Shëndeti

​Majdanoz për veshka të shëndetshme

Majdanozi i bën ato më të forta dhe parandalon formimin e gurëve.

Published

on

Majdanozi përmban minerale si kalciumi, hekuri dhe sulfuri. Majdanozi është një nga bimët mjekësore më të mira për shëndetin e veshkave. Majdanozi i bën ato më të forta dhe parandalon formimin e gurëve.

Kjo bimë e shëndetshme i pastron ato në mënyrë natyrale nga toksinat dhe të gjitha substancat e dëmshme që kërcënojnë shëndetin e veshkave.

Në këtë artikull të do të mësoni më shumë për tri kura natyrale që ndihmojnë në pastrimin e veshkave nga toksinat dhe substancat e dëmshme.

Lëngu i majdanozit për veshka të shëndetshme

Përbërësit:

Një tufë e vogël majdanoz

3 gota me ujë

Përgatitja:

Ngroheni ujin në një çajnik dhe përpara se të marrë valë hiqeni nga zjarri.

Shtoni tufën e majdanozit dhe lëreni të rrijë në ujë për 15 minuta dhe më pas kullojeni.

AgroWeb.org ju këshillon të pini dy-tre gota me çaj majdanozi çdo ditë sidomos pas çdo vakti.

Mund ta pini për 30 ditë e ta përsërisni nëse është e nevojshme.

Lëng kastraveci dhe majdanoz

Veshkat punojnë fort që të pastrojnë gjakun, të eliminojnë kripën dhe elementë të tjerë të dëmshëm.

Puna e tyre është shumë e vështirë, ndaj duhet t’u japim të gjithë ndihmën e mundshme.

Duke konsumuar majdanoz çdo ditë, ne ndihmojmë veshkat të pastrojnë organizmin nga toksinat.

Përbërësit:

1 kastravec

1 tufë me majdanoz

2 gota me ujë

Përgatitja:

Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser deri sa lëngu të jetë kompakt dhe hollojeni sipas dëshirës.

Më pas pini dy gota nga ky lëng, një në mëngjes esëll dhe një përpara se të bini për të fjetur.

Pijeni për 20 deri 30 ditë.

Lëng ananasi dhe majdanozi për pastrimin e veshkave

Përbërësit:

3 feta ananasi

2 tufa me majdanoz

1 litër ujë

Përgatitja:

Përziejini përbërësit në një mikser për 4 minuta.

Lëngun mos e kulloni dhe pijeni të gjithin përgjatë gjithë ditës.

Pijeni për 20-30 ditë.

Vlerat e tjera të majdanozit

Majdanozi përmban minerale si kalciumi, hekuri dhe sulfuri.

Ai është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe shumë vitaminave të tjera të dobishme.

Konsumi i majdanozit ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Aktualitet

Kardiologu Edis Demiri rrëfen një prej rasteve më sfiduese në karrierën e tij: Pacienti ishte në gjendje të rëndë, por gjithçka shkoi mirë

Published

on

Gjatë episodit të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, kardiologu invaziv, Edis Demiri ndau një prej rasteve më sfiduese në karrierën e tij, ku falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të ekipit mjekësor u shpëtua një jetë në rrezik të madh.

“Isha jashtë objektit të spitalit për një obligim zyrtar, kur më thirri një mjek nga urgjenca. Më tha se ka një pacient me infarkt akut në zemër dhe ka nevojë për trajtim të menjëhershëm”, rrëfen Demiri.

Ai tha se pacienti ishte një burrë 52-vjeçar, kurbetçar nga Holanda, i cili ishte në udhëtim me familjen e tij nëpër Ballkan.

Demiri tha se gjatë rrugës, në Kosovë, ai pësoi infarkt në zemër, duke hyrë në shok kardiogjenik.

“Gjendja ishte tejet serioze, familja e tij e tronditur dhe krejtësisht e papërgatitur. Ai ishte shoferi i kombit me të cilin udhëtonin, kështu që përgjegjësia mbi të ishte edhe më e madhe”, tregoi Demiri.

Falë intervenimit të shpejtë, siç tha Demiri pacienti u dërgua menjëherë në sallë ku iu hap arteria e mbyllur.

“Brenda dy-tre ditësh, pacienti u përmirësua dhe u lirua për në shtëpi. Ky rast ishte sfidues jo vetëm nga aspekti mjekësor, por edhe nga ai shoqëror. Është ndryshe kur dikush sëmuret në vendin ku jeton, dhe krejt tjetër kur ndodh kjo gjatë një udhëtimi, me gjithë familjen me vete”, përfundon Demiri.

Për më shumë ndiqni podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”. /Telegrafi/

Continue Reading

Shëndeti

Pse duhet të pish çaj jeshil çdo natë para gjumit?

Published

on

Çaji jeshil para se të flesh është një ndër pijet më të rekomanduara nga studimet për të bërë gjumë të qetë e të shëndetshëm. Por, duhet të bësh kujdes që të zgjedhësh çajin jeshil pa kafeinë.

Edhe përzgjedhja e këtij lloji çaji është e rëndësishme. Më poshtë janë renditur tri arsye që tregojnë pse duhet të pish çaj para gjumit.

Ndihmon në qetësim

Ky çaj ndihmon për të qetësuar nervat dhe për gjendje relaksi, të dyja të rëndësishme për të bërë një gjumë të qetë e për të qenë më energjike në mëngjes.

Përmirëson metabolizmin

Studimet kanë treguar se gjumi i qetë dhe i shëndetshëm ndikon në metabolizmin e trupit. Metabolizmi i shëndetshëm siguron një trup në formë të mirë e lëkurë të shkëlqyeshme. Gjumi i çrregullt ndikon në shtimin në peshë, ngadalëson metabolizmin. Çaj jeshil para se të flesh të siguron metabolizmin në gjendje pune optimale.

Pastron toksinat e trupit

Gjatë ditës, trupi grumbullon toksina, që bëhen të dëmshme nëse vijon të konsiderohen të parëndësishme apo të nënvlerësohen. Duke pirë çaj jeshil në mbrëmje, në një kohë kur të gjitha ushqimet janë depozituar, ndihmon trupin të pastrohet nga toksinat dhe të ndihet më i lehtë.

Continue Reading

Shëndeti

Përfundoi në spital pasi ndoqi këshillën mjekësore të ChatGPT-së

Published

on

Një artikull i ri ka paralajmëruar kundër përdorimit të Inteligjenës Artificiale për këshilla shëndetësore, pasi një 60-vjeçar u hospitalizua pasi ndoqi këshillën e ChatGPT-së.

Sipas artikullit, të publikuar në revistën Annals of Internal Medicine, pacienti, i shqetësuar nga efekti i kripës, kishte pyetur chatbot-in për një zëvendësues të klorurit dhe kishte filluar të konsumonte bromid natriumi për tre muaj, një substancë dikur e përdorur si qetësues.

Ai përfundoi në spital me simptoma të bromizmit, përfshirë akne në fytyrë, pagjumësi dhe paranojë.

Autorët thanë se IA-ja mund të përçojë informacione të dekontekstualizuara dhe theksuan se një profesionist shëndetësor nuk do të rekomandonte kurrë një zëvendësim të tillë. Ata shtuan se mjekët duhet të marrin parasysh ndikimin e IA-së kur analizojnë burimet e informacionit të pacientëve.

Ngjarja ndodhi para prezantimit të modelit të ri GPT-5, i cili tani pretendohet se është më i kujdesshëm në trajtimin e temave shëndetësore.

Vetë OpenAI thekson kompania që zotëron ChatGPT-në, nuk duhet të përdoret për diagnostikim apo trajtim.

Continue Reading

Shëndeti

Si ndikojnë alergjitë verore në çrregullimet mendore?

Published

on

Stina e verës, për shumëkënd, është sinonim i pushimeve, diellit dhe aktiviteteve në natyrë. Megjithatë, për disa që vuajnë nga alergjitë sezonale, kjo periudhë sjellë sfida të shumta, jo vetëm fizike, por edhe mendore.

Alergjitë të shkaktuara nga poleni ose pluhuri  nuk prekin vetëm hundët a sytë, studimet tregojnë një lidhje mes reaksioneve alergjike dhe shëndetit mendor.

Çfarë janë alergjitë verore?

Janë reagime të sistemit imunitar ndaj substancave që zakonisht janë të padëmshme për shumicën e njerëzve. Ndër shkaqet më të zakonshme përfshihen:

Poleni i barit, pemëve dhe luleve

Pluhurat e shtëpisë dhe myku

Pickimet e insekteve

Simptomat fizike përfshijnë rrjedhje hundësh, teshtima, kruarje të syve dhe kollitje, por këto simptoma shpesh kanë ndikim më të thellë se sa mendohet.

Lidhja midis alergjive dhe shëndetit mendor

Inflamacioni dhe ndikimi në tru – Kur trupi reagon ndaj alergjenëve, prodhon substanca si histamina e citokinat që shkaktojnë inflamacion. Ky inflamacion nuk mbetet në rrugët e frymëmarrjes, ndikon edhe në sistemin nervor qëndror. Citokinat pro-inflamatore janë të lidhura me simptoma depresive, ankth dhe lodhje mendore.

Cilësia e gjumit – Alergjitë shpesh prishin gjumin për shkak të bllokimeve në hundë dhe kruarjes së vazhdueshme. Mungesa e gjumit cilësor është një faktor i njohur rreziku për çrregullime mendore si depresioni dhe ankthi.

Ndryshimi i stilit të jetesës – Personat me alergji shpesh shmangin ambientet e hapura gjatë verës, duke reduktuar aktivitetin fizik dhe ndërveprimin social, dy komponentë të rëndësishëm për mirëqenien mendore. Izolimi social dhe mungesa e aktivitetit janë të lidhura me përkeqësim të gjendjes emocionale.

Stresi i përhershëm nga simptomat – Përballja e përditshme me kruarje, bllokim të hundës, lodhje dhe shpesh edhe përçmimi social çojnë në një stres kronik. Ky stres shpesh shoqërohet me zhvillimin ose përkeqësimin e çrregullimeve të tilla si ankthi i përgjithësuar ose depresioni.

Kush është më i rrezikuar?

Të rinjtë dhe adoleshentët, të cilët janë më të ndjeshëm emocionalisht

Personat me histori të mëparshme të çrregullimeve mendore

Njerëzit që jetojnë në zona urbane, ku ndotja përforcon efektet alergjike

Si të përballojmë ndikimin mendor të alergjive?

Menaxhimi mjekësor – Përdorimi i antihistaminikëve, sprejve nazalë dhe trajtimeve specifike për alergjitë është thelbësor.

Mbështetja psikologjike – Konsultimi me psikolog ose terapist mund të ndihmojë në përballimin emocional të simptomave të vazhdueshme.

Ruajtja e higjienës së ambientit – Mbyllja e dritareve gjatë orëve të pikut të polenit, larja e rrobave pas daljes në natyrë dhe përdorimi i filtrave HEPA.

Stërvitja dhe aktiviteti fizik – Aktiviteti i moderuar në ambiente të kontrolluara mund të ndihmojë në ruajtjen e humorit dhe të energjisë mendore.

Ndërsa alergjitë verore njihen për ndikimin fizik, ndikimi i tyre në shëndetin mendor është po aq i rëndësishëm për t’u adresuar. Ndërthurja e kujdesit fizik dhe atij emocional është çelësi për të përballuar këtë sfidë sezonale dhe për të ruajtur një cilësi të mirë të jetës edhe gjatë muajve të nxehtë.

 

Continue Reading

Të kërkuara