Barcelona edhe një herë gjendet në situatë të vështirë sa i përket kufirit të pagave, nuk është aspak befasi që disa nga lojtarët e tyre po lidhen me një largim të mundshëm.
Më i fundit është Robert Lewandowski. 36-vjeçari ka edhe një vit të mbetur në kontratë, pasi arriti marrëveshje për zgjatjen e saj në pranverë, dhe deri tani ka theksuar se synon ta respektojë kontratën deri në fund.
Sipas Mundo Deportivo, Arabia Saudite ka treguar interesim për Lewandowskin. Që nga momenti kur Barcelona nisi të kishte probleme me kufirin e pagave, kjo temë është bërë e zakonshme, sulmuesi është lojtari më i paguar me Frenkie de Jong, dhe për shkak të moshës, nuk shihet si pjesë e planeve afatgjata.
Barcelona planifikon ta ketë Lewandowskin për sezonin e ardhshëm, ai do të jetë sulmuesi qendror titullar. Nëse Lewandowski kërkon të largohet, klubi nuk do ta ndalonte, por do të kërkonte shumë transferimi. Merkatoja e Arabisë Saudite nuk mbyllet deri më 23 shtator, shumë pas afatit të 1 shtatorit në Spanjë.
Me ardhjen e Marcus Rashford, Barcelona ka më shumë alternativa për qendrën e sulmit, pasi edhe Dani Olmo dhe Ferran Torres shihen si opsione për atë rol. Deklarata më e fundit nga vetë Lewandowski është se ai dëshiron të luajë për Barcelonën sezonin tjetër.
Ai ka thënë disa herë se ndjen se ka ende disa vite në nivelin më të lartë, dhe sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i ekipit me 42 gola.
Për ta ndryshuar këtë situatë, Arabia Saudite do të duhet ta tundojë me një ofertë të jashtëzakonshme.