Sport

​Liga e Evropës; Ja shorti i fazës së grupeve për sezonin 2021/22

Published

on

Pasi që kemi mësuar shortin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin e ri 2021/22, sot është hedhur shorti për të njëjtën fazë në kuadër të Ligës së Evropës.

Nga shorti, 32 ekipe mësuan kundërshtarët e tyre dhe grupet përkatëse në të cilat u pozicionuan, ku Grupi E parashihet të jetë si “Grupi i vdekjes”.

Në Grupin E janë pozicionuar skuadrat si ajo e Marseille, Lokomotiva e Moskës, Galatasaray dhe ajo e Lazios.

Shortin e plotë të Ligës së Evropës e gjeni më poshtë.

Sport

Thomas Muller refuzoi ofertën e klubit të Serie A

Published

on

Fiorentina thuhet se ka bërë një përpjekje për të nënshkruar me Thomas Muller si lojtar i lirë në fund të sezonit, por që sulmuesi i Bayern Munichut ka refuzuar propozimin e tyre.

35-vjeçari së fundmi është bërë i disponueshëm në treg pasi klubi i tij njoftoi se nuk do të rinovonte kontratën e tij, që do të thotë se qëndrimi i tij 17-sezonal në Allianz Arena do të përfundojë.

Duke pasur parasysh klasin e përvojën fituese, Muller pritet të tërheqë interes nga shumë klube evropiane, duket se Fiorentina lëvizi shpejt për të provuar dhe siguruar shërbimet e tij.

Gazetari i Sport Bild, Christian Falk konfirmoi se Viola i kishte ofruar Mullerit një lëvizje në Stadio Artemio Franchi në fund të sezonit, ai gjithashtu shtoi se lojtari nuk është ‘i interesuar’ për t’iu bashkuar Serie A.

Muller kohët e fundit shënoi në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit në Allianz Arena, megjithëse barazimi i tij i përkohshëm u ndoq shpejt nga goli fitues i Davide Frattesit, i cili përfundimisht çoi në fitoren e përgjithshme 4-3 të Nerazzurrëve pas ndeshjes së kthimit në San Siro.

Continue Reading

Sport

Kosova U16 fiton ndaj Andorrës

Published

on

Përfaqësuesja U16 e Kosovës në futboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s, që po mbahet në Tiranë.

Kosova U16 të martën fitoi ndaj Andorrës me rezultatin 2:1. “Dardanët” e rinj ditë më parë e mposhtën San Marinon me rezultat shumë të thellë, 7:0.

Unejs Mustafa i realizoi dy golat për fitoren e Kosovës U16. Mustafa golin e parë e shënoi në minutën e 41-të kurse golin e dytë e realizoi në minutën e 48-të.

Ndërkohë golin e vetëm për Andorrën e realizoi Oëen Soriano në minutën e 90-të.

Të përzgjedhurit e selektorit, Mehmed Kurda, ndeshjen e fundit në kuadër të turneut zhvillimor e zhvillojnë të premten ndaj Shqipërisë.

 

Continue Reading

Sport

Pesë vjet pa e fituar titullin, Ronaldos s’i mjaftojnë golat

Published

on

Cristiano Ronaldo po shkon drejt sezonit të pestë radhazi pa e fituar titullin e kampionit.

Për herë të fundit, legjenda portugeze e kishte fituar një titull kampioni të shtetit në vitin 2020 me Juventusin, ndërsa më pas e pati një eksperiencë të shkurtër në Angli, ku u rikthye te Manchester United para se të përfundonte në Arabinë Saudite.

Humbja e fundit e zbriti Al Nassrin në pozitën e katërt në Saudi Pro League, duke bërë që titulli i kampionit në këtë sezon të jetë pothuajse i pamundur.

Në moshën 40 vjeçare, Cristiano mbetet golashënuesi më i mirë i ligës, duke kontribuuar në 45% të golave në ligë për Al Nassr në këtë sezon.

Përkundër shkëlqimit të tij individual, futbolli është një sport ekipor dhe sukseset kolektive kanë qenë të pakapshme për “CR7” në këtë periudhë pesë vjeçare.

Kontrata e Ronaldos me Al Nassr do të skadojë në qershor të këtij viti, por flitet se ai do ta vazhdojë atë për një vit tjetër, deri në qershor 2026.

 

Continue Reading

Sport

Trajneri portugez: Duhet të fokusohemi në Ligën e Evropës

Published

on

Trajneri portugez, Ruben Amorim, ka bërë të ditur se Manchester United tashmë do ta përqendrojë vëmendjen tërësisht në Ligën e Evropës – kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube në kontinent.

“Djajtë e Kuq” aktualisht gjenden në pozitën e 14-të në Premier League dhe me këtë formë, rrezikojnë ta përfundojnë sezonin në pjesën e poshtme të tabelës.

Megjithatë, në Evropë gjërat po shkojnë ndryshe për ekipin nga Old Trafford, që ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Një triumf në këtë garë do t’u siguronte atyre një biletë për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Pas fitores kundër Lyonit në çerekfinale, trajneri Amorim theksoi se ky është objektivi kryesor i skuadrës në vazhdim.

“Ne me të vërtetë duhet të fokusohemi në Ligën e Evropës dhe ndonjëherë të rrezikojmë me fëmijë në Ligën Premier. Tifozët duhet të kuptojnë se ne duhet të fokusohemi në Ligën e Evropës”, ka thënë Amorim.

Continue Reading

Të kërkuara