Lajmet

​Lëvizja Vetëvendosje kërkon unitet për dialogun me Serbinë

Ajo ka thënë se pas agresionit rus në Ukrainë kanë ndryshuar rrethanat gjeostrategjike.

Published

on

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar unitet nga partitë parlamentare për dialogun me Serbinë.

Ajo ka thënë se pas agresionit rus në Ukrainë kanë ndryshuar rrethanat gjeostrategjike dhe Kuvendi duhet të dalë me një vendim se disa marrëveshje që janë bërë nuk mund të funksionojnë, derisa ka një realitet të ri që po shpërfaq Serbia.

“Sot është koha të unifikohemi, sot fatkeqësisht po ndodh një e keqe e madhe në Ukrainë, por për ne është një mësim i madh gjithashtu mbi qasjen si e kemi pas dhe duhet të organizojmë ndaj Serbisë. Nuk mundemi më të jemi të fragmentuar karshi tyre. Ne duhet të jemi bashkë, ky Kuvend duhet të deklarojë si pikat të cilat janë vendosur, vendimet dhe nënshkrimet e marrëveshjeve që janë bërë në disa rrethana nuk mund të funksionojë se ka një realitet që ka shpërfaq Serbinë nga gjitha aspiratat që kanë pasur deri tash. Nuk e kanë forcën ushtarake të Rusisë, por ka pasur një politikë pak nga BE dhe shumë nga Rusia. Është një rrethanë gjeostrategjik krejt tjetër se ndryshe do të ishte situata sot. Prandaj nuk e shoh këtë debat që ne të përçahemi, por si debat që ne të bashkohemi. Ne t’i japim mbështetje qeverisë dhe kryenegociatorit”, tha ajo në debatin parlamentar për dialogun.

Shefja e deputetëve të mazhorancën kritikoi edhe iniciuesin e debatit për dialogun me Serbinë.

“Cila është marrëveshja e keqe që kjo qeveri ia solli Kosovës. Ju e keni ftuar dialogun që të diskutojmë në ditë pa ditë, në moment pa momente. SI mund të shtyjmë përpara dialogun dhe raportet me Serbinë. Ku është zori sot, cila është kërkesa e juaj që sot ne të amnistojmë dhe ti japim argumente shtesë Serbisë në raport me Kosovën në rrugën e saj drejtë BE-së. Ne duhet bashkërisht të kalkulojmë se kemi pas një proces të gjatë mbi një dekadë me pak suksese dhe shumë dështime a do të jemi në gjendje sot aktualisht që ato pak suksese dhe shumë dështime t’i vazhdojmë si të tilla, apo në një moment kur një shtet sulmon një shtet sovran dhe ka një sozi këtu në Ballkan që e ka emrin Republika e Serbisë që e fillon të njëjtën me Malin e Zi dhe nesër ndoshta me Kosovën, t’ia lehtësojmë punën. Si një person me bagazh dhe strateg i luftës kisha pritur një qasje tjetër nga ana juaj”, shtoi ajo.

Ajo i quajti ofenduese qëndrimin e mëhershëm të kryetarit të AAK-së në Kuvend.

“Për ne si unitet është kjo të përcjellët si mesazh dhe jo të del një kryetar i një partie, një ish kryeministër dhe të ofendojë me radhë në momentin kur një kryeqytet i një vendi bie nga forcat ruse”, tha ajo.

Kusari-Lilës iu kundërpërgjigj deputeti Haradinaj.

“Sa i përket partive Mimozë je shumë e shkathët, ke qenë e zonja në çdo parti. Sot po shoh se mbi LVV-në je, e di se ke kalu 5-6 parti”, tha ai.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara