Lajmet

​LVV mbron marrëveshjen në Bruksel: Maltretimit 10-vjeçar të qytetarëve po i vjen fundi

Kollçaku goditi edhe ish-qeverinë Mustafa.

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës e ka mbrojtur marrëveshjen e Qeverisë Kurti me Serbinë për targat e automjeteve në Bruksel. E njëjta, sipas partisë në pushtet e sjellë reciprocitetin me shtetin fqinj dhe i sjellë Kosovës disa përfitime. Ndërkohë, vlerësuan se sagës 10-vjeçare të maltretimit të qytetarëve gjatë kalimit në Serbi do t’i vjen fundi.

Në seancën e sotme plenare, deputetja Fatmire Kollçaku, goditi edhe ish-qeverinë Mustafa, ku tha se kishte pranuar t’i legalizoi targat e lëshuara në Serbi me shkurtesa të qyteteve të Kosovës.

“Për herë të parë veturat me targat e lëshuara në Serbi me shkurtesa të qyteteve të Kosovës do të trajtohen si targa të një shteti që nuk e njohim. Do të detyrohen të pajisjen me afishe ngjitëse. Sa për rikujtim në kohën e ish Qeverisë Mustafa duke përjashtuar këto targa në marrëveshjen për afishet të nënshkruara mw 27 tetor të vitit 2015 kishte pranuar t’i legalizoi ato dhe t’i trajtoi si targa të rregullta të Kosovës. Me marrëveshjen e 30 shtatorit, kjo më nuk do të ndodh. Përmes grupit punues që ka për detyrë të gjejë një zgjidhje në gjashtë muajt e ardhshme, sagës 10 vjeçare të maltretimit të qytetarëve tanë gjatë kalimit në Serbi përfundimisht do t’i vije fundit”, tha ajo.

Në foltoren e Kuvendit, deputetja e mazhorancës tha se kjo marrëveshje as nuk është historike, e as nuk pretendohet të arrihet njohja defakto nga Serbia, siç është deklaruar nga marrëveshjet e kaluara.

Sipas saj, marrëveshja ka vetëm një të metë, e cila është dashur të arrihet dhe zbatohet shumë vite më herët.

“Forcat e KFOR-it janë vendosur në vendkalimet kufitare për të qartësuar edhe një herë që nuk do të lejohet asnjëherë provokim nga ana e politikës konflikt nxitëse të Beogradit. Për ata që kanë pritur zgjidhjen e të gjithë problemeve përmes kësaj marrëveshje mbase mund të ndihen të zhgënjyer, pasi kjo marrëveshje nuk është as nuk pretendon të jetë historike, siç prezantohej secila marrëveshje me Serbinë. Kjo marrëveshje as nuk e sjellw as nuk pretendon të sjellë njohjen defakto nga Serbia, siç trumbetohej në 23 marrëveshjet paraprake”, shtoi Kollçaku.

Në seancën e dytë plenare në sesionin vjeshtor, pritet të miratohen edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.

Vendi

Kosova barazon me Austrinë dhe mbetet në vendin e dytë në Ligën e Kombeve

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës është ndalur në një barazim 1-1 kundër Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Pas një pjese të parë të tensionuar dhe me raste nga të dyja palët, “Dardanët” kaluan të epërsi në minutën e 70-të kur Fisnik Asllani shënoi pas asistimit të bukur të Edon Zhegrovës, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Milot Rashica pati mundësinë të dyfishonte rezultatin por goditi shtyllën.

Kur dukej se fitorja ishte afër, Austria barazoi shifrat në minutën e 85-të përmes një goli me kokë të Lang nga rivendja anësore, duke bërë që ndeshja të mbyllet baras.

Me këtë pikë, Kosova ngjitet në kuotën e pesë pikëve si e dyta në grup, tri më pak se Austria, ndërsa ciklin kualifikues do ta mbyllë në nëntor me ndeshjen ndaj Izraelit në shtëpi dhe udhëtimin në Irlandë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për Ligjin e Speciales

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në orën 09:00 në një seancë të jashtëzakonshme, ku pika kryesore e rendit të ditës është votimi i Ligjit për Specialen.

Ky zhvillim vjen pas mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, e cila është caktuar për orën 08:00 për të shqyrtuar këtë projektligj në lexim të parë.

 

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara