Lajmet

​Kuvendi miraton dy marrëveshje ndërkombëtare

Murati tha se menaxhimi i resurseve ujore do të jetë primar për ekzekutivin.

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e sotme plenare kanë miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare. Me unanimitet të plotë, të zgjedhurit e popullit miratuan Projektligjin për ratifikimin e amendamentit 1 të marrëveshjes financiare për IPA 2016 me Bashkimin Evropian dhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Qeverinë e Zvicrës për menaxhimin e integruar të burimeve ujore në Kosovë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se qëllimi i amendamentimit të marrëveshjes me BE-në është shtyrja edhe për 1 vit të ekzekutimit të projekteve, që gjithsej sipas tij kapin vlerën e mbi 11 milionë eurove.

“Qëllimi i amendamentimit të marrëveshjes në fjalë është të mundësohet shtyrja e afatit përfundimtar të ekzekutimit të projekteve të cilat mund të mos kryejnë me kohë, si rezultat i pandemisë COVID-19”, tha ai.

Duke arsyetuar projektligjin e dytë, ministri Murati tha se menaxhimi i resurseve ujore do të jetë primar për ekzekutivin. Sipas tij, në bazë të këtij programi 10-vjeçar shuma totale nga ana e Zvicrës do të jetë 18.9 milionë euro.

“Marrëveshja parasheh zhvillimin e një programi i cili siguron krijimin e një kornize funksionale të integruar për mbrojtën, shfrytëzimin e qëndrueshëm dhe shpërndarjen e resurseve ujore për konsumatorët në Kosovë. Ky program pritet të zhvillohet në tri faza në periudhën 2021-2031”, shtoi ai.

Lajmet

Dehari fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës

Published

on

By

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, para se të nis seanca e 38-të në përpjekje për konstituimin e Kuvendit, ka ftuar në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës.

“Para se të fillojmë, pas aktgjykimit të Kushtetueses, e shoh të nevojshme një konsultim paraprak”, tha Dehari.

Continue Reading

Lajmet

Limaj: Porosia e Gjykatës Kushtetuese është qartë

Published

on

By

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar sot aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ai theksoi se porosia kryesore e kësaj gjykate është se konstituimi i Kuvendit është një vendim i tërësisht politik dhe i përket forcave politike dhe deputetëve.

Limaj shtoi se Gjykata Kushtetuese nuk ka rolin për të ndërhyrë në ndërtimin apo bashkimin e marrëveshjeve politike ndërmjet subjekteve, duke theksuar se “nuk mundemi ne si Gjykatë me ardh dhe me ju zgjidh, me ju bashku e me ndërtu marrëveshje politike, sepse nuk është roli i Gjykatës”.

Ai përfundoi duke sqaruar se, sipas interpretimit të tij, porosia e Gjykatës Kushtetuese është shumë e qartë: zgjidhja për konstituimin e Kuvendit duhet të vijë përmes dialogut dhe marrëveshjeve politike ndërmjet forcave dhe deputetëve, duke lënë jashtë ndërhyrjen e institucioneve gjyqësore në këtë proces.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Duhet zgjidhje para seancës, nëse vazhdojmë me të vjetrën kot na thirr Kurti në takim

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje para mbajtjes së seancës së Kuvendit, duke paralajmëruar rrezikun e përsëritjes së situatave të kaluara.

Ai tha se AAK është e gatshme të japë votat për ta zgjidhur çështjen e kandidaturës, por shtoi se vazhdimi i seancës siç ka qenë më parë, pas vendimit të gjykatës, nuk do të ketë kuptim.

“Është mirë të gjejmë zgjidhje para seancës, nëse vazhdojmë hyjmë në ciklin e pafund. Situata është e lidhur se a dojnë me vazhdu sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nëse dakordohemi për kandidaturën, ne sot votojmë, 6 vota të Aleancës sot e kryejnë punën. Rreziku më i madh sot që shiheni një situatë, seanca është thirrur për sot pas vendimit të gjykatës, imagjinoni me hy në seancë me të vjetrën. E kuptoj lojën me ftesa, shkresa dhe takime dhe me tregu që je i mirë në popull, por si do të veprohet në këtë seancë, nëse vazhdon njëjtë seanca edhe pas vendimit të gjykatës, kot e ka ftuar takimin nesër”, deklaroi Haradinaj.

Continue Reading

Lajmet

“Mos folni për zgjedhje, kur s’ofroni zgjidhje”, shoqëria civile rikthehet me protestë para Kuvendit

Published

on

By

Para fillimit të seancës së 38-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, organizatat e shoqërisë civile organizuan sërish një performancë simbolike për të shprehur pakënaqësinë ndaj bllokimit të konstituimit të institucioneve.

“Boll!”, “Mos folni për zgjedhje, kur s’ofroni zgjidhje, “Konkurs për deputetë të rinj”, “Institucionet nuk janë për pazare”, ishin vetëm disa nga parullat që u panë në këtë protestë simbolike.

Që nga përfundimi i zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke hyrë sot në përpjekjen e 38-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar institucionet e reja.

Continue Reading

Të kërkuara