Lajmet

​Maqedonia e Veriut rrezikon reduktime të rrymës gjatë sezonit të dimrit

Restrikcione nuk do të ketë vetëm nëse sigurohet energjia nga Greqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia.

Published

on

Vendi mund të ketë reduktime të furnizimit me energji elektrike gjatë sezonit të dimrit, nëse autoritetet nuk sigurojnë 1/3 e nevojave të konsumit ditor nga importi me shtetet fqinje.

Nga “MEPSO” thonë se në bazë të potencialit prodhues të termocentraleve sigurohet 65-70% e energjisë nga burimet vendore ndërsa 30-35% e energjisë importohet. Drejtori i MEPSO-s Orhan Murtezani, tha se restrikcione nuk do të ketë vetëm nëse sigurohet energjia nga Greqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia.

“Ky trend i njëjtë është në disa vitet e fundit dhe nëse kemi parasysh planin e paraqitur të ELEM për prodhimin e energjisë gjatë dimrit që vjen por edhe tentativat e qeverisë për të siguruar energji elektrike nga shtetet fqinje, nëse gjitha këto hapa përmbyllen me sukses, atëherë besoj që ky dimër do të duhet të kaloj pa devijime ose probleme të theksueshme”, tha Orhan Murtezani, drejtor i SH.A.“MEPSO”.

Por përqindja e importit të rrymës mund të jetë edhe më e lartë nëse marrim parasysh energjinë elektrike që shkon dëm gjatë shkaku i rrjetit të amortizuar. Në trafo stacionet dhe nga largpërçuesit që administron MEPSO humbja e rrymës është 1,8% ose 125 GW/h në vit. Ndërsa nga EVN thonë se janë shqetësuese llogaritjet për humbjen teknike të energjisë gjatë furnizimit në rrjetin e amortizuar të shpërndarjes së EVN-së.

“Në vitin 2021 rreth 14% e prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike që ka kaluar përmes rrjetit të shpërndarjes llogaritet si humbje teknike dhe komerciale. Kjo përqindje e humbur është 913,4 GW/h që në shpenzim arrin vlerën e 20 milion eurove. Pa marrë parasysh se a janë teknike apo komerciale, të gjitha sasitë e humbjeve EVN i prokuron në treg të hapur sipas çmimeve të tregut”, njoftojnë nga EVN Maqedoni.

Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës thonë se me ligjet e fizikës është normale të humbet energjia deri në 15% e prodhimit të përgjithshëm, por nga kompania shpërndarëse EVN thonë se KRRE nuk e pranon humbjen e denoncuar prej 14%, por ka legjitimuar në treg vetëm 12% humbjes së rrymës. 

Por, a paguajnë qytetarët humbjet në rrjet? Sipas EVN në vetë faturat e energjisë elektrike, në mënyrë transparente dhe të detajuar është pasqyruar se për çfarë paguajnë konsumatorët, dhe ajo është: Kompensim për energjinë elektrike të konsumuar, Kompensim për transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike (MEPSO dhe Elektrodistribuimi), TVSH 5% dhe Taksa komunale për ndriçim publik. 

Nga ana tjetër, humbje ka edhe nga vjedhjet. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 300 mijë MW/h energji elektrike vidhen çdo vit në vend, shumë e cila është afër 10% e konsumit të përgjithshëm të rrymës për amvisëritë në Maqedoninë e Veriut. 

Nga autoritetet thonë se nga kyçjet ilegale në rrjet dëmi kalon mbi 100 milionë euro në vit dhe shumica e hajnave atë e përdorin për gërmim të kriptovalutave./Alsat.mk

Lajmet

Nis seanca plenare e Kuvendit

Published

on

Kuvendi i Kosovës ka filluar senacen plenare, raporton Ekonomia Online. Në rendin e ditës janë gjithsej shtatë pika, përfshirë përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimin e një komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe shqyrtimin e dytë të një projektligji për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.-Deklarimet jashtë rendit të ditës.-Pyetjet parlamentare.-Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.-Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.-Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Komisioni miraton projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Published

on

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar me shumicë votash Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve.

Kryetari i Komisionit, Fahrush Rexhepi, ka bërë të ditur se komisioni ka pranuar raportin nga Komisioni Funksional për Buxhet, i cili përmban 12 amendamente.

“Ne kemi marrë raportin nga Komisioni Funksional për Buxhet, ky raport ka 12 amendamente”, ka deklaruar Rexhepi, raporton EO.

Ndërkaq, shqyrtimi i fushëveprimit të Komisionit dhe i Planit të Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026 është shtyrë për mbledhjen e radhës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përmbytjet në Stamboll: 14-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike, mbi 2.500 raportime për motin e keq

Published

on

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Stamboll të Turqisë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë vërshimeve.

Sipas mediave turke, i mituri me inicialet M. I. shkeli në një pellg uji në parkun Çukurbostan, në lagjen Balat të distriktit Fatih. Ai u dërgua pa ndjenja në spital, por ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin me rreth 16 milionë banorë. Janë raportuar më shumë se 1.200 raste përmbytjesh, 15 rrëshqitje dheu dhe dhjetëra raste të personave të bllokuar nga uji i rrëmbyeshëm.

Shërbimet emergjente kanë pranuar gjithsej 2.518 raportime të lidhura me kushtet e këqija atmosferike.

Sipas të dhënave, reshjet kanë prekur 808 objekte banimi, 280 ambiente biznesi dhe 76 automjete. Shtëpi, dyqane, rrugë dhe nënkalime janë përmbytur, ndërsa shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në ujë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të enjte nga ora 13:00, do të vazhdojë seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, shtetase argjentinase, në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

Në seancën e mbajtur të hënën, Nika është deklaruar sërish i pafajshëm për akuzën, duke thënë para trupit gjykues: “I pafajshëm 100 për qind”.

Më 19 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar Nikën me 18 vjet burgim. Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara