Sport

​Mac Allister kryen sot vizitat mjekësore me Liverpoolin

Alexis Mac Allister do të nëshkruajë kontratë deri në vitin 2028.

Published

on

Liverpool është gati të bëjë Alexis Mac Allisterin nënshkrimin e tyre të parë të afatit kalimtar të verës. Reprezentuesi argjentinas ka të ngjarë të bëhet lojtar i Liverpoolit këtë javë përpara se merkato për klubet e Premier Ligës të hapet zyrtarisht të mërkurën më 14 qershor.

Muajin e kaluar ishte raportuar nga “Sky Sports” se Brightoni donte më shumë se 70 milionë funte për të shitur Mac Allisterin. Por që atëherë ka dalë që Liverpool në realitet do të paguajë më pak se kjo shifër.

Megjithatë, gazetari Fabrizio Romano raporton se Liverpooli do të paguaj rreth 45 milion funte dhe se lojtari pritet t’iu nënshtrohet sot vizitave mjekësore.

Alexis Mac Allister do të nëshkruajë kontratë deri në vitin 2028.

Lajmet

Sonte përballja e parë për Trepçën në FIBA Europe Cup

Published

on

Kampionia e Kosovës, Trepça sonte nis rrugëtimin në edicionin e ri të FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit kanë një takim shumë të vështirë, ku janë mysafirë të PAOK-ut në Greqi dhe kjo është hera e dytë radhazi që ‘Xehetarët’ janë pjesë e grupeve të FIBA Europe Cup.

Kampionët e Kosovës ndodhen në një grup shumë të vështirë me PAOK-un dhe Braunschweig

Pavarësisht grupit, Trepça do të luftojë maksimalisht për rezultate pozitive në këtë grup, ku dy vendet e para kualifikohen tutje.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:15./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Reali dhe Barcelona në garë të ashpër për talentin e ri

Published

on

Gilberto Mora, vetëm 16 vjeç, po shihet si një nga talentet më premtuese të futbollit meksikan, ku mesfushori sulmues, që luan për Club Tijuana, ka tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve spanjollë, Real Madridit dhe Barcelonës.

Sipas mediave në Meksikë, Barcelona ka ndjekur Morën prej kohësh, por së fundmi Real Madridi është futur fuqishëm në garë dhe duket se ka avantazhin.

Mora është bërë një titullar i rëndësishëm te Tijuana dhe në 11 ndeshjet e para të sezonit ka kontribuar me gjashtë gola. Ai shkëlqeu edhe në Kupën e Botës U20, ku ndihmoi Meksikën të arrijë deri në çerekfinale me tre gola dhe dy asiste.

Megjithatë, një transferim në Evropë nuk mund të ndodhë para tetorit 2026, kur ai të mbushë 18 vjeç. Deri atëherë, ai mund të firmosë vetëm një parakontratë.

Çmimi i kartonit të tij vlerësohet rreth 20 milionë euro, ndërsa Tijuana kërkon të mbajë 50% të të drejtave të ardhshme të transferimit.

Sipas ESPN, kreu i akademisë së Tijuanës, Ignacio Ruvalcaba, ka zbuluar se Mora ëndërron të luajë për Real Madridin. “Ai e do Realin dhe e sheh veten duke luajtur atje,” ka thënë Ruvalcaba.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Gilberto Mora mund të jetë ylli i ardhshëm që do të zbarkojë në “Santiago Bernabéu” pas Kupës së Botës 2026./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

“Dardanët” në mbështetje të protestës së 17 tetorit në Tiranë

Published

on

Tifogrupi “Dardanët”, kanë dalë në mbështetje për protestën gjithëkombëtare që do të mbahet në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, më 17 tetor, në ora 17:00.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, “Dardanët” theksojnë se protesta është një reagim i drejtë ndaj asaj që ata e cilësojnë si padrejtësi ndaj luftëtarëve të lirisë, ndërsa kërkojnë drejtësi të vërtetë dhe jo, siç thuhet në reagim, barazi të rreme me kriminelët serbë.

“Duam drejtësi dhe jo barazi farse me kriminelët shovinistë serbë. Të bashkuar në emër të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, për ta përçuar kështu edhe një mesazh të fuqishëm nga kryeqyteti shqiptar se UÇK-ja nuk kreu krime lufte e kështu as pjesëtarët apo udhëheqësit e saj. Adresa e krimeve është vetëm Beogradi famëkeq”, shkruhet në postimin e Dardanëve./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Këto janë kombet që janë kualifikuar për Kupën e Botës 2026

Published

on

Kupa e Botës FIFA 2026 do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë nga data 11 qershor deri më 19 korrik 2026. Ndërsa fazat kualifikuese po vazhdojnë në disa kontinente, një numër vendesh tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh të futbollit botëror.

Më poshtë është lista e kombeve që janë kualifikuar deri më tani për “Botërorin e Amerikës së Veriut”:

Kombet pritëse: Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksika

Evropë (16 vende të drejtpërdrejta), Anglia, (Fazat kualifikuese të UEFA-s janë ende në zhvillim).

Amerika e Jugut (gjashtë vende direkte + një në play-off): Argjentina, Brazili, Ekuadori, Kolumbia, Paraguai, Uruguai, Play-off: Bolivia

Amerika e Veriut dhe Qendrore (tre vende direkte + dy në play-off): Ende asnjë komb i konfirmuar.

Afrika (nëntë vende direkte + një në play-off): Maroku, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë, Senegali

Azia (tetë vende direkte + një në play-off): Australia, Japonia, Jordania, Irani, Koreja e Jugut, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite

Oqeania (një vend direkt + një në play-off): Zelanda e Re

Dy pjesëmarrësit e fundit do të përcaktohen në mars 2026 përmes turneut ndërkonfederal play-off, i cili do të kompletojë listën e plotë të 48 kombeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara