Sport

​Liga e Evropës vazhdon sot me disa ndeshje interesante

Published

on

Pas ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, ku Real Madrid arriti të sigurojë fitore minimale si mysafir kundër Atalantas, dhe Manchester City, fitoi me lehtësi kundër Borussia Monchengladbach, sot do të vazhdojë Liga e Evropës me një program tejet të ngjeshur me ndeshje.

Po ashtu, dje u zhvillua ndeshja me Tottenham e Wofsberger në kuadër të Ligës së Evropës, ku skuadra londineze arriti lehtësisht ta mposht atë austriake me rezultat 4:0, dhe të përgjithshëm 8:1.

Ndër ndeshjet më interesante të programit të sotëm do të jenë mes Arsenal e Benfica, Villarreal e RB Salzburg dhe Manchester United e Real Sociedad.

Në ndeshjet e para që janë zhvilluar javën e kaluar, Arsenal barazoi 1:1 me Benfican, Villarreal siguroi fitore 2:0 kundër skuadrës së Mërgim Berishës dhe Manchester United e deklasoi Real Sociedadin si mysafirë me rezultat përfundimtar 0:4.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur programin e plotë të ndeshjeve në Ligën e Evropës:

18:55 Ajax – Lille (Stadiumi Johan Cruijff Arena)

18:55 Arsenal – Benfica (Stadiumi Emirates)

18:55 Hoffenheim – Molde (Stadiumi Rhein-Neckar-Arena)

18:55 Napoli – Granada CF (Stadiumi Diego Armando Maradona)

18:55 Rangers – Antwerp (Stadiumi Ibrox)

18:55 Shakhtar Donetsk – Maccabi Tel Aviv (Stadiumi National Sports Complex “Olympiyskiy”)

18:55 Villarreal – RB Salzburg (Stadiumi Estadio de la Ceramica)

21:00 AC Milan – FK Crvena Zvezda (Stadiumi San Siro)

21:00 AS Roma – Braga (Stadiumi Olimpico)

21:00 Bayer Leverkusen – Young Boys (Stadiumi BayArena)

21:00 Club Brugge KV – Dynamo Kyiv (Stadiumi Jan Breydel)

21:00 Dinamo Zagreb – Krasnodar (Stadiumi Maksimir)

21:00 Leicester City – Slavia Prague (Stadiumi King Power)

21:00 Manchester United – Real Sociedad (Stadiumi Old Trafford)

21:00 PSV – Olympiacos Piraeus (Stadiumi Philips)

Lajmet

​Peshëngritësi iranian debuton sot për Kosovën në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes

Published

on

Kampioni Olimpik i Rio 2016, Kianoush Rostami, do të garojë sot për herë të parë nën flamurin e Kosovës.

Peshëngritësi me famë botërore pritet të debutojë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Forde të Norvegjisë.

Rostami do të garojë në kategorinë deri në 94 kilogramë, me nisjen e garës së tij të parashikuar për në orën 19:30.

Peshëngritësi iranian, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën në fillim të këtij viti, ka qenë më parë pjesë e përfaqësueses së Iranit deri në vitin 2022.

Pas mosmarrëveshjeve me Federatën e vendit të tij, ai vendosi të ndryshojë përfaqësim dhe t’i bashkohet ekipit të Kosovës.

Rostami ka një karrierë të jashtëzakonshme ndërkombëtare pasi që është fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” dhe i medaljes së argjendtë në “Londër 2012”.

Po ashtu, numëron tri medalje botërore: dy të arta dhe një të argjendtë.

Bazuar në rezultatet dhe përvojën e tij, Rostami është një nga kandidatët kryesorë për të siguruar një medalje botërore për Kosovën./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Son pranë një arritjeje historike

Published

on

Kapiteni i Koresë së Jugut, Son Heung-min, është pranë një arritjeje historike, pasi pritet të thyejë rekordin e vendit të tij për më shumë paraqitje me ekipin kombëtar, në ndeshjen miqësore kundër Brazilit.

Sulmuesi i Los Angeles FC do të zhvillojë paraqitjen e tij të 137-të me fanellën e përfaqësueses, duke kaluar kështu ish-mbrojtësin Hong Myung-bo dhe ish-sulmuesin legjendar Cha Bum-kun, me të cilët aktualisht ndan kuotën e 136 ndeshjeve.

Ndeshja kundër Brazilit, e drejtuar nga Carlo Ancelotti, shërben si përgatitje për Kupën e Botës 2026 në Amerikën e Veriut, ku Koreja e Jugut tashmë është kualifikuar.

Nëse Son nuk aktivizohet në këtë përballje, ai do ta ketë mundësinë të thyejë rekordin në sfidën ndaj Paraguait të martën, e cila do të shoqërohet edhe me një ceremoni përkujtimore për këtë arritje të veçantë.

Son, i cili debutoi me kombëtaren në dhjetor të vitit 2010, ka shënuar deri më tani 53 gola.

Gjithashtu, ai është në Kupën e Botës së katërt të karrierës, ndërsa me kalimin në MLS këtë verë, ish-kapiteni i Tottenhamit ka filluar një kapitull të ri në karrierën e tij.

Në përballjen e fundit mes dy ekipeve, Brazili kishte triumfuar 4-1 ndaj Koresë së Jugut në fazën e 1/8 së finales të Botërorit “Katar 2022”./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Foda flet sot para mediave për ndeshjen me Slloveninë

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar për aktivitetet zyrtare të Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Sllovenisë për ditën sotme në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen mes dy përfaqësueseve.

Në orën 16:30 do të mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës, ku para gazetarëve do të dalë përzgjedhësi Franco Foda.

Ndërkaq, në orën 17:00 “Dardanët” do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Më vonë, në orën 20:00, do të mbahet edhe konferenca për media e Kombëtares së Sllovenisë, po ashtu në të njëjtin stadium./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Sport

Broja para përballjes me Serbinë: Më e rëndësishme se goli im, është fitorja e ekipit!

Published

on

Kombëtarja e Shqipërisë po zhvillon përgatitjet e fundit për sfidën e rëndësishme kundër Serbisë, që do të luhet më 11 tetor në Leskovc.

Në një prononcim për mediat, sulmuesi Armando Broja u shpreh se atmosfera në ekip është shumë pozitive dhe se skuadra është e bashkuar për të dhënë maksimumin në fushë.

“Siç tha edhe Ajeti, është një ndeshje shumë e rëndësishme. Jemi të fokusuar dhe të përqendruar. Do të dëgjojmë trajnerin dhe do të japim gjithçka për të marrë fitoren,” – tha Broja.

I pyetur për mungesën e golit, ai theksoi se objektivi kryesor është suksesi i skuadrës: “Sigurisht që kam qejf të shënoj, por për mua më e rëndësishme është që Shqipëria të fitojë. Dua të ndihmoj me gola, pasime apo çdo mënyrë tjetër që mundem. Më mungon goli, por fokusi im është tek ekipi dhe tek 3 pikët.”

Sa i përket objektivit për t’u kualifikuar në Botëror, Broja u shpreh optimist: “Kemi shanse reale. Grupi është i vështirë, me Anglinë dhe Serbinë, por do të luftojmë deri në fund. Besojmë te forca jonë dhe te mundësia për të realizuar ëndrrën e Botërorit.” /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara