Lajmet

​LVV: Përparim Rama po e sfidon procedurën administrative në nivel vendi

Ata theksuan se po bëhet një precedentë shumë i rrezikshëm.

Published

on

Përfaqësues të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka akuzuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama se po sfidon opinionin ligjor të Ministrisë së Pushtetit Lokal, e cila i ka vlerësuar disa vendime si pa efekt juridik. Ata theksuan se po bëhet një precedentë shumë i rrezikshëm ku për herë të parë një kryetar i komunës nuk merr parasysh opinionin e ministrisë.

Shefi i asamblistëstëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla në konferencën e mbajtur për media tha së ata si aksionarë të lëvizjes Vetëvendosje janë penguar fizikisht të ndërhyjnë në ndërmarrje publike, disa nga ndërmarrjet nuk kanë gjetur as edhe persona përgjegjës e as nuk janë pritur.

Ai duke bërë një kronologji të ngjarjeve, ka thënë se më 8 qershor Kuvendi komunal ka shkarkuar ish aksionarët dhe janë emëruar aksionarët e rinj të ndërmarrjeve komunale dhe më 14 qershor, gjë që është konfirmuar edhe nga ministria se gjithçka ka shkuar sipas procedurës ligjore.

Sveçla i ka përmendur edhe seancën e 27 qershorit, ku pas përfundimit të seancës nga kryesuesi, LDK dhe PDK ka vazhduar seancën, duke marrë disa vendime të cilat, Ministria e Pushtetit Lokal, i ka konsideruar si pa efekt juridik, gjë që në fuqi do të duhej të mbesin vendimet e 8 qershorit, ku janë emëruar kryetarët e rinj të ndërmarrjeve.

“Në disa ndërmarrje na është ndaluar qasje, e në disa nuk na ka pritur askush dhe ne nuk kemi arritur që t’i ushtrojmë kompetencat tona, si aksionarë legjitim të qytetit të Prishtinës. Kryetari Rama përkundër se ministria ka vlerësuar se vendimet të cilat i kanë marrë në seancën e cila ishte mbyllur bëjnë efekt juridik, ai i ka sfiduar këto vendime dhe ka publikuar në faqen e komunës, është një precedentë shumë i rrezikshëm ku për herë të parë një kryetar nuk merr parasysh opinionin ligjor të ministrisë por publikon vendime të cilat nuk kanë vlerë juridikë. Është një precedent i rrezikshëm i cili mund të shërbej për kryetarë të komunave tjera dhe në këtë mënyrë kryetari Rama po e sfidon procedurën administrativë në nivel vendi”, tha Sveçla.

Ndërsa, aksionari i Ndërmarrjes Publike Banesore, Arianit Beqiri tha se ata janë votuar si aksionar më 8 qershor, aksionarët e mëhershëm, bashkë me kryeshefin dhe bordin e saj, kanë vendosur që të anulohet projekti i dëmshëm 120 mijë euro.

Ai tha se kanë tentuar të hyjnë në ndërmarrje, por me ndërhyrjen e aksionarëve të kaluar, ndërhyri policia duke mos i lënë të futën në ndërmarrje.

“Nuhi Halimi, kryesues i Bordit të NPB-së, kandidat për asamble i PDK-së, dje bashkë me anëtarët e PSD-së të instaluar nga Dardan Molliqaj në NPB, e ruanin objektin thuajse i takon atyre e jo qytetarëve të Prishtinës, Po atë ditë, dje në mëngjes, drejtori për siguri dhe emergjenca në Prishtinës i dërgon një letër Policisë së Kosovës ku i kërkon që të patrullojë nëpër objektet e ndërmarrjeve se mund të ketë tentim të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, por në asnjë vend nuk thuhet se një drejtor i një drejtorie ka për kompetencë që të urdhërojë policinë që të sigurojë këto hapësira. Sigurisht policia e vënë në lajthitje nga ky dokument që ky drejtor kishte dërguar, pra ato dokumente nga ata të emëruarit e atëhershëm e jo këta tash, ndërhyri duke mos na lënë që ne të futemi në objektet e komunës, me këtë rast të vend që të asistonte kundër pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, ata asistuan në zaptimin e ndërmarrjes… asaj që nga ka ndodhur dje që për neve përbën vepër penale që do të ankohemi në gjykatë, do të ankohemi edhe për këta policë në Inspektoratin Policor”, tha ai.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara