Lajmet

​MAShTI: Po përpiqemi të arrijmë një marrëveshje në nivel regjional për njohjen e diplomave, po pengon Serbia

Pupovci tha se Qeveria është në fazën e marrjes së një vendimi se si do të veprohet në të ardhmen.

Published

on

Njohja e diplomave universitare mes Kosovës dhe Serbisë ende mbetet e pazbatueshme nga të dyja palët, ndonëse Kosova për 5 vite ka njohur 1 mijë e 800 diploma të palës tjetër. Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) thonë se janë duke përpjekje që në nivel regjional të arrijnë marrëveshje rreth njohjes së diplomave mes të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Por zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci tha se është delegacioni i Serbisë që ka insistuar që në raportin Kosovë – Serbi të zbatohet Marrëveshja e Brukselit, gjë që nuk përbën zgjidhje.

Pupovci në një konferencë për medie lidhur me aktivitetet e zhvilluara përgjatë dy javëve të fundit tha se Qeveria e Kosovës është në fazën e marrjes së një vendimi se si do të veprohet në të ardhmen.

“Për këtë ekziston një marrëveshje e vitit 2012 (nëse nuk gaboj) dhe kjo marrëveshje ka vite që nuk zbatohet sepse përfshinë në vete edhe palën e tretë, Asosiacionin e universiteteve evropiane, i cili thjesht është tërhequr nga roli i vet dhe nuk pranon më që t’i certifikojë diplomat e njërës palë për nustrifikim të palës tjetër, prandaj edhe procesi ka mbetur peng i mungesës së palës së tretë. Jemi duke bërë përpjekje që në nivel regjional të arrijmë marrëveshje rreth njohjes së diplomave mes të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, por këtu më duhet të them se delegacioni i Serbisë në këto negociata ka insistuar që në raportin Kosovë – Serbi të zbatohet marrëveshja e Brukselit, që na sjellë në situatën kur faktikisht diplomat nuk mund të njiheshin, dhe nuk kishte asnjë kuptim që të lidhej një marrëveshje e tillë, aq më tepër kur nuk kemi problem me Maqedoninë, Malin e Zi”, tha ai.

Pupopvci në këtë konferencë foli edhe për prioritetet e MAShT-it dhe planet strategjike. Sipas tij, MAShTI karakterizohet me tri fjalë kyçe mbi të cilat veprohet: cilësi, gjithëpërfshirje dhe llogaridhënie në sistemin arsimor të Kosovës.

“Kur flasim për prioritetet, kisha dashur me u fokusu e ato janë: rritja domethënëse të pjesëmarrjes në edukimin e hershëm dhe përfshirjes në arsim përmes ndërtimit të çerdheve të reja dhe adaptimit të infrastrukturës ekzistuese, licencimit të mësimdhënësve, përmirësimit të cilësisë së teksteve shkollore, digjitalizimit dhe rritjes së besueshmërisë së testeve kombëtare; përmirësimin e cilësisë së arsimit… Në fushën e arsimit profesional, prioritet është përputhja e programeve në arsim profesional dhe në arsimin e lartë me nevojat e tregut të punës dhe përmbushja e standardeve të cilësisë, duke e mbështetur punën praktike”, tha Pupovci.

Zëvendësministri ka përmendur edhe njëherë pagesën e 32 zyrtarëve të nacionalitetit serbë, për të cilët, javën që shkoi gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave ka thënë se t’iu pezullohen pagat.

Sipas tij, pagat e tyre për muajin shkurt do të pezullohen me qëllim që të njëjtit të paraqiten te punëdhënësi dhe t’i pranojnë detyrat e tyre të punës ose të deklarohen se a dëshirojnë të punojnë. 

Continue Reading

Lajmet

​Gjiganti evropian po e shqyrton mundësinë e shkarkimit të trajnerit

Published

on

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, po përballet me presion të madh pas humbjes së rëndë 3:0 në derbin kundër Manchester City. Portugezi, i cili e mori drejtimin e klubit në nëntor të vitit 2024 duke zëvendësuar Erik ten Hag, kishte vendosur një ultimatum dyvjeçar për të dëshmuar se është njeriu i duhur për “Djajtë e Kuq”, por tashmë pozita e tij është në pikëpyetje më pak se një vit pas emërimit.

Që prej marrjes së drejtimit, Amorim ka grumbulluar vetëm 31 pikë në 31 ndeshje, ndërsa këtë sezon ekipi ka arritur vetëm katër pikë nga katër takime.

Edhe pse klubi investoi rreth 200 milionë paund në merkato për të afruar lojtarë si Matheus Cunha, Bryan Mbeumo dhe Benjamin Sesko, United vazhdon të zhgënjejë në fushë.

Portugezi theksoi se nuk do të heqë dorë nga filozofia e tij e lojës, duke u shprehur se nëse klubi kërkon të ndryshojë stilin, atëherë duhet të emërojë një trajner tjetër.

“Kur të dua të ndryshoj filozofinë time, do ta bëj vetë. Nëse jo, atëherë duhet të ndryshoni trajnerin. Unë besoj në mënyrën time të lojës dhe do të vazhdoj kështu derisa të vendos ndryshe,” tha Amorim pas ndeshjes në “Etihad”.

Trajneri portugez kujtoi gjithashtu se kur mori drejtimin e United kishte kërkuar kohë për të ndryshuar aspektin fizik dhe organizimin e ekipit, duke theksuar se Premier League është një kampionat shumë i vështirë. Në sezonin e kaluar, suksesi më i madh i tij ishte arritja deri në finalen e Ligës së Evropës, ku United u mposht në Bilbao, duke mbetur kështu pa garat evropiane këtë vit.

“Unë po vuaj më shumë se tifozët. Do të jap gjithçka për klubin derisa të jem këtu, por vendimi për të ardhmen nuk është i imi,” shtoi Amorim.

Humbja ndaj Manchester City ka shtuar dyshimet mbi të ardhmen e tij në “Old Trafford”, ndërsa bordi i klubit pritet të marrë së shpejti një vendim për fatin e stolit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Renditje interesante në Superligë pas katër xhirove

Published

on

Pas katër xhirove të para në Superligën e Kosovës në futboll, Dukagjini ka marrë kreun e renditjes me 9 pikë, duke shënuar tri fitore dhe duke pësuar vetëm një humbje, me golavarazh 7:3.

Në vendin e dytë qëndron Ballkani me 8 pikë, pas dy fitoreve dhe dy barazimeve, ndërsa Prishtina ndodhet e treta me 7 pikë, duke qenë ekipi më produktiv në sulm me 9 gola të shënuar.

Prishtina e Re dhe Ferizaj kanë nga 6 pikë, duke konfirmuar një start solid të sezonit. Gjilani dhe Drenica renditen me nga 4 pikë, ndërsa Malisheva ka mbetur në kuotën e 3 pikëve.

Në fundin e tabelës gjenden Drita me 2 pikë, që ka zhvilluar vetëm tre ndeshje, dhe Llapi, po ashtu me 2 pikë, që ende nuk ka shënuar fitore.

Pas katër xhirove të para, gara për kreun mbetet e hapur, ndërsa në pjesën e poshtme disa skuadra tashmë ndodhen nën presion për t’u ngritur në renditje./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte

Published

on

By

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të hënën kanë arrestuar personin me inicialet D.N., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas njoftimit, i dyshuari D.N., është arrestuar në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në kufi me Serbinë.

“D.N., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga 13 prilli deri më 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Kryesuesja e OSBE-së nesër në Prishtinë

Published

on

By

Në Kosovë nesër do të jetë kryesuesja e radhës e OSBE-së, Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen. Bëhet e ditur se do të ketë takime me Presidenten Osmani, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të Akademisë së Dialogut të OSBE-së, KFOR-it dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Ndërsa në ora 11:45 Valtonen do t’i adresohet mediave./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara