Lajmet

​Lajçak pritet ta vizitojë sot Kosovën

Ai do ta vazhdojë vizitën në Serbi.

Published

on

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, pritet që sot të vizitojë Kosovën, derisa ai mund të vazhdojë vizitën në Serbi.

As kësaj herë nuk janë bërë të ditura hollësitë e vizitës, vetëm se ai do të diskutojë me bashkëbiseduesit për hapat e ardhshëm të dialogut, sidomos për avancimin rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, por edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

Ndryshe, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka vizituar Kosovën dhjetë ditë më parë, kur ka zhvilluar një darkë pune me kryeministrin Albin Kurti dhe kryenegociatorin e Kosovës në dialog me Serbinë, Besnik Bislimin.

Lajmet

Osmani takon Erdogan: Turqia mbetet partnere e rëndësishme e Kosovës

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka lartësuar të premten marrëdhëniet e vendit të saj me Turqinë, pas një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Forumin e Diplomacisë në Antalia.

Në një postim në Facebook, Osmani tha se Turqia është dhe do të mbetet partnere e rëndësishme e Kosovës për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal.

Marrëdhëniet tona janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”, tha ajo.

Continue Reading

Lajmet

Deputeti Kamberi dorëzon dëshmi në Institutin për Krime Lufte në Prishtinë

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, në cilësinë e ish-kryetarit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, ka dorëzuar në Institutin për Krime Lufte në Prishtinë materiale që dëshmojnë diskriminimin etnik, maltretimet dhe vrasjet e civilëve shqiptarë, para, gjatë dhe pas luftës.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, Kamberi tha se materialet e dorëzuara nga ai janë rezultat i punës dhe angazhimit të tij në Këshillit për të Drejtat e Njeriut në periudhën e pasluftës në Kosovë.

Institutit për krime lufte në Prishtinë, në cilësinë e ish-kryetarit të Këshillit për të Drejtat e njeriut, i dorëzova materiale arkivore, fotografi, raporte dhe dokumente të cilat dëshmojnë diskriminimin etnik, maltretimet dhe vrasjet e civilëve shqiptarë, para, gjatë dhe pas luftës”, shkroi Kamberi.

Kamberi ftoi edhe shqiptarët e tjerë të Luginës së Preshevës të veprojnë si ai.

Ftoj të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës të cilët kanë dokumente, fakte, fotografi, të dorëzojnë të njëjtat në këtë institucion!”, shtoi ai.

Dëshmitë e para në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë u pranuan më 17 shkurt 2024.

Continue Reading

Lajmet

Kundërshtohet shtrenjtimi i rrymës, Dhoma e Tregtisë: Rrezikohen vendet e punës

Published

on

By

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë i ka bërë thirrje ZRRE-së që të mos shtrenjtojë energjinë, meqë pasojat do të jenë të mëdha.

Në ditën kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë mori vendim për shtrenjtim të çmimit të energjisë, drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike në këtë kohë rrezikon vendet e punës.

Nga fillimi kemi qenë kundër, biznesi dhe qytetarët nuk duhet të paguajnë dështimin. Kemi gati se çdo ditë njoftime nga KESCO se po rritet kërkesa për import të energjisë elektrike. Për katër vjet institucionet kanë dështuar të sjellin investime të jashtme“, deklaroi ai.

Continue Reading

Lajmet

Policia bllokon hyrjen e ZRRE-së

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bllokuar hyrjen e objektit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

ZRRE të premten ka mbajtur mbledhje, ku u mor vendimi për shtrenjtimin e rrymës.

Bordi ka miratuar propozimet për aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale. Raportet në fjalë janë miratuar më shumicë të votave, por nuk është treguar se sa do të rritet çmimi i energjisë elektrike.

Continue Reading

Të kërkuara