Lajmet

​Lajçak: Po përgatitemi për takim të nivelit të lartë në Bruksel

Lajçak tha se çdo marrëveshje që është nënshkruar në të kaluarën duhet të zbatohet.

Published

on

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se me kryeminstrin Albin Kurti kanë biseduar edhe për kushtet e tij për themelimin e Asociacionit. Megjithëse tha se ia paraqiti qëndrimin e BE-së për to, ai nuk i bëri publike të njëjtat. Mirëpo nënvizoi se çdo marrëveshje që është nënshkruar në të kaluarën duhet të zbatohet.

Pas takimit mbi dyorësh me Kurtin, Lajcak para gazetarëve tha se janë duke bërë përgatitje për një takim konstruktiv të nivelit të lartë në Bruksel mbi planin e BE-së, apo të ashtuquajturin plani franko-gjerman për dialogut.

“Vizita e sotme në Prishtinë është vazhdimësi e një përpjekjeje diplomatike aktive për të arritur progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë bazuar në propozimin zhvillimor. Kjo është në fakt vizita ime e 10-të që nga shtatori, dhe sigurisht, kemi diskutuar propozimin dhe gjithashtu përgatitjen për një takim konstruktiv në nivelin më të lartë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, dhe misioni im sot do të vazhdojë me takimin me presidenti Vuçiq, më vonë sonte në Beograd”, tha ai.

Para gazetarëve, Lajçak përmendi edhe kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit.

“Ne diskutuam për këtë çështje dhe e njoftova Kryeministrin për qëndrimin tonë, por nuk dua tani të bëj publike ndonjë analizë juridike, mendoj se ishte e dobishme që e bëmë këtë diskutim këtu. Ajo që unë dua ta përsërisë është se gjithçka që është rënë dakord në dialog duhet të zbatohet, ngase kështu do të ndërtohet normalizimi”, tha ai.

Pavarësisht kësaj, Lajçak shtoi se baza e diskutimit në takim ishte propozimi i BE-së për dialogun.

“Siç thashë, ne diskutojmë gjithçka që është në propozim, diskutojmë gjithçka që është në axhendën e dialogut, por baza e diskutimit tonë është propozimi që kam paraqitur më 9 shtator….Siç thashë, ne duam të sigurohemi që të ecim përpara në bazë të këtij propozimi dhe kur t’i sjellim dy liderët në Bruksel, takimi të jetë konstruktiv. Unë nuk flas në emër të kryeministrit tuaj, mund ta pyesni vetë atë”, tha ai.

Takimit mes Kurtit dhe Lajçak iu bashkua edhe ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Por, as ai dhe as kryeministri Albin Kurti nuk u pronocuan para mediave.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara