Sport

​Lushtaku i kërkon falje Elton Cales pas fyerjes raciste: Ishte shprehje e gabuar

Lushtaku tha se kjo ka ardhur në një moment nervozizmi dhe se nuk e përfaqëson personalitetin e tij.

Published

on

Futbollisti i Drenicës, Shkelzen Lushtaku ishte autor i një fyerje raciste në xhiron e dytë të Albi Superligës së Kosovës në futboll ndaj kundërshtarit, Elton Cales.

Pas pamjeve të publikuara, Shkelzen Lushtaku ka kërkuar falje përmes një statusi në “Facebook” ku ka thënë se ajo shprehje nga ana e tij ka ardhur në një moment nervozizmi dhe se kjo nuk e përfaqëson personalitetin e tij.

Ky është statusi i plotë i Lushtakut në “Facebook”

Përshendetje të nderuar,

Me lejoni që me anë të kësaj deklarate publike të kërkoj falje për shprehjën e gabuar të përdorur në një moment nervozizmi sportiv ndaj lojtarit Cale. I kërkoj falje lojtarit, klubit të tij, dhe sigurisht kërkim falje për klubin tim KF Drenica, tifozët dhe gjithë komunitetin sportiv .

E di që në një moment si ky çdo gjë do duket si justifikim por më besoni që ajo shprehje e gabuar në një moment nervozizimi nuk paraqet atë që unë si njeri në rend të parë dhe si lojtar që mësimet sportive dhe gjithçka me vlera e kam kultivuar në ketë qytet që është aq mikpritës dhe i dashur për të gjithë.

Në asnjë formë s’mund të pranoj që një moment si ky edhe nëse mund të ketë tendencë përdorimi të qellimshëm ndaj meje pasi duket si e orkestruar, pasi bëhet një javë më vonë nga situata që paraqitet tani.

Gjithsesi kjo se arsyeton shprehjen time prandaj ju lutem pranoni kërkim faljen si të tillë pasi kushdo nga sportistët që më njeh e di shumë mirë raportin tim dhe respektin që unë kam për çdo futbollist pavaresisht kombësisë, races apo edhe fesë, pasi kto janë vlerat reale në të cilat unë jam rritur dhe besoj, dhe një fjalë e papërshtatshme nuk duhet të luhas besimin tuaj tek unë.

Komuniteti Sportiv, është në dijeni që gjithmonë kam qenë kundër diskriminit, dhe një moment ku unë përdori një fjalë jo të duhur, në afekt, nuk paraqet bindjen time, është thjesht një lapsus që nuk duhet persëritur, dhe ne jemi këtu që kur gabojmë ta pranojmë atë gabim, të permisohemi, për t’u dhënë shembull të rinjve që asnjë lloj diskiriminimi nuk ka vend në shoqëri dhe sport.

Me Respekt ,

I juaji,

Shkelzen Lushtaku

Continue Reading

Sport

Vedat Muriqi shkëlqen në La Liga, por Mallorca rrezikon rënien nga La Liga

Published

on

By

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij, por skuadra e tij, RCD Mallorca, po përballet me një situatë të vështirë në La Liga.

Mallorca aktualisht renditet në vendin e 18-të nga 20 ekipe, pozitë që dërgon në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Pas 24 ndeshjeve, skuadra ka grumbulluar 24 pikë dhe rrezikon seriozisht mbijetesën në elitë.

Në anën tjetër, Muriqi po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. Ai ka realizuar 16 gola në 23 ndeshje, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar dhe më efikas të kampionatit. Ky është edicioni më i mirë i tij në karrierë, duke tejkaluar edhe statistikat e viteve të kaluara në Spanjë.

Në dy sezonet e mëparshme në La Liga ai kishte shënuar nga shtatë gola, ndërsa në edicionin 2022/2023 realizoi 15 gola. Në pjesën e dytë të sezonit 2021/2022 kishte kontribuar me pesë gola.

Megjithatë, vlera e golave në La Liga konsiderohet shumë më e madhe për shkak të nivelit të lartë të konkurrencës.
Me formën aktuale, pritet që ai ta kalojë shpejt shifrën prej 17 golave këtë sezon.

Aktualisht, Muriqi numëron 50 gola në La Liga dhe i është afruar rekordit të klubit për më së shumti gola në elitën spanjolle, rekord që mbahet nga legjenda kamerunase Samuel Eto’o me 54 gola për Mallorcën.
Pavarësisht krizës së ekipit, forma e jashtëzakonshme e Muriqit mbetet një nga pikat e rralla pozitive për klubin, i cili shpreson se golat e sulmuesit kosovar do të jenë vendimtarë në luftën për mbijetesë.

Continue Reading

Sport

Datat dhe oraret e ndeshjeve të Kosovës në Nations League

Published

on

By

Pas shortit të Ligës së Kombeve, Kosova është vendosur në Grupin B3 së bashku me Irlandën, Austrinë dhe Izraelin.

Kalendari i plotë i ndeshjeve:

  • Kosovë vs Irlandë – 24 shtator 2026, e enjte, ora 20:45
  • Austri vs Kosovë – 27 shtator 2026, e diel, ora 18:00
  • Izrael vs Kosovë – 1 tetor 2026, e enjte, ora 20:45
  • Kosovë vs Austri – 4 tetor 2026, e diel, ora 18:00
  • Kosovë vs Izrael – 14 nëntor 2026, e shtunë, ora 15:00
  • Irlandë vs Kosovë – 17 nëntor 2026, e martë, ora 20:45

Tifozët kosovarë tashmë mund të planifikojnë të mbështesin ekipin e tyre në këtë fazë të rëndësishme të Ligës së Kombeve.

Continue Reading

Sport

Kiana Kryeziu sot në pistën olimpike të Milanos

Published

on

By

Skitarja Kiana Kryeziu do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina”, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj sportive.

Skiatorja kosovare ka arritur për herë të dytë të përmbushë normën olimpike, pasi ka siguruar kualifikimin në tri disiplina të skijimit alpin: sllallom, sllallom të madh dhe super sllallom të madh. Ajo do të paraqitet në këto gara në skenën më të madhe botërore të sporteve dimërore.

Sot, me fillim nga ora 11:30, Kryeziu do të garojë në disiplinën Super-G (Super Giant Slalom), duke synuar një paraqitje sa më të mirë në mesin e elitës botërore të skijimit alpin. /Kosova Press/

Continue Reading

Sport

Kupa e Kosovës sjell duel të fortë, Ballkani kundër Llapit

Published

on

By

Tashmë është konfirmuar përballja e çerekfinales në Kupën e Kosovës: FC Ballkani do të ndeshet me KF Llapin në një duel që pritet të sjellë spektakël dhe rivalitet të madh.

Ballkani vjen në këtë fazë pas një kualifikimi dramatik ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku siguroi kalimin tutje vetëm pas penalltive (11-10). Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2-2, ndërsa pas vazhdimeve rezultati ishte 3-3, me rikthim të madh nga disavantazhi 2-0.

Në anën tjetër, Llapi eliminoi Dritën me fitore 2-1 si mysafir, falë golave të Arbnor Ramadanit dhe Muhamet Hysenit, duke siguruar me meritë një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira të Kupës.

Tani, dy skuadra në formë të mirë do të përballen mes vete për një vend në gjysmëfinale, një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante e kësaj faze të garës.

Continue Reading

Të kërkuara