Aktualitet

​Lego tërhiqet nga Rusia

Lego është një prej brendeve perëndimore që mbetën në Rusi.

Published

on

Gjiganti danez i prodhimit të lodrave, Lego, ka thënë se do të ndalojë së vepruari në Rusi për një kohë të pacaktuar.

Firma ndaloi dërgimin e produkteve në Rusi në mars pas pushtimit të vendit në Ukrainë, por dyqanet e saj mbetën të hapura pasi shumica e shitësve rivalë u tërhoqën.

Lego tha se tani do t’i japë fund partneritetit me Inventive Retail Group, i cili drejton 81 dyqane në emër të Lego, raporton BBC.

Një zëdhënëse e Lego tha: “Kur Lego Group ndaloi dërgesat në Rusi në fillim të marsit, ne gjithashtu pushuam të gjithë aktivitetin tregtar dhe vendosëm pothuajse të gjithë punonjësit tanë në pushim të zgjatur“.

Firma tha se po shkurtonte pjesën më të madhe të ekipit të saj me bazë në Moskë dhe kishte siguruar 70 punonjës me paketa financiare për t’i mbështetur ata ndërsa ata kërkojnë mundësi të reja.

Lego është një prej brendeve perëndimore që mbetën në Rusi pasi kompanitë e tjera të mëdha mbyllën faqet e tyre në vazhdën e sulmit të Kremlinit ndaj Ukrainës.

Bota

Trump: I zhgënjyer nga Rusia, Putin të ndalojë sulmet dhe të negociojë

Published

on

By

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se është shumë i zhgënjyer me Rusinë dhe beson se Presidenti Vladimir Putin duhet të ndalojë së shtëni mbi Ukrainën dhe të bëjë marrëveshje.

Volodymyr Zelensky është më i qetë dhe dëshiron një marrëveshje”, theksoi Trump pas takimit me presidentin ukrainas në Kishën e Shën Pjetrit.

Takimi ynë shkoi mirë. Zelensky po bën një punë të mirë dhe dëshiron një marrëveshje. Ai ka kërkuar më shumë armë”, shtoi Trump.

“Mendoj se po, theksoi Trump në përgjigje të pyetjes nëse sipas mendimit të tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të ishte i gatshëm të lëshonte Krimenë si pjesë të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.

Krimea u dorëzua vite më parë, pa asnjë të shtënë. Pyeteni Obamën”, theksoi Trump.

Shën Pjetri është zyra më e bukur që kam parë ndonjëherë. Ishte një pamje shumë e bukur”, theksoi Trump duke iu referuar takimit me Zelenskyn në prag të funeralit të Papa Françeskut./ATSH/

Continue Reading

Bota

Kina po rrit energjinë bërthamore: Qeveria miraton ndërtimin e reaktorëve të rinj

Published

on

By

Qeveria e Republikës Popullore të Kinës ka miratuar 10 reaktorë të rinj si pjesë e rritjes së kapacitetit të energjisë bërthamore.

Aktualisht, 30 reaktorë janë në ndërtim e sipër në vend, deri në fund të dekadës, Kina mund të bëhet prodhuesi më i madh i energjisë bërthamore në botë, duke zhvendosur Shtetet e Bashkuara nga vendi i parë.

Sipas burimit të medias lokale The Paper, kostoja e 10 reaktorëve të rinj pritet të jetë 200 miliardë juanë (27 miliardë dollarë). Katër prej tyre iu dhanë China General Nuclear Power Corp. Në të njëjtën kohë, jo vetëm China National Nuclear Corp., por edhe State Power Investment Corp. dhe China Huaneng Group Co. morën miratimin për dy reaktorë secili.

Disa aksione të energjisë bërthamore kineze u rritën në hapjen e tregtimit të hënën, më 28 prill. Në të njëjtën kohë, aksionet e CGN Power Co., të listuara në Hong Kong, u rritën me 4.1%.

Continue Reading

Bota

Rubio: Java e ardhshme, vendimtare për marrëveshjen mes Rusisë dhe Ukrainës

Published

on

By

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se java e ardhshme do të jetë vendimtare për arritjen e një marrëveshjeje paqeje që synon t’i japë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas NBC News, Rubio theksoi se Ukraina dhe Rusia janë tani më afër një marrëveshjeje paqeje se sa në çdo moment të tre viteve të fundit, duke vënë në dukje se një marrëveshje duhet të finalizohet në të ardhmen e afërt.

Rubio shpjegoi se Shtetet e Bashkuara kanë shmangur vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë në një përpjekje për të krijuar kushte më të favorshme për negociata. Ai paralajmëroi se çdo veprim që do të pengonte dialogun mund të çonte në dy vjet të tjera luftë, një skenar që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të shmangin.

Sa herë që filloni të ndërmerrni veprime të tjera, po e dënoni veten me dy vjet të tjera luftë dhe ne nuk duam që kjo të ndodhë,” tha Rubio. Ai gjithashtu theksoi se SHBA është e vetmja palë që aktualisht angazhohet në dialog me të dyja palët, duke theksuar rolin unik të Uashingtonit në këtë proces diplomatik të vazhdueshëm.

Në një kontekst të ngjashëm, Presidenti i SHBA, Donald Trump, gjatë funeralit të Papës Françesku në Vatikan, siguroi presidentin estonez Alar Karis se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në negociatat e paqes për Ukrainën, duke shtuar se palët ishin “shumë afër” një rezolute, sipas mediave estoneze.

Continue Reading

Bota

Koreja e Veriut mbështet Rusinë, dërgon trupa për luftën kundër Ukrainës

Published

on

By

Koreja e Veriut ka konfirmuar për herë të parë se ka dërguar trupa në Rusi për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës.

Sipas autoriteteve të Koresë së Veriut, ky dislokim ka për qëllim ndihmën për Rusinë që të rifitojë rajonin e Kurskut, i cili ishte kapur nga forcat ukrainase në një inkursion të papritur vitin e kaluar.

Deri tani, zyrtarët e inteligjencës së SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Ukrainës kishin raportuar se Koreja e Veriut kishte dërguar rreth 10,000-12,000 trupa në Rusi në vjeshtën e kaluar, duke shënuar pjesëmarrjen e saj të parë në një konflikt të madh ushtarak që nga fundi i Luftës Koreane të viteve 1950-1953. Megjithatë, Koreja e Veriut nuk kishte konfirmuar ose mohuar këto raporte deri më tani.

Ky njoftim i Koresë së Veriut ka ardhur dy ditë pas deklaratës së Rusisë, e cila tha se trupat e saj kishin rimarrë plotësisht rajonin e Kurskut, një pretendim që u mohua nga zyrtarët ukrainas.

Koreja e Veriut dërgoi trupat luftarake në Rusi pas nënshkrimit të një traktati të mbrojtjes reciproke me presidentin rus Vladimir Putin në qershor 2024. Ky traktat, i konsideruar si marrëveshja më e madhe e mbrojtjes midis dy vendeve që nga fundi i Luftës së Ftohtë, kërkon që të dy vendet të përdorin të gjitha mjetet e disponueshme për të ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake në rast se ndonjëra prej tyre sulmohet.

Continue Reading

Të kërkuara