Sport
Liga e Kampionëve, kryendeshja Barcelonë-Bayern Munich
Published
3 years agoon
By
Betim GashiGara më prestigjioze evropiane, ajo e Ligës së Kampionëve do të fillojë sot me sezonin e ri 2021/22, ku në program do të kemi disa ndeshje tejet interesante.
Ndeshja hapëse e sezonit të ri do t’i takojë Grupit G, ku Sevilla e pret në shtëpi skuadrën austriake RB Salzburg.
Po ashtu, sot do të zhvillojë ndeshje edhe kampioni aktual i kësaj gare Chelsea, ku e pret në stadiumin “Stamford Bridge” skuadrën ruse Zenit St. Petersburg, takim ky që i takon Grupit H.
Ndërsa, përballja më interesante e programit të sotëm do të jetë ajo mes Barcelonës dhe Bayern Munich, ku të dy gjigandët evropian do të takohen në stadiumin “Camp Nou” në kuadër të Grupit E.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë:
Grupi E
21:00 Barcelona – Bayern Munich (Stadiumi Camp Nou)
21:00 Dynamo Kyiv – Benfica (Stadiumi NSC Olimpiyskiy)
Grupi F
18:45 Young Boys – Manchester United (Stadiumi Wankdorf)
21:00 Villarreal – Atalanta (Stadiumi La Ceramica)
Grupi G
18:45 Sevilla – RB Salzburg (Stadiumi Ramon Sanchez Pizjuan)
21:00 Lille – Wolfsburg (Stadiumi Pierre-Mauroy)
Grupi H
21:00 Chelsea – Zenit St. Petersburg (Stadiumi Stamford Bridge)
21:00 Malmoe FF – Juventus (Stadiumi Eleda)
Sport
Kush po i prinë elitës së basketbollit kosovar?
Published
12 minutes agoon
January 20, 2025By
UBTNewsShtatëmbëdhjet xhiro janë zhvilluar deri më tani në Superligën e Kosovës në basketboll. Lufta për kreun e tabelës, por edhe për t’i ikur zonës së rrezikshme është mjaftë e ashpër.
Befasia më e madhe deri në këtë pikë të kampionatit vazhdon të jetë skuadra e Bashkimit e cila ndan vendin e parë me Trepçën me nga 29 pikë të mbledhura.
Në vendin e tretë renditet Peja me 27 pikë, e ndjekur nga Sigal Prishtina me 26 sosh, aq sa ka edhe Vëllaznimi një pozitë më poshtë.
Në pozitën e gjashtë është Golden Eagle Yli me 24 pikë, ndërsa dy pozitat e fundit mbahen nga Bora me 22 pikë dhe Proton Cable Prizreni me 21.
Në xhiron e 18-të do të ballafaqohen:
Bashkimi-Bora
Peja-Golden Egle Ylli
Trepça-Sigal Prishtina
Vëllaznimi-Proton Cable Prizreni
Marcus Rashford ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij, duke zgjedhur të transferohet në Bundesliga, ku do të vazhdojë karrierën e tij te Borussia Dortmund. Sipas “Fichajes.net,” klubi gjerman është destinacioni i ri i sulmuesit të Manchester United, pas një periudhe të gjatë spekulimesh mbi merkaton e janarit.
Negociatat mes Dortmundit dhe Manchester United janë në fazën përfundimtare, dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, Rashford mund të udhëtojë drejt Gjermanisë për t’u nënshtruar ekzaminimit mjekësor të enjten që vjen. Dortmund, i njohur për filozofinë e tij rinore dhe dinamike, e sheh Rashfordin si një forcë kyçe për të përforcuar sulmin dhe për të bërë ndryshimin në garën për titujt.
Transferimi pritet të jetë një huazim deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje në përfundim të tij. Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet brenda javës, dhe do të publikohet më shumë detaje rreth kushteve të transferimit./UBTNews/
Sport
Djokovic, Alcaraz dhe Zverev kalojnë në raundin e katërt të Australian Open
Published
3 days agoon
January 17, 2025By
UBT NEWSKa nisur sot në Melburn raundi i tretë i grand slam-it të “Australian Open” në tenis, ku të gjithë pretendientët e njohur kanë kaluar me sukses në raundin e katërt. Tenisti serb Novak Djokovic, 10 herë fitues i këtij turneu, fitoi 3-0 (6-1, 6-4, 6-4) ndaj Tomas Mahac dhe avancon më tej.
Po ashtu, spanjolli Carlos Alcaraz mundi 3-1 (6-2, 6-4, 6-7, 6-2) Nuno Borges dhe është kualifikuar për raundin e katërt. Nuk zhgënjen as numri 2 në botë, gjermani Alexander Zverev, i cili mundi 3-0 (6-3, 6-4, 6-4) Jacob Fearnley.
Te femrat, numri 1 në botë, bjellorusia Aryna Sabalenka, kaloi më tej duke fituar 2-0 (7-6, 6-4) ndaj Clara Tauson, ndërsa Naomi Osaka u eliminua pas tërheqjes nga gara pas humbjes së setit të parë (6-7) ndaj Belinda Bencic të Zvicrës. Tenistja amerikane Coco Gauff, numri 3 në botë, kaloi gjithashtu në raundin e katërt pas fitores 2-0 (6-4, 6-2) ndaj Laylah Fernandez. Po ashtu, spanjollja Paola Badosa, rusja Mirra Andreeva dhe rusja Anastasia Pavlyuchenkova janë gjithashtu të kualifikuara./UBTNews/
Sport
Futbolli zviceran nën dominimin shqiptar:Xhaka, Jashari dhe Fazliu shpallen më të mirët!
Published
3 days agoon
January 17, 2025By
UBT NEWSNë një mbrëmje gala të mbajtur para pak ditësh, janë shpallur më të mirët e futbollit në Zvicër për vitin 2024, dhe dominimi i shqiptarëve në këtë eveniment ishte i padiskutueshëm.
Nga katër çmime për futbollistë, tre prej tyre i kanë fituar lojtarët shqiptarë, sipas raportimit të albinfo.ch. Granit Xhaka u shpall futbollisti më i mirë i përfaqësueses së Zvicrës për vitin 2024, një çmim që ai e ka fituar për herë të tretë radhazi, duke theksuar ndikimin e tij të madh në futbollin ndërkombëtar dhe nivelin e lartë të arritjeve me Zvicrën dhe Bayer Leverkusenin.
Ardon Jashari, një yll i ri në ngjitje, u shpall lojtari më i mirë i ri për vitin 2024, ndërsa Valon Fazliu u shpall lojtari më i mirë i Challenge League, kategoria e dytë zvicerane. Renato Steffen ishte i vetmi lojtar joshqiptar që mori një çmim, duke u shpallur lojtari më i mirë i Superligës së Zvicrës për vitin 2024.
Ceremonia në Bern vërtetoi edhe një herë ndikimin e fuqishëm të shqiptarëve në futbollin zviceran, një ndikim që ka ardhur pas një periudhe suksesi dhe kontributi të jashtëzakonshëm në futbollin ndërkombëtar.
Xhaka, i cili ka udhëhequr Zvicrën si kapiten dhe ka fituar titullin e kampionit në Bundesligë me Bayer Leverkusenin, është një nga emrat që do të kujtohet gjatë për arritjet e tij. Ndërsa Jashari dhe Fazliu janë shembujt më të rinj të një brezi të ri shqiptarësh që do të vazhdojnë të kontribuojnë për Zvicrën në vitet në vijim.
Përveç kësaj, shumë emra të njohur të futbollit shqiptar si Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi dhe Albert Bunjaku kanë përfunduar karrierat e tyre, por ndikimi i shqiptarëve vazhdon të mbetet i fuqishëm në futbollin zviceran.
Aktualisht, klubet e Zvicrës janë të mbushura me talente shqiptare. Në skuadra si Lugano, Basel, Lausanne, dhe Luzern, shqiptarët vazhdojnë të japin kontribut të rëndësishëm në fushën e lojës. Me këtë trend të vazhdueshëm, shqiptarët duket se do të vazhdojnë të fitojnë çmime të rëndësishme në Superligën e Zvicrës dhe do të mbajnë pozita kyçe në skuadra të mëdha.
Ndërkohë, kritikat që shpesh janë drejtuar ndaj shqiptarëve të rritur në Zvicër për zgjedhjen e përfaqësueses zvicerane mbi Shqipërinë ose Kosovën, nuk i kanë ulur lidhjet e tyre me vendin e origjinës. Përkundrazi, sukseset e tyre vazhdojnë të sjellin përfitime të mëdha edhe për Kosovën dhe Shqipërinë, duke forcuar pozitat e futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare./UBTNews/
12 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së
Trump: Do të ndalojmë rënien ekonomike të SHBA-së dhe pushtimin nga emigrantët
Irani dënon me vdekje reperin Amir Tataloo për “Blasfemi”
Kush po i prinë elitës së basketbollit kosovar?
Haradinaj takon Grenell
Forumi Ekonomik Botëror do të mbahet prej 20 deri 24 janar në Davos
Vidhet një veturë me targa të Serbisë në Leposaviq
Dortmundi merr Rashfordin
Kush do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit?
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!