Sport

​Letra përshëndetëse e Juventusit për Cristiano Ronaldon

Published

on

Ylli portugez ishte transferuar në Serie A në vitin 2018 dhe e ndihmoi skuadrën e Juventusit drejt dy “Scuddetove” dhe tani do të rikthehet në Premier Ligën angleze.

Gjiganti italian Juventus i ka dhuruar lamtumirën e fundit Cristiano Ronaldos, ku edhe e kanë konfirmuar marrëveshjen prej 23 milionë eurosh me Manchester United për yllin portugez.

36-vjeçari ka kaluar tre vite me gjigantin e Serie A dhe ka arritur të ngritë dy trofe të ligës, dhe tani ka vendosur që të rikthehet në “Old Trafford” pas dështimeve të fundit të Juventusit në garat evropiane.

Siç raportohej nga shumë media botërore, Ronaldo ishte shumë pranë transferimit tek Manchester City, por “Djajtë e Kuq” ndërhynë në momentet e fundit dhe arritën të sigurojnë transferimin e yllit portugez.

“Më 10 korrik të vitit 2018, dy ikona të futbollit evropian u bashkuan, Cristiano Ronaldo u bë lojtar i Juventusit. Sot, pas tre vitesh së bashku, pas 133 paraqitjeve dhe 101 golave të shënuar dhe pesë trofeve të fituar, këtij kapitulli i ka ardhur fundi. Rrugët e CR7 dhe Juventusit janë ndarë sot”, shkruante në faqen zyrtare të klubit.

“Në atë ditë korriku, kur Cristiano arriti në Torino, ndjenjat elektrizuese të atyre ditëve mund të ndjeheshin në ajër. Tifozët e Juventusit e pritën CR7 si një mbret, me padurim për ta parë në fushë dhe për ta përkrahur. Ka qenë një histori madhështore.

Ai ishte lojtari i parë në histori të Juventusit që ka arritur të shënoj të paktën 100 gola në të gjitha garat në tre sezonet e para me Juventusin, dhe që nga transferimi i tij në Serie A, ai ka shënuar më shumë gola se cilido lojtarë tjetër, gjithsej 81 sosh, të paktën 10 më shumë se lojtarët e tjerë.

Sot, kjo lidhje e cila kishte lindur më 10 korrik, tre vite më parë, tani është shpërbërë, por çfarë është shkruar si histori do të mbetet përgjithmonë. Ka qenë një aventurë e mahnitshme”, shkruante më tej në letrën e Juventusit.

Cristiano Ronaldo do ta kompletojë transferimin e tij nga Juventusi tek Manchester United ditëve në vijim, ku marrëveshja mes dy klubeve është arritur, dhe gjiganti anglez do të paguajë një dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh plus 8 milionë sosh në formë bonusesh.

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ish-lojtari i Real Madridit pëson goditje në tru

Published

on

Ish-futbollisti holandez, Royston Drenthe, ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor në spital.

“Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Ai po trajtohet dhe është në duar të sigurta. Familja e tij kërkon paqe dhe privatësi gjatë kësaj periudhe, për t’i mundësuar shërimin e plotë,” thuhet në njoftimin e klubit në Instagram.

Drenthe, i cili u konsiderua një prej talenteve më premtues të futbollit holandez, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë pas transferimit te Real Madridi. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në Spanjë, Angli, Rusi, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa futbollin aktiv e përfundoi në Holandë në vitin 2019.

Lajmi është konfirmuar edhe nga FC Der Rebellen, ekipi i ish-lojtarëve profesionistë ku bën pjesë edhe 38-vjeçari.

Pas tërheqjes nga futbolli, Drenthe iu përkushtua muzikës dhe prej vitit 2023 punon si komentator në kanalin holandez Ziggo Sports./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kombëtarja e femrave, Kosova publikon listën për dy ndeshjet e playoff-it

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë e femrave, do t’i zhvillojë dy ndeshjet vendimtare kundër Turqisë, në fazën e playoff-it në kuadër të Ligës së Kombeve.

Loja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 24 tetor derisa e dyta më 28 tetor në Izmir.

Trajneri Sami Sermaxhaj, e ka publikuar listën e futbollisteve të ftuar për këtë ndeshje jetike.

“Dardanet” në rast të fitores do të kenë mundësi të ngjiten në Ligen B./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara