Lajmet

​LVV përkujton masakrën ndaj familjes Bogujevci: Edhe pas 23 vjetësh kriminelët serbë nuk kanë marrë dënimin që meritojnë

Rrustemi tha se kriminelët serb nuk po përballen me dënimin më meritojnë.

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se nuk do të ndalen kurrë së kërkuari drejtësi për gjithë martirët që u vranë gjatë luftës nga Serbia.

Në 23 vjetorin e masakrës në Podujevë të familjes Bogujevci dhe Duriqi, Rrustemi tha se kriminelët serb nuk po përballen me dënimin më meritojnë.

Në seancën e sotme plenare, ai tha se edhe pas 23 vjetësh, Serbia nuk po kërkon falje dhe nuk po distancohet nga krimet gjenocidale.

“E kemi për detyrim të ruajmë dhe kultivojmë me dashuri dhe respekt kujtimin për këta martirë të cilëve iu kemi borxh lirinë që po jetojmë dhe për drejtësinë ende të pa vend. Sot 28 mars 2022, tash e 23 vjet ndodhemi para një Serbie arrogante e cila asnjëherë nuk kërkojë falje, nuk u distancua nga krimet gjenocidale, përderisa pjesëtarët e njësitit famëkeq ‘shkorpionët’ ndoshta po shijojnë vitet të mbetura diku në qytetet e Serbisë pa u përballur me dënimin që meritojnë. Ndërsa krimineli Miodrag Shalaja që vrau 14 anëtarë të familjes Bogujevci dhe Duriqi, shteti i Serbisë i dha lirim ta parakohshëm pasi kishte mbajtur vetëm 8 muaj dënim për çdo viktimë të vrarë”, tha ai.

Më 28 mars 1999, paramilitarët serbë vranë mizorisht 14 anëtarë civilë të familjes Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë.

Bota

Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet që mbështesin BRICS-in

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se vendet që mbështesin politikat e aleancës BRICS që shkojnë kundër interesave të SHBA-së do të goditen me një tarifë shtesë prej 10%.

Trump e ka kritikuar prej kohësh BRICS-in, një organizatë anëtarët e së cilës përfshijnë Kinën, Rusinë dhe Indinë, e cila është krijuar për të rritur pozicionin ndërkombëtar të vendeve dhe për të sfiduar SHBA-në dhe Evropën Perëndimore, shkruan BBC.

“Çdo vend që përputhet me politikat anti-amerikane të BRICS-it, do t’i ngarkohet një tarifë SHTESË prej 10%. Nuk do të ketë përjashtime nga kjo politikë”, shkroi Trump në mediat sociale.

Një afat për vendet që të bien dakord për një marrëveshje tarifore me SHBA-në ishte caktuar për 9 korrik, por zyrtarët amerikanë tani thonë se ato do të fillojnë më 1 gusht.

Deri më tani, SHBA-të kanë arritur marrëveshje tregtare vetëm me Mbretërinë e Bashkuar dhe Vietnamin. Megjithatë, Britania dhe Amerika ende nuk kanë arritur një marrëveshje mbi taksat për çelikun britanik të importuar nga SHBA-të.

Që nga marrja e detyrës në janar, Trump ka njoftuar një sërë taksash importi për mallrat nga vendet e tjera – duke argumentuar se ato do të nxisin prodhimin amerikan dhe do të mbrojnë vendet e punës.

Në prill, në atë që ai e quajti “Dita e Çlirimit”, ai njoftoi një valë taksash të reja për mallrat nga vendet e botës, megjithëse shpejt pezulloi planet e tij më agresive për të lejuar tre muaj bisedime deri më 9 korrik.

I pyetur nëse taksat do të ndryshonin më 9 korrik apo 1 gusht, Trump tha të dielën: “Do të jenë tarifa, tarifat do të jenë tarifa.”

Ai shtoi se midis 10 dhe 15 letra do t’u dërgoheshin vendeve të hënën duke i këshilluar ato se cila do të jetë norma e re e tarifave nëse nuk do të ishte arritur një marrëveshje.

Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Howard Lutnick, sqaroi se taksat do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Të dielën, Sekretari i Thesarit Scott Bessent i tha CNN: “Presidenti Trump do t’u dërgojë letra disa prej partnerëve tanë tregtarë duke u thënë se nëse nuk i lëvizni gjërat përpara, atëherë më 1 gusht do të ktheheni në nivelin tuaj tarifor të 2 prillit”.

Kërcënimi i Trump ndaj vendeve që punojnë me vendet e BRICS u shfaq pasi anëtarët kritikuan politikat tarifore të SHBA-së, si dhe propozuan reforma për Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe mënyrën se si vlerësohen valutat kryesore.

Vitin e kaluar, lista e anëtarëve të BRICS u zgjerua përtej Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut për të përfshirë Egjiptin, Etiopinë, Indonezinë, Iranin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vendet në bllok përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë së botës./kosovapress/

Continue Reading

Lajmet

Sulmoi tre persona, arrestohet i dyshuari në kryeqytet

Published

on

By

Një person është arrestuar dje në Prishtinë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar tre qytetarë.

Sipas policisë së Kosovës, për këtë rast me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 06.07.2025 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar tre viktimat meshkuj kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Një rast tjetër sipas raportit të fundit të policisë, në Podujevë është arrestuar një i dyshuari për shkak se tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.5 gramë substancë e dyshuar narkotike marihuanë dhe një cigare e mbushur me narkotik të gatshme për shitje.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Qarkullim i lehtë në kufi – pa pritje të gjata

Published

on

By

Me fillimin e pushimeve verore, bashkatdhetarët kanë nisur të kthehen në Kosovë, duke shkaktuar një rritje të lehtë të qarkullimit në pikat kufitare.

Sipas të dhënave nga Qendra për Menaxhim Kufitar, deri mëngjesin e së dielës nuk është shënuar ndonjë fluks i madh të automjeteve në hyrje apo dalje të vendit. Në orën 06:55, pritjet në të gjitha pikat kufitare ishin të vogla – nga 3 deri në 5 minuta.

Autoritetet nuk raportojnë për kolona të gjata, por presin që fluksi të rritet në ditët në vazhdim me intensifikimin e ardhjeve nga diaspora. Qytetarët këshillohen të ndjekin informatat zyrtare për të udhëtuar më lirshëm dhe pa vonesa.

Continue Reading

Lajmet

Sulmoi tre persona, arrestohet i dyshuari në kryeqytet

Published

on

By

Një person është arrestuar dje në Prishtinë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar tre qytetarë.

Sipas policisë së Kosovës, për këtë rast me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 06.07.2025 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar tre viktimat meshkuj kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Një rast tjetër sipas raportit të fundit të policisë, në Podujevë është arrestuar një i dyshuari për shkak se tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.5 gramë substancë e dyshuar narkotike marihuanë dhe një cigare e mbushur me narkotik të gatshme për shitje.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara