Lajmet

​Kuvendi sot mblidhet në seancë plenare

Seanca pritet të nisë nga ora 11:00.

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancë plenare. Seanca pritet të nisë nga ora 11:00.

Në rend të ditës janë 11 pika, në mesin e të cilave dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, personat e dhunuar gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-172.

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-153 për edukimin në fëmijërinë e hershme,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligji nr.08/L-219 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/l-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, personat e dhunuar gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-172,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-224 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
10. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.21/136, datë 22.03.2023 për themelimin e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM) me seli në Mitrovicë si Institucion i arsimit të Lartë,
11. Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.

Ndryshe, dje (e mërkurë) Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet e vazhdimit të seancave të muajve të mëparshëm.

Lajmet

Për edicionin e ri të basketbollit shorti hidhet më 12 shtator

Published

on

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar se shorti për edicionin e ri të garave do të tërhiqet më 12 shtator në zyrat e saj.

Sipas njoftimit, fillimisht nga ora 11:00 do të hidhet shorti për Superligën e Femrave, ndërsa një orë më vonë, nga ora 12:00, do të tërhiqet shorti për ProCredit Superligën.

Me hedhjen e shortit do të përcaktohen çiftet e para të kampionatit të ri, i cili pritet të sjellë edhe këtë sezon përballje interesante dhe rivalitet të lartë në parket.

/S.K/KP/FBK

Continue Reading

Lajmet

KRU “Prishtina” publikon orarin e autobotëve për furnizim me ujë për pije

Published

on

By

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka publikuar orarin e autobotëve për furnizim me ujë të pijshëm, pas rritjes së vlerave të manganit në liqenin e Badocit.

Sipas kompanisë, ky hap është ndërmarr për të siguruar qytetarët me ujë të pijshëm të sigurt deri në normalizimin e situatës. Orari i shpërndarjes së ujit me autobotë është bërë i ditur për zonat që preken nga reduktimet./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Isak: Me Liverpoolin kam shumë për të dhënë, dua të fitoj gjithçka

Published

on

Liverpooli ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit suedez, Alexander Isak, nga Newcastle United për një shumë rekord prej 130 milionë funtesh, duke e bërë atë blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit britanik.

“Të Kuqtë” do të paguajnë 125 milionë funte për Isak, ndërsa vetë lojtari heq dorë nga një bonus prej 5 milionë funte për të realizuar lëvizjen drejt Anfield.

Lojtari i cili ka shënuar 62 gola në 109 paraqitje për Newcastle, u prezantua me kontratë gjashtëvjeçare pas vizitave mjekësore në Kirkby.

“Ndihem mrekullisht… Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre, këtij klubi dhe gjithçkaje që ajo përfaqëson. Pres me padurim të shoh shokët e mi të ekipit dhe tifozët. “Mendoj se kam shumë për të dhënë. Dua të fitoj gjithçka”, u shpreh ai.

/S.K/KP/BBC

Continue Reading

Aktualitet

Osmani takoi komandantin e KFOR-it, shprehu mirënjohje për angazhimin e ushtarëve

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi mbrëmë një darkë pune me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ku u diskutua për zhvillimet më të fundit të sigurisë në vend.

Takimi u mbajt në kuadër të bashkëbisedimeve të rregullta me udhëheqësin e misionit të NATO-s në Kosovë, në prag të përfundimit të mandatit të tij.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për angazhimin e pandërprerë të Barduanit dhe trupave të KFOR-it në mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, në bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm me institucionet vendore të sigurisë.

Ajo ritheksoi se partneriteti i ngushtë ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it mbetet garanci për stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve të vendit./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara