Lajmet

​LDK paralajmëron se Buxheti mund të përfundojë në Kushtetuese

Hoti tha se projektligji për buxhetin ka disa anomali substanciale dhe është anti kushtetues.

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) është kundër projektbuxhetit 2023, madje kjo parti pret që ky projektligj të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë shqyrtimit në lexim të dytë, deputeti nga LDK, Avdullah Hoti tha se projektligji për buxhetin ka disa anomali substanciale dhe është anti kushtetues, duke iu referuar tërheqjes së disa mjeteve vetanake të komunës së Prishtinës.

Deputeti Hoti po ashtu ka thënë se në buxhetin e vitit 2023 nuk janë përfshirë premtimet e partisë në pushtet, në këtë rast Vetëvendosjes.

“Ajo që është kërkuar për këtë buxhet, është evidentim i premtimeve të juaja me I reflektuar në buxhet. As atë se keni bërë. Ne kemi pritë që gjatë dy leximeve t’ i reflektojmë disa anomali substanciale që i ka projektligji. Duke filluar nga e para, projektligji në nenin e caktuar është të pjesës tekstuale është qartë antikushtetues. I kemi dhënë argumentet tona në komision, ke e ka bërë një analizë zyra ligjore e kuvendit, ministri nuk ka dashur as me reflektuar. Madje, as nuk e ka mbrojtur që ky nuk është kundër kushtetues. Dhe sot kuvendi mund ta votojë një ligj që mund të përfundojë direkt në Gjykatën Kushtetuese. Sepse nuk është e mundur që të hyrat nga mjetet vetanake në Prishtinë nga tatimi në pronë që mblidhen në “Dardani” e “Ulpianë”, ato mjetet me i dërguar për një rrugë ta zëmë në Mitrovicë ose në Gjilan. Krejt argumentet janë kundër këtij neni, ndërsa qeveria nuk donë as me reflektuar as me dëgjuar. Kështu që s’ka si me ia dhënë mbështetjen një projektligji të tillë”, tha ai.

Ndaj ish-kryeministrit Hoti ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca. Kryetari i Kuvendit, kërkoi të mos ketë nguti, sepse siç tha ai mund të arrihen do kompromise të mira për këtë buxhet.

“Mund të arrihen do kompromise të mira për këtë buxhet me dashtë. Pse po nguteni bre? “Ngadalë, ngadalë, që ka thënë ai”, është shprehur Konjufca.

Hoti i ka replikuar Konjufcës, duke i thënë se nuk bën të komentohen diskutimet e deputetëve.

Ish-ministri i Financave, Hoti ka kritikuar qeverinë edhe për ndarjen e mjeteve sipas tij jo të drejtë për projektet kapitale.

Në projektligjin për buxhet janë propozuar 97 amendamente. Dhjetë prej tyre janë të Komisionit funksional, 82 janë të propozuara nga deputetët, por pa përkrahjen e Komisionit funksional dhe pesë amendamente të komisioneve tjera parlamentare.

Lajmet

Blloku B1 del jashtë funksionit

Published

on

By

Blloku B1 i Termocentralit “Kosova B”,  ka dalë jashtë funksionit mëngjesin e së martës, duke përkeqësuar më tej situatën e furnizimit me energji elektrike në vend.

Kosova vazhdon të përballet me krizë energjetike, pasi ka pasur ditë që është shënuar gjenerim zero nga disa blloqe prodhuese. Sipas burimeve, problemi më delikat aktualisht është pikërisht ai në bllokun B1, transmeton Klankosova.tv.

Dalja nga funksioni e këtij blloku rrit varësinë nga importi i energjisë elektrike dhe rrezikon stabilitetin e furnizimit, sidomos në orët e pikut të konsumit.

Institucionet energjetike ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për kohën e rikthimit në operim të këtij blloku.

Ndërkohë, ditë më parë, konkretisht më 8 janar jashtë funksionit doli edhe blloku A4.

Kështu kishte bërë të ditur njohësja e energjisë, Janina Ymeri, e cila theksoi se që nga 1 janari ka pasur dy rënie të blloqeve, sepse ditë më parë zero gjenerim kushte pasur sërish B1.

Continue Reading

Lajmet

Rozeta Hajdari del para gjyqit për skandalin me “Rezeravet Shtetërore”

Published

on

By

Në Gjykatën Themelorë në Prishtinë ka arritur ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ndaj të cilës pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për korrupsion në rastin e “Rezervave shtetërore”.

Në këtë rast të akuzuar janë edhe Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit.

Katër të akuzuarit janë të pranishëm në sallën e seancës gjyqësore.

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

By

Të martën në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -12 dhe -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga -2 deri në 2 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.

Continue Reading

Lajmet

​Këto janë të gjitha vendimet e PZAP-së

Published

on

By

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka refuzuar ankesën e bërë nga kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, duke e vlerësuar atë si të pasafatshme.

Haxhiu ka garuar për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, ai kishte kërkuar që të anuloheshin votat me postë që ishin pranuar më 2 janar dhe 6 janar.

Sipas tij, KQZ ka pranuar dhe numëruar mbi 23 mijë vota të ardhura pas afatit ligjor. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë vendit mund të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri të nesërmen e ditës së zgjedhjeve në orën 16:00. Mirëpo, KQZ-ja përmes një vendimi ka zgjatur afatet për pranimin dhe numërimin e votave nga mërgata.

Krahas kësaj, PZAP ka refuzoi si të pasafatshme edhe një ankesë të subjektit politik të Nenad Rashiqit, Iniciativa Qytetarë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Ai kishte bërë ankesë lidhur me administrimin e procesit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit në Novobërdë dhe Leposaviq.

Si e palejuar u hodh ankesa e kandidatit të PDK-së për deputet Jakup Nura, që kishte kërkuar më 10 janar të urdhërohet KQZ-ja t’i numërojë të gjitha vendvotimet në Komunën e Skenderajt.

Ndërsa është konstatuar e tërhequr ankesa e subjektit politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) lidhur me parregullsitë gjatë votimit me postë. IRDK-ja kishte parashtruar ankesë kundër Partisë Liberale Egjiptiane lidhur me parregullsitë e votave me postë jashtë Kosovës. IRDK-ja para shqyrtimit ka njoftuar PZAP-në se për shkaqe subjektive ka vendosur ta tërheqë ankesën.

Continue Reading

Të kërkuara