Lajmet

​LDK kritikon Kurtin: I dobët dhe kontradiktor

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Kurti është në transformim të pozicioneve të tij.

Published

on

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë përplasur në debat me kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Shefin e ekzekutivit e kanë kritikuar për përfaqësim të dobët të Kosovës, mosinformim të deputetëve si dhe deklarata kontradiktore.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Kurti është në transformim të pozicioneve të tij.

“Kryeministri kur humb argumentet fillon të prodhojë material për ‘tik-tok’, kështu bëri edhe sot, tha nga Nenad Gjuriqi kaluam te Nenad Rakiqi, po ashtu ka kaluar nga Pantiqi e Ivanoviqi, të parin nuk ke mundur dy javë ditë ta sjellësh në Prishtinë e të dytin e ke glorifikuar si njeri i heroizmit të multietnicitetit në veri. Mos u harro këto dyja kur i përmend. Unë besoj që kryeministri ka probleme thelbësore kontradiktore sepse është në transformim të pozicioneve të tij, prandaj po humb edhe qetësinë edhe argumentet. Që disa prej kontradiktave, thotë që është marrëveshje kontraktuale por nuk është marrëveshje ligjërisht e obligueshme, sepse aty në pjesë të marrëveshjes po ta ndaje tani do të tregojë se a parashihet që ky proces dialogues të zgjatë për disa vite për të arritur të një marrëveshje ligjërisht e obligueshme”, ka thënë ai.

Abdixhiku shtoi se Kurti është kontradiktor edhe kur flet për rend dhe ligj në veri të vendit.

“Kontradikta e dytë është ‘merre ose leje’ por është bazë e mirë, ja është bazë e mirë, ja është përfundimtare ‘merre ose leje’. Kontradikta e tretë është se do të ketë implementim të marrëveshjeve paraprake por nuk do të ketë Zajednicë, a po kuptoni sa kontradiktore është kjo në vete, tjetra është ju lutem kërkoni reciprocitet për Luginë, por kërkoje ti, pse e ke pranuar në parim një marrëveshje që nuk e ka reciprocitetin”, ka shtuar ai.

Kurtit i ka replikuar edhe shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.

“Ajo çka e tronditi kryeministrin dhe e humbi kontrollin ke veç një fjalë, ‘dobët’ kryeministër pra po ta them edhe publikisht atë që ta thash, dhe u zbehem, u sarrakuqe, u çorientove, u çrregullove, e humbe kohën vetëm me një fjalë, dobët kryeministër. Por po harron kryeministër se prej asaj karriges ku jam ulur ti ke qenë prapa ke gjuajt me ve, këtu afër ke gjuajt paraardhësin tënd me sprej në sy, gaz lotsjellës, ke sulmuar fizikisht, me ke gjuajt mua me gaz lotsjellës dhe nuk ka a bërë askush ndonjë tragjedi kaq të madhe, e me u tronditë kaq shumë sa ti prej një fjale të dobët”, tha Gashi.

Sipas tij, Kurti është treguar i dobët në përfaqësim përballë Serbisë si dhe ndërrim të qëndrimeve.

Vendi

Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Published

on

Përparim Rama nga LDK ka dalë i pari në sondazhet e televizionit Dukagjini.

Sipas këtij exit pollit të UBO-Consulting, rezulton që Rama merr 54.1 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij, Hajrulla Çeku 45.9 për qind.

Ndërsa sipas exit pollit të Klan Kosovës, përparim Rama ka 53.62 për qind, ndërsa Hjarulla Çeku 46.38 për qind.

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Të kërkuara