Lajmet

​Lutfi Haziri e humb garën për Gjilanin, i uron fitore kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosjes

Haziri ka thënë se do të vazhdojë nga kapacitete të tjera politike të jetë i përfshirë në zhvillimin e qytetit të Gjilanit.

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri ka pranuar humbjen e kësaj komune duke i uruar fitore kundërkandidatit të tij, Alban Hyseni, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas publikimit të rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Haziri i cili është kryetar aktual i Gjilanit, ka thënë se në kuvend komunal LDK është shumicë.

“Zgjidhën tashmë kryetarin e ri të cilin tashmë në emër të LDK dhe në emër tim e përgëzoj për rezultatin e arritur. Zotëri Alban Hysni do të jetë kryetar i zgjedhur i Gjilanit pasi që të konfirmohen rezultatet nga ana e KQZ-së dhe e ka urimin tim të parë si kryetar në detyrë. Nga nesër do të vazhdoj të ndërtoj ekipe për tranzicion sipas detyrës zyrtare duke qenë kryetar në detyrë do të përgatis të gjithë infrastrukturën dhe bartjen e detyrave sipas përgjegjësive që më takojnë”, ka thënë Haziri në një konferencë për media.

Haziri ka thënë se do të vazhdojë nga kapacitete të tjera politike të jetë i përfshirë në zhvillimin e qytetit të Gjilanit.

“Tanimë ai (qytetari) nuk e ka bërë askënd humbës në këtë qytet, LDK-së ia ka dhënë partinë e parë në Kuvend me shumicë të madh e cila do të vazhdon të punojë, të ndërtojë e të bashkëpunojë me të gjithë ata që e duan Gjilanin, ndërsa Vetëvendosjes ja ka besuar kryetari ne komunës”, ka shtuar Haziri.

Ai ka thënë se LDK është parti e parë larg Lëvizjes Vetëvendosje në kuvend komunal, duke shtuar se si parti e parë në kuvend do të bëjnë punën e tyre në të mirën e qytetit.

Haziri i LDK-së e ka humbur garën për Gjilanin me vetëm rreth 700 vota më pak se Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së.

Lajmet

Trump në OKB mes sfidave globale: Paqe me Iranin apo shkatërrim total, negociata për Ukrainën dhe marrëveshja për Grenlandën

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka adresuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së një nga fjalimet e tij më të forta diplomacisë ndërkombëtare, ku deklaroi se përballet me një “vendim të madh” sa i përket konfliktit me Iranin: arritjen e një marrëveshjeje paqësore ose shkatërrimin e plotë ushtarak të tij.

Gjatë fjalimit para një salle të mbushur plot, Trump mbrojti ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Teheranit, duke theksuar se kjo parandaloi pajisjen e Iranit me armë bërthamore. Ai bëri të ditur se pret një marrëveshje të mundshme menjëherë pas zgjedhjeve të nëntorit, ndërsa vuri në pah diplomacinë shtrënguese.

“A do të arrihet një marrëveshje me Iranin që i lejon ata të rindërtohen? Apo ta shkatërroj Republikën Islamike shpejt, duke mos u dhënë më kurrë mundësi të vrasin e të shkatërrojnë? A t’i çoj ata direkt në ferr?”, u shpreh Trump nga foltorja e OKB-së.

Pavarësisht retorikës së ashpër, prapaskenat e OKB-së shënuan lëvizje intensive diplomatike. Përfaqësuesit amerikanë dhe ata iranianë zhvilluan takime përmes ndërmjetësimit të Katarit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit konfirmoi negociatat indirekte, duke theksuar se kushti i Teheranit mbetet ndalimi i agresionit amerikan.

Përveç krizës me Iranin, Trump preku edhe çështje të tjera kyçe globale:

Lufta në Ukrainë: Trump parashikoi përfundimin e shpejtë të konfliktit Rusi-Ukrainë, duke njoftuar se po punon ngushtë me udhëheqësit e të dyja vendeve. Në këtë kuadër, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të takojë Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Marrëveshja për Grenlandën: Në margjinat e asamblesë, Trump nënshkroi një marrëveshje ushtarake tripartitake me Danimarkën dhe Grenlandën, e cila ruan sovranitetin e ishullit arktik por i jep SHBA-së qasje të gjerë në hapësirën ajrore dhe detare.

Inteligjenca Artificiale: Trump hodhi poshtë frikën ndaj teknologjisë së re, duke propozuar që Inteligjenca Artificiale të riemërohet në “Super Inteligjencë” dhe zotoi se SHBA-ja do të ruajë udhëheqjen ndaj Kinës.

Kritika ndaj OKB-së: Presidenti amerikan hodhi poshtë konceptin e një “qeverie globale”, duke kritikuar burokracinë e OKB-së dhe duke theksuar sovranitetin kombëtar dhe fuqinë ushtarake amerikane.

Fjalimi i Trumpit erdhi menjëherë pas mesazhit lamtumirës të Sekratarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, i cili paralajmëroi për thellimin e ndarjeve globale dhe kërkoi nga fuqitë e mëdha të njohin kufijtë e ndikimit të tyre. /BBC/

 

Continue Reading

Lajmet

Kallas takon Kurtin e Vuçiqin: Normalizimi i marrëdhënieve, detyrim e jo favor për BE-në

Published

on

By

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku u diskutua për domosdoshmërinë e avancimit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

Kallas ka bërë të qartë se progresi në dialog dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah, duke nënvizuar se marrëveshjet e arritura mbeten të detyrueshme për të dyja palët.

“Marrëveshjet e arritura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit, janë të detyrueshme. Zbatimi i tyre nuk është një favor për Brukselin, por një detyrim ndaj qytetarëve dhe një rajoni që pret marrëdhënie normale”, ka shkruar Kallas në rrjetin social X.

Diplomatja e lartë evropiane shtoi se ndonëse BE-ja do të mbetet një ndërmjetësues i paanshëm, përgjegjësia kryesore u mbetet udhëheqësve në Prishtinë dhe Beograd.

“Ndërmjetësimi nuk mund ta zëvendësojë vullnetin politik në Beograd dhe Prishtinë. Është koha për të ecur përpara”, nënvizoi ajo.

Nga ana tjetër, kryeministri Kurti më herët njoftoi për takimin me përfaqësuesen e BE-së, por pa përmendur se në fokus të diskutimit ishte procesi i dialogut me Serbinë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot në Kosovë

Published

on

By

Ditën e sotme në vendin tonë parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vende-vende nuk përjashtohet mundësia për reshje të dobëta e lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 17 deri në 20 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 m/s. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja mbështet Specialen, nuk komenton nismën e PDK-së për ndryshimin e ligjit

Published

on

Bashkimi Evropian nuk ka komentuar nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, e cila është dorëzuar në Kuvend.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Christian Wigand, ka thënë se BE-ja nuk komenton njoftime apo plane të tilla, por ka theksuar se mbështetja e Bashkimit Evropian për Dhomat e Specializuara mbetet e qëndrueshme.

“Gjykata Speciale është institucion i pavarur juridik, që operon brenda sistemit ligjor të Kosovës dhe puna e saj është përkrahur nga BE-ja”, ka deklaruar Wigand në konferencën për media të martën.

Ai ka theksuar se personat e dënuar në shkallën e parë kanë të drejtë të apelojnë aktgjykimet para një paneli të pavarur të Apelit në kuadër të Dhomave të Specializuara.

“Personat e dënuar në shkallën e parë kanë të drejtë ta apelojnë aktgjykimin para gjyqtarëve të pavarur të Apelit. Mbështetja jonë për Dhomat është e qëndrueshme dhe do të vazhdojë”, ka thënë Wigand.

Sipas tij, Dhomat e Specializuara po zhvillojnë procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, bazuar në parimin e përgjegjësisë individuale.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi me gjithsej 81 vjet burgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet.

Ndërkohë, PDK-ja synon përmes ndryshimeve ligjore kufizimin e mandatit të Speciales dhe përfshirjen e një mekanizmi ndërkombëtar monitorimi.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se synimi është që rastet që lidhen me krimet e luftës të trajtohen në Kosovë, ndërsa në Hagë të mbeten çështjet e ngritura në raportin e Dick Martyt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara