Lajmet

​Masat e reja me pasoja për bizneset

Published

on

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, Shoqata e Gastronomisë dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, janë kundër masave të reja antiCOVID, të paralajmëruara nga Qeveria e Kosovës.

Në anën tjetër, gastronomët kërkojnë nga qeveria mbështetje për kohën e kufizimit të orarit të punës, ndonëse lejimi i punës vetëm në hapësira të hapura në këtë kohë kur kanë rënë temperaturat po del të jetë i pa pranishëm për ata.

Rukiqi thotë për KosovaPress se krahas gjendjes alarmante, masat janë të nevojshme, por siç thekson ai fokusi i qeverisë në menaxhimin e pandemisë duhet orientuar edhe te vaksinimi masiv i qytetarëve sikur vendet tjera. Masat sipas Rukiqit, ndikojnë në çdo sektor, pastaj edhe në ekonominë e Kosovës.

“Gjithsesi masat të cilat duhet me ndal numrin e lartë të vdekjeve dhe të atyre të hospitalizuar janë të nevojshme. Por qëllimi i vendeve kryesore sot është nxitja e vaksinimit në mënyrë që të parandalohen hospitalizimet dhe vdekjet. Këtu duhet të jetë fokusi i menaxhimit të pandemisë. Prandaj, mund të duken të domosdoshme marrja e masave, por ato duhet të jenë ndaj atyre që nuk po vaksinohen më shumë. Mbështetja në përgjithësi ka qenë simbolike, ku në shumë raste e ka lehtësuar gjendjen e bizneseve, por tani jemi në fazën që sapo e krijuam një cikël të mirë të qarkullimit të biznesit dhe normalisht çdo ndërprerje tani e atij cikli len pasoja pavarësisht ndihmës financiare nuk mund të sanohen lehtë”, theksoi Rukiqi.

Ndërsa, për rikthimin e orës policore, kundër është kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva. Për këtë masë ai ka kërkuar që të rishqyrtohet, pasi që sipas tij, është e panevojshme. Sogojeva thotë se ka informacione që edhe procesi mësimor do të shtyhet deri më 13 shtator.

“Duke parë gjendjen faktike dhe alarmante, ku sot edhe BE-ja po e konsulton rastin e Kosovës, për me hyrë në pjesën e rrezikshmërisë. Vet fakti që jemi në këtë gjendje, ne dosido në një farë forme duhet me përkrahur diçka që zbutë këtë situatë. Normal, që më së shumti neve na ‘dhemb’, pasi që më së shumti preket ky sektor. Por, masat të cilat pritet të merren, do të kemi shkurtim të orarit të punës për 1 orë për hoteleri, gastronomi, pastaj do të punohet vetëm në hapësirat e hapura me 75 për qind të kapaciteteve. Po ashtu, edhe sektor të tjerë, sipas informatave deri më 13 shtator edhe shkollat nuk do të fillojnë. Por, ne themi që këto humbje të mbulohen dhe të gjen alternativa dhe forma qeveria për t’i mbuluar. Është mirë që të rishqyrtohet edhe një herë, nuk ka nevojë për orë policore”, theksoi Sogojeva.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi thotë se janë të gatshëm që t’i respektojnë masat, por sipas tij, vetëm në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Në të kundërtën, ai tha se masat janë të papërballueshme për bizneset.

Kllokoqi thekson se lejimi i punës vetëm në hapësira të hapura janë vështirë të zbatueshme për shkak të kohës së ftohtë tash në prag të vjeshtës.

“Ne jemi të vetëdijshëm, ne duhet me dal krah shtetit, mirëpo edhe shteti të del krahë tonin… Ne jemi drejt muajit shtator, drejt vjeshtës dhe drejt ftohjes së motit në Kosovë. Prandaj, kuptohet që puna jonë vetëm në hapësirat e jashtme është papranueshme prej anës sonë me punuar, sepse ne veç po e ftohim stafin tonë dhe klientët tonë dhe nuk është zgjidhje ajo. Mirëpo, më mirë është me funksionuar ne në hapësirat e brendshme me distancë ose me respektim të masave, se sa në hapësirat e jashtme me ftohje. Kjo nuk është që ne kemi mundur me pranuar, por unë kam qenë vet me virus dhe nuk kam mundur me qenë në takim (me ministrin Viti). Mirëpo, nga të gjitha odat dhe shoqata jonë është kërkuar bashkëpunim prej Ministrisë së Shëndetësisë”, thotë ai.

Masat e reja të cilat priten të merren dhe të vlejnë deri më 13 shtator, sipas kryetarit të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, është orari i punës, i cili do të reduktohet për një orë, nga 22:30 në 21:30; Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës; Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare; Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura; Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona; dhe Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.

Vetëm dje si pasojë e virusit COVID-19 kanë humbur jetën 18 qytetarë, ndërsa janë infektuar 2 mijë e 295. 

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara