Lajmet

​Maqedonia e Veriut do të importojë grurë nga Bullgaria

Nikolovski ka shkruar se të dyja vendet po ndërtonin marrëdhënie të mira fqinjësore.

Published

on

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë së Veriut, Lupço Nikolovski ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje me homologun e tij bullgar, Ivan Ivanov, që sasi të tjera të grurit do të sigurohen nga vendi i tij.

Në një postim në Facebook, Nikolovski ka shkruar se të dyja vendet po ndërtonin marrëdhënie të mira fqinjësore dhe së bashku do ta kalonin më lehtë krizën e vazhdueshme.

Dy ministrat ndodhen në Berlin për takimin ministror në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Dialogut për Politikat Bujqësore Gjermani-Ballkani Perëndimor.

Takimi ministror mbahet nën kryesimin e përbashkët të Ministrisë Federale të Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë dhe Grupit të Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal në Evropën Juglindore (SWG RRD), në të cilin Ministria e Bujqësisë e Bullgarisë ka një status vëzhguesi.

Procesi i Berlinit është një iniciativë e disa shteteve anëtare të BE-së, nën udhëheqjen gjermane, për t’u angazhuar me gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane të rajonit. Ai përbëhet nga samite vjetore dhe një seri takimesh ministrore./BTA

lajme

United Hospital – Fizioterapia moderne që rikthen lëvizjen, redukton dhimbjen dhe përmirëson cilësinë e jetës

Published

on

By

Prishtinë – Lëvizja pa dhimbje nuk është vetëm një dëshirë, por një objektiv i arritshëm kur trajtimi bazohet në diagnostikim profesional, teknologji bashkëkohore dhe kujdes të personalizuar. Pikërisht mbi këto parime funksionon Departamenti i Fizioterapisë në United Hospital, ku pacientët përfitojnë rehabilitim të avancuar për rikthimin e funksionit të plotë të sistemit muskuloskeletor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

I pajisur me teknologjinë më të fundit dhe i udhëhequr nga fizioterapistë me përvojë, departamenti ofron programe rehabilitimi të përshtatura sipas nevojave individuale të çdo pacienti. Qasja multidisiplinare synon jo vetëm lehtësimin e dhimbjes, por edhe trajtimin e shkakut të saj, duke mundësuar rikthim të sigurt në aktivitetet e përditshme.

Shërbimet përfshijnë rehabilitimin e patologjive të shtyllës kurrizore, përfshirë herniet diskale cervikale, torakale dhe lumbale, rehabilitimin ortopedik dhe post-operativ pas ndërhyrjeve të ligamenteve (ACL/PCL), menisqeve dhe vendosjes së protezave të gjurit apo kërdhokullës. Po ashtu, trajtohen me sukses dhimbjet muskulore, tendinitet, spasticiteti dhe mbingarkesat funksionale, ndërsa programe të veçanta janë të dedikuara për korrigjimin e posturës dhe edukimin e pacientëve për një qëndrim të shëndetshëm të trupit.

Në United Hospital, fizioterapia nuk kufizohet vetëm në trajtim, por përfaqëson një proces të plotë rehabilitimi, ku çdo pacient udhëhiqet me profesionalizëm drejt rikuperimit të qëndrueshëm dhe një jete më aktive. Investimi në rehabilitim të hershëm dhe të specializuar mbetet një nga mënyrat më efektive për të parandaluar komplikimet afatgjata dhe për të rikthyer mirëqenien fizike./rajonipress/

Për termine dhe konsultë profesionale:
📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë – Kosovë

Continue Reading

Aktualitet

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, me ç’rast njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Published

on

By

Një grua është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka shantazuar një burrë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e njëjta dyshohet se veprën penale “Shantazh” ndaj viktimës e ka ushtruar për disa muaj me radhë.

E dyshuara, pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. /E. A/

Continue Reading

Lajmet

Paradite mot i ngrohtë, pasdite priten reshje lokale e rrufe

Published

on

By

Të martën mbi vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, ku temperaturat minimale në orët e mëngjesit do të lëvizin nga 14°C deri në 17°C.

Ndërkohë, ato maksimale gjatë ditës pritet të ngrihen duke arritur nga 28°C deri në 32°C.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 2 deri në 8 m/s.

Ndryshim i lehtë i motit parashihet gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, ku në vende-vende priten reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara