Lajmet

​Limaj në hapjen e fushatës zgjedhore: Nisma do të jetë befasia e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Published

on

Nisma Socialdemokrate ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në qytetin e Lipjanin, lideri i Nismës, Fatmir Limaj iu bëri thirrje gjithë qytetarëve dhe kategorive të dala nga lufta që të rreshtohen nga partia e tij për të pasur, siç tha zërin e çlirimtarëve në Kuvendin e Kosovës.

Para qindra qytetarëve që ishin mbledhur në një restauruant në periferi të Lipjanit, Limaj tha se Nisma do të jetë befasia e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Sot iu ftoj të rreshtohemi së bashku në fitoren e re. Sot më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për zërin e çlirimtarëve në Kuvend, sot më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për njerëz që kanë interes mbrojtjen e atdheut. Do të jemi befasia më e madhe e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Këtë ne po e shohim, kjo është kthyer në një lëvizje, solidaritet njerëzit e kanë kuptuar këtë kauzë. Ata e dinë se në parlament duhet urtësi, dije nevojë dhe vendosmëri”, tha ai.

Krahas kësaj, Limaj tha se Nisma do të garantojë që zëri dhe fryma e çlirimtarëve të ruhet brez pas brezi.

“Ne jemi këtu për të garantuar së zëri dhe fryma e çlirimtarëve do të jetojë brez pas brezi[…]Ne jemi garancia dhe siguria që nuk bëjmë kompromise me vlerat tona kombëtare. Ne ushqejmë dhe promovojmë vlerat e gjitha atyre burrave dhe grave që kanë sjell lirinë që e kemi sot”, u shpreh ai.

Limaj në ditën e parë të fushatës zgjedhore, adresoi akuza edhe ndaj PDK-së, duke e quajtur liderin e tyre partiak, Enver Hoxhaj si person i cili nuk ka shpirt luftarak të UÇK-së.

“Nuk mundet të drejtojnë dhe quhen liderë ata që vazhdojnë dhe rrinë në prapavijë. Mbi të gjitha nuk mund të quhen burrështetas ata që flasin mobilizim për interesa të ngushta të tyre. Mos i dëgjoni të tjerët, ata kanë fjalë, kanë infrastrukturë dhe matematika që ne si kemi. Por ne i kemi disa gjëra që nuk blihet pa i pasur vet. Atyre iu mungojnë disa gjëra, atyre iu mungon drejtuesi, gatishmëria dhe shpirti luftarak. Pasi ata as nuk kanë udhëhequr dhe nuk dinë si të bëhet një betejë”, tha ai.

Ndërsa sekretari i Nismës, Bilall Sherifi tha se partia e tyre, përveç të kaluarës çlirimtare ka edhe vizion për të ardhmen. Ai duke shpalosur disa pjesë nga programi i tyre, premtoi rimëkëmbje ekonomike dhe vaksina falas anti-Covid nëse Nisma vjen në pushtet.

Ndërkohë premtoi edhe rritjen e pagës minimale në 300 euro deri në vitin 2022, kurse veteranëve iu garantojë se me anë të ndryshimeve ligjore atyre krahas mbështetjes financiare nga shteti, do t’iu mundësohet edhe të punësohen.

“Ne nuk jemi vetëm partia e çlirimtarëve, por edhe ndërtuesve të djeshëm dhe sotëm. Kemi një të kaluar qe jemi krenarë që e mbrojmë me kujdes dhe fanatizëm. Por ne kemi edhe vizion për të ardhme. Ne kemi njohuri dije dhe guxim për të realizuar atë. Ne kemi një plan për të tashmën, për jetën tonë të përditshme që na është kthyer prapa jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të jostabilitetit politik. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të mbrojtur shëndetin e ekonomisë dhe vendit tonë nga pandemia. Vaksina do të jepet falas. Në mesin e shumë tjerave ne do të realizojmë pagën minimale në 300 euro deri në vitin 2020. Ne do të iniciojmë një sistem të ri pensional për pensione dhe rritje të pensioneve. Ne do të lejojmë me ligj që gjithë veteranët qe marrin mbështetje financiare nga shteti, të kenë edhe të drejtë pune”, tha ai.

Sot është hapur zyrtarisht fushata zgjedhore, e cila do të zgjasë deri më datën 12 shkurt.

Lajmet

Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve

Published

on

By

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Qeverisë që të nisë menjëherë mbikëqyrjen e shtuar të tregut për të parandaluar shtrenjtimet abuzive të produkteve bazë gjatë muajve në vijim.

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, Nagavci bëri të ditur se puna për funksionalizimin e Ligjit për çmime tavan ka filluar dhe se institucionet duhet të jenë të gatshme të veprojnë me kohë ndaj çdo shkeljeje nga tregtarët.

“Ligji për çmime tavan është miratuar, puna për funksionalizimin e tij ka filluar. Mbikëqyrja e tregut tash duhet të forcohet menjëherë në mënyrë që institucionet të mund të veprojnë me kohë kur paraqiten shkelje ose kushte për masa të përkohshme. Me Ligjin kemi krijuar edhe mundësinë që në rast të destabilizimit të tregut, të ndërhyhet për mbrojtjen e qytetarëve nga shtrenjtimet abuzive të produkteve themelore nga buka, mielli, vaji, qumështi, vezët, mishi, pemët e perimet deri te ushqimet për fëmijë, produktet e higjienës personale dhe lëndët me burim nga druri për ngrohje”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo theksoi se rritja e të ardhurave të qytetarëve duhet të mbrohet përmes kontrollit të marzhave tregtare nga importi deri te shitja me pakicë, si dhe duke hetuar dyshimet për marrëveshje të fshehta mes tregtarëve që dëmtojnë konkurrencën.

Duke folur për ndikimin e konflikteve globale në ekonominë e vendit, Nagavci vlerësoi se krizat ndërkombëtare po rëndojnë koston e jetesës, por shtoi se ato nuk guxojnë të keqpërdoren nga tregtarët.

“Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë, por ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit dhe cilat çmime rriten në mënyrë abuzive. Shtrenjtimi i jetesës i prek të gjithë, por jo të gjitha familjet i rëndon njësoj”, përfundoi ajo. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz në Gjakovë

Published

on

Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur fajtor të pandehurin me inicialet A.P. për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, duke e dënuar me gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi është shpallur nga gjyqtari Samedin Cena, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.

Sipas aktakuzës, A.P. dyshohet se nga marsi i vitit 2021 deri më 30 janar 2024, në Gjakovë dhe në disa qytete të tjera, ka trafikuar një grua me inicialet A.V. nga Prishtina, përmes kanosjes, përdorimit të forcës, punës së detyruar dhe formave të tjera të kontrollit e dhunës fizike dhe psikike.

Sipas përshkrimit të rastit, i pandehuri fillimisht kishte krijuar kontakt me të dëmtuarën përmes rrjeteve sociale dhe më pas e kishte punësuar në lokalet e tij në Deçan, Gjakovë, Pejë dhe Klinë.

Gjatë kësaj periudhe, e dëmtuara dyshohet se ishte detyruar të punonte kundër vullnetit të saj, ndërsa të ardhurat nga puna i merrte i pandehuri. Po ashtu, sipas aktakuzës, ajo ishte detyruar të mbulonte edhe obligimet financiare të tij, përfshirë qiranë e lokaleve, pagat e punëtorëve dhe këstet e kredive.

Dënimi me gjobë prej 3 mijë eurosh do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i vendimit në formë të shkruar.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nën masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për kanosje ndaj saj.

Seanca, e caktuar për orën 11:00, po zhvillohet pa praninë e publikut, bazuar në vendimin e gjykatës të datës 10 nëntor 2026.

Mediumi Arbresh.info ka publikuar pamje të momentit kur Njësia Speciale Intervenuese e ka sjellë Sylajn në gjykatë, nën masa të larta sigurie.

Sylaj akuzohet për kanosje ndaj Arlinda Zekajt, e cila tashmë ka ndërruar jetë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ligji për Specialen futet në rend dite me 79 vota për

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot futjen në rend të ditës të Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si pikë e fundit e seancës së sotme plenare. Nga 84 deputetë të pranishëm në sallë, 79 votuan pro këtij propozimi.

Kërkesa erdhi përmes një mocioni procedural nga ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e cila bëri të ditur se pavarësisht mospajtimeve procedurale, PDK-ja ka arritur pajtim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket përmbajtjes së ndryshimeve ligjore.

“Na janë dhënë disa këshilla dhe rekomandime, të cilat ne besojmë që ligjin do ta bëjnë edhe më të fuqishëm e të qëndrueshëm juridikisht”, deklaroi Çitaku para deputetëve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara