Kronikë e zezë

​Lëndohen tre persona me thikë fshatin Malësi e re

Patrullat policore në detyrë i janë përgjigjur rastit dhe në lokacionin e supozuar janë hasur disa persona të dyshuar.

Published

on

Mbrëmë rreth orës 21:00, policia është njoftuar se në një lokacion në fshatin Malësi e re, Prizren ka një përleshje në mes të disa të rinjve.

Patrullat policore në detyrë i janë përgjigjur rastit dhe në lokacionin e supozuar janë hasur disa persona të dyshuar.

Në mesin e të rinjve të përfshirë në konflikt, tre nga ata kishin marrë lëndime trupore të shkaktuar nga një mjet i prehtë (dyshohet thikë), ata janë dërguar në emergjencë në Prizren, pasi iu është dhënë ndihma e parë dy nga të lënduarit janë ndalë për trajtim të mëtutjeshëm në spital, ndërsa njëri nga ata është liruar.

“Prizren, 28 Tetor 2022 -Me datë 27 Tetor 2022, rreth orës 21:00, nga Stacionit Policor Prizren-veri është pranuar informata se në një lokacion në fshatin Malësi e re, Prizren ka një përleshje në mes të disa të rinjve. Patrullat policore në detyrë i janë përgjigjur rastit dhe në lokacionin e supozuar janë hasur disa persona të dyshuar. Policia ka vënë situatën nën kontroll dhe ka filluar hetimet lidhur me rastin. Në mesin e të rinjve të përfshirë në konflikt, tre nga ata kishin marrë lëndime trupore të shkaktuar nga një mjet i prehtë (dyshohet thikë), ata janë dërguar në emergjencë në Prizren, pasi iu është dhënë ndihma e parë dy nga të lënduarit janë ndalë për trajtim të mëtutjeshëm në spital, ndërsa njëri nga ata është liruar. Përleshja kishte ndodhur pas një konflikti të çastit derisa të rinjtë ishin duke luajtura lojëra kompjuterike në një lokal aty afër. Pasi që është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, janë mbledhë provat dhe dëshmitë, si dhe janë intervistuar të dyshimtit , është konsultuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit katër nga të dyshuarve iu shqiptohet masa ndalim policor për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

Lajmet

Arrestohet një person në Novobërdë i dyshuar për dhunim

Published

on

By

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Novobërdë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunim” ndaj një gruaje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative e hetimore.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore për procedurat e mëtejme hetimore”, njofton policia.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë pasi kanosi zyrtarin policor në detyrë

Published

on

By

Një i dyshuar  është arrestuar të enjten pasdite në Podujevë, pasi ka kanosur një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete të premten në mëngjes në rrugën “Enver Maloku”, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se informata është pranuar rreth orës 08:00.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” deklaroi Pllana.

Ai theksoi se policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore e të ekzaminimit për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se prezantoi patentë shoferi të falsifikuar në Dheu i Bardhë

Published

on

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Dheu i Bardhë, më 16 shtator 2026, rreth orës 11:40, është shoqëruar në stacionin policor një shtetas i Serbisë, pasi gjatë kontrollit ka prezantuar një patentë shoferi që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Dokumenti është konfiskuar për ekzaminim.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara