore.

“Dita e sotme që ndërlidhet me datëlindjen e Nënës Terezë, mund të na shërbejë si një shkas për të reflektuar dhe tërhequr, me veprimet tona, gjithë vëmendjen ndaj kësaj figure kolosale. Shpresoj që kjo vëmendje tash e tutje do të ketë fokusin e merituar në institucionet shtetërore, duke kaluar nga evokimi në materializim të figurës së Nënës Terezë, përmes një kornize juridike e cila do të shpallte atë aset shtetëror nën mbrojtje të ligjit”, potencoi drejtori Asani.

Profesor Anton Nikë Berisha nga Kosova, autor i parathënies së elaboratit “Shenjtorja jonë nën mbrojtjen e shtetit”, tha se me këtë botim Instituti ka dëshmuar një vetëdijesim të lartë për t’u bërë të ditur organeve përkatëse të RMV-së se këtë figurë të madhe duhet ta bëjnë pjesë të jetës shoqërore, kulturore dhe politike, sepse Nëna Tereze është një simbol që i afron kulturat, njerëzit dhe pikëpamjet e tyre, duke mundësuar një veprimtari të përbashkët që është një bazë e mirë për zhvillimin dhe përparimin e shtetit.

Kryetari i shoqatës qytetare “Shkupjanja Nënë Tereza, Dimçe Petrushevski, tha se përmes figurës së Nënë Terezës afirmohemi të gjithë ne si një shoqëri, pa dallim të përkatësisë nacionale dhe fetare, andaj edhe jemi krenar dhe me fat që e kemi bashkëqytetaren tonë përfaqësuese të denjë në mbarë botën.

Publicisti dhe studiuesi Emin Azemi, foli rreth rëndësisë së manifestimit “Drita e Gonxhes”, i cili filloi sot dhe do të zgjasë deri më 5 shtator, kur janë paraparë disa aktivitete kulturore e shkencore në nderim të kësaj figure të madhe të mbarë njerëzimit.

Sopranoja Besiana Mehmedi interpretoi këngën “Lamtumirë”, me tekst të Gonxhe Bojaxhiut (shkruar më 1928 gjatë shkuarjes në mision në Indi) dhe muzikë të Lorenc Antonit, shoqëruar me piano nga Shkëlzen Baftiari.

Në fund, nga disa delegacione u vendosën kurora lulesh të freskëta para pllakës përkujtimore të vendndodhjes së shtëpisë së lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Shën Nënë Terezës. 

Kulturë

Ftesë publike për propozimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arteve

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka bërë thirrje publike drejtuar institucioneve të artit dhe kulturës, institucioneve akademike, organizatave joqeveritare si dhe akterëve relevantë, që të propozojnë kandidatë për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Arteve.

Këshilli do të përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët do të vijnë nga fusha të ndryshme të artit dhe kulturës. Mandati i tyre do të zgjasë 5 vite, ndërsa çdo institucion ka të drejtë të propozojë deri në tre kandidatë. Kandidatët e propozuar duhet të kenë përvojë profesionale në fushën e artit dhe kulturës, integritet të lartë moral si dhe kontribut të dëshmuar në zhvillimin e skenës kulturore.

Afati për aplikim është 21 ditë nga data e publikimit të ftesës publike. Aplikimet dorëzohen në Arkivin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në Prishtinë.

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci takon përfaqësuesit e OKB-së, në fokus bashkëpunimi për kulturën dhe turizmin

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim Koordinatorin për Zhvillim në Kosovë të Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Malley, së bashku me përfaqësues të agjencive të OKB-së në vend. Gjatë këtij takimi, palët diskutuan mundësitë e koordinimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe organizatave në kuadër të Kombeve të Bashkuara, me theks të veçantë në zhvillimin e projekteve në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe turizmit.

Sipas njoftimit, të dyja palët shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe për koordinimin e iniciativave të përbashkëta në të ardhmen, me synim avancimin e sektorëve përkatës dhe rritjen e ndikimit të projekteve zhvillimore në vend.

Continue Reading

Kulturë

23 Prilli – Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit

Published

on

Sot, më 23 prill, në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit, një datë që synon të nxisë leximin, të promovojë krijimtarinë dhe të rrisë vetëdijen për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të autorëve.

Kjo ditë e veçantë ka origjinën nga tradita e Katalonisë në Spanjë, ku lexuesve që blinin libra u dhurohej edhe një trëndafil – një simbol i bukur i dashurisë për librin dhe dijen.

Data 23 prill nuk është zgjedhur rastësisht. Ajo lidhet me jetën dhe veprën e disa prej figurave më të mëdha të letërsisë botërore, si William Shakespeare, Maurice Druon, Halldór Laxness, Vladimir Nabokov dhe Josep Pla. Që nga viti 1995, UNESCO e ka shpallur zyrtarisht këtë datë si Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm që kanë librat dhe krijuesit në zhvillimin kulturor dhe shoqëror.

Në shumë vende të botës organizohen aktivitete të ndryshme si panaire libri, lexime publike, diskutime letrare dhe fushata ndërgjegjësuese, të cilat synojnë të rikujtojnë rëndësinë e leximit dhe mbështetjes së autorëve.

Dita e sotme shërben si një thirrje për të gjithë që të afrohen më shumë me librin – një burim i pashtershëm dijeje, imagjinate dhe zhvillimi personal.

Continue Reading

Lajmet

Rahoveci drejt një qendre moderne për art dhe inovacion

Published

on

Në Rahovec po vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion, një projekt që synon të krijojë një hapësirë bashkëkohore për zhvillimin e jetës kulturore dhe kreative në qytet. Kjo qendër pritet t’u shërbejë artistëve, të rinjve dhe gjithë komunitetit artdashës, duke ofruar kushte më të avancuara për krijimtari, bashkëpunim dhe zhvillim profesional.

Me një investim që tejkalon 3 milionë euro, projekti synon të forcojë infrastrukturën kulturore në Rahovec dhe të hapë mundësi të reja për zhvillimin e artit dhe inovacionit, jo vetëm në nivel lokal, por edhe më gjerë.

Continue Reading

Të kërkuara