Sport

​Lukaku kontakton sërish Interin

Sulmuesi belg ka dominuar titujt kryesorë të mediave javët e fundit.

Published

on

Romelu Lukaku mësohet se kohët e fundit ka kontaktuar Interin për të provuar të rihapë bisedimet pasi Juventusi nuk është në gjendje ta nënshkruajë me të.

Sulmuesi belg ka dominuar titujt kryesorë të mediave javët e fundit. “Nerazzurrët” kaluan javë të tëra duke u përpjekur të mbyllnin marrëveshjen me Chelsean, por më pas vendosën të hiqnin dorë nga ai pasi zbuluan bisedat e tij me Juventusin.

Lukaku nuk është pjesë e projektit në Chelseat, derisa nuk mund të bëjë një lëvizje në Torino derisa Dusan Vlahovic të shitet, duke lënë Arabinë Saudite si destinacionin tjetër të mundshëm.

“Gazetta dello Sport” raporton se si situata e krijuar e bindi Lukakun të bënte një hap të vogël drejt Interit, kështu që ditët e fundit ai rihapi bisedimet me klubin.

Por, “Nerazzurrët” i mbyllën menjëherë bisedimet, duke mos u interesuar më për të marrë 30-vjeçarin. Tani ata janë duke u fokusuar në objektiva të tjerë, si Folarin Balogun i Arsenalit dhe Alvaro Morata i Atletico Madridit.

Sport

FIFA prezanton format të ri për ceremoninë e himneve në Kupën e Botës 2026

Published

on

By

FIFA ka vendosur të sjellë një format të ri për ceremoninë e himneve kombëtare në ndeshjet e FIFA World Cup 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Sipas formatit të ri, skuadrat do të rreshtohen rreth rrethit qendror të fushës, përballë njëra-tjetrës gjatë interpretimit të himneve kombëtare. Në ceremoni do të marrin pjesë jo vetëm njëmbëdhjetë lojtarët titullarë, por edhe të gjithë futbollistët zëvendësues, ndërsa pas ekipeve do të shfaqen flamuj të mëdhenj të vendeve përkatëse.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, deklaroi se ky ndryshim synon të krijojë një atmosferë më të veçantë para fillimit të ndeshjeve.

“Fakti që të gjithë lojtarët dhe gjyqtarët do të jenë përballë njëri-tjetrit në qendër të fushës do të krijojë një moment uniteti, krenarie dhe emocionesh të forta që do të lidhë ekipet dhe të gjithë në stadium”, u shpreh Infantino.

FIFA ka njoftuar gjithashtu se gjatë turneut do të prezantohen edhe elemente të tjera të reja në ceremonitë para ndeshjeve. Në fazat eliminatore dhe ato përfundimtare pritet të përdoren edhe fishekzjarrë dhe efekte të tjera vizuale, me synimin për të rritur emocionin dhe spektaklin në ndeshjet më të rëndësishme të Botërorit.

Me këto ndryshime, FIFA synon ta bëjë Kupën e Botës 2026 një përvojë edhe më të veçantë për lojtarët, tifozët dhe miliona shikues në mbarë botën.

Continue Reading

Sport

Turneu Memorial i Boksit “27-Vjetori i Çlirimit të Prishtinës” mbahet më 12 qershor

Published

on

By

Federata e Boksit e Kosovës po vazhdon organizimin e aktiviteteve sportive sipas kalendarit zyrtar për vitin 2026. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Federata e Boksit e Kosovës, në bashkëpunim me Klubi i Boksit DODONA, do të organizojë më 12 qershor 2026 turneun memorial të boksit “27-Vjetori i Çlirimit të Prishtinës”.

Aktiviteti do të zhvillohet në Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ndërsa matja (peshimi) e garuesve do të mbahet nga ora 14:00 deri në 15:00 në palestrën nr. 079. Turneu do të nisë në ora 19:00.

Ky aktivitet është i hapur për të gjitha grupmoshat, si për djem ashtu edhe për vajza, me qëllim promovimin dhe zhvillimin e mëtejmë të sportit të boksit në Kosovë.

Në cilësinë e gjyqtarëve do të angazhohen:

  • Agim Tahiraj
  • Safet Sylaj
  • Granit Qorri
  • Dalina Baraliu
  • Egzon Shajkovci

Delegat i turneut do të jetë Sylejman Voca.

Organizatorët ftojnë klubet, sportistët dhe dashamirët e boksit që të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në suksesin e këtij turneu memorial, i cili shënon një datë të rëndësishme për kryeqytetin dhe sportin kosovar.

Continue Reading

Lajmet

“Dardanet” luajnë sot ndaj Kroacisë në “Fadil Vokrri”

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të femrave, “Dardanet”, do të zhvillojnë sot ndeshje miqësore ndaj Kroacisë.

Takimi nis nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe pritet të sjellë atmosferë sportive në kryeqytet.

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport, ndërsa hyrja në stadium është falas.

Organizatorët kanë bërë thirrje për mbështetje nga tifozët, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes së përfaqësueses së Kosovës në futboll të femrave.

Continue Reading

Lajmet

Një javë para Kupës së Botës 2026, vazhdojnë paqartësitë rreth shitjes së biletave

Published

on

Me vetëm një javë deri në fillimin e Kupës së Botës 2026, tregu i biletave vazhdon të ngjallë debat dhe pikëpyetje, ndërsa mijëra bileta mbeten ende të disponueshme pavarësisht deklaratave të FIFA-s se turneu është “plotësisht i shitur”.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, kishte deklaruar në shkurt se të gjitha ndeshjet ishin shitur, duke theksuar se vetëm një numër i kufizuar biletash mbahej për shitje në momentet e fundit.

Megjithatë, raportimet e fundit të BBC Sport tregojnë se për një numër të madh ndeshjesh, veçanërisht ato me kombëtare më pak të njohura, ende ka mijëra bileta të pashitura. Sipas platformës analitike TicketData, në një moment të fundit ishin në dispozicion rreth 74 mijë bileta për 86 nga gjithsej 104 ndeshje të turneut.

Vetëm pak ditë më vonë, ky numër ra ndjeshëm, duke nxitur dyshime dhe diskutime rreth lëvizjeve në tregun e biletave.

Një tjetër çështje që ka ngritur shqetësime lidhet me transparencën dhe çmimet e biletave. Autoritetet në Shtetet e Bashkuara, përfshirë prokurorët e New Yorkut dhe New Jerseyt, kanë nisur hetime ndaj FIFA-s për dyshime mbi rritjen artificiale të çmimeve, mashtrimin e tifozëve dhe mungesën e transparencës në procesin e shitjes.

Sipas raportimeve, disa tifozë që kishin blerë bileta në kategori më të shtrenjta kanë përfunduar me ulëse që konsiderohen me vlerë më të ulët, shpesh më larg fushës sesa ishte premtuar gjatë blerjes.

Ndërsa afrohet dita e nisjes së turneut më të madh të futbollit në botë, çështja e biletave mbetet një nga temat më të diskutuara mes tifozëve dhe organizatorëve.

Continue Reading

Të kërkuara